Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: UĒK zanafilla
25.04.96 RILINDJA
REAGIMET SERBE: KĖRKOHEN MASA SPECIALE NĖ KOSOVĖ!
Shtypi serb fajėson partitė politike shqiptare pėr rastet qė ndodhėn kėto ditė nė Kosovė.
Vrasjes sė pesė qytetarėve e policėve serbė dhe plagosjes sė pesė tė tjerėve nė Deēan, Pejė, Mitrovicė e Shtime, mė sė shumti i jep hapėsirė gazeta serbe qė botohet nė Prishtinė Jedinstvo. Shihet se gazetat e tjera tė pėrditshme serbe, si dhe Radiotelevizioni shtetėror serb, informojnė kryesisht nė mėnyrė tė matur.
Nė kėto njoftime thuhet se u vranė Stana Radusinoviq (48), punėtore nė kafenenė Ēakorr, refugjate nga Shqipėria, Gjorgje Dragiq nga Panēeva (Vojvodinė) Bllagoje Okuliq nga Boleqi, qė tė dy punėtorė tė Unikopit nga Prishtina. Nė Shtime u vra polici Milenko Buēiq (24) nga Brusa (Serbi), nė Mitrovicė u vra Dragana Neshiq (19) nga Prishtina, kurse u plagosėn Branko Babiq, punėtor i Unikopit, policėt Zoran Dashiq (26) nga Gorazhdevci i Pejės dhe Safet Koēan (26) nga Peja, shoferi i veturės sė policisė Slobodan Duqiq (38) nga Suhareka.
Deri tash kanė reaguar degėt e Partisė Socialiste tė Serbisė, Partia e ekstremistit Arkan, e ashtuquajtura Parti e Unitetit Serb dhe Partia e Rimėkėmbjes Serbe.
Nė reagimin e Kėshillit tė Partisė Socialite tė Serbisė pėr Kosovėn, pėrgjegjėsia pėr kėto vrasje u hidhet terroristėve shqiptarė. Nė kumtesėn e kėsaj partie thuhet se deri tash terroristėt shqiptarė i kanė sulmuar kryesisht pjesėtarėt e ministrisė sė punėve tė brendshme tė Serbisė dhe pjesėtarėt e ushtrisė, ndėrsa tash po i sulmojnė civilėt, duke e ngarkuar kėshtu situatėn . Sulmet mė tė reja tė armatosura vėrtetojnė se lėvizja separatiste shqiptare po i kthehet terrorizmit si mjet tė luftės, ēka mund tė pėrjashtojė
zgjidhjen paqėsore tė problemit ekzistues nė Kosovė, thuhet nė kumtesė. Nė fund tė kėsaj kėrkohet nga organet kompetente qė sa mė parė tė zbulojnė ekzekutuesit e kėtyre krimeve tė shėmtuara dhe nxitėsit e tyre.
Ndėrsa nė kumtesėn e Partisė sė Unitetit Serb, thuhet se kjo parti nuk do tė lejojė vrasjen e njerėzve tė pafajshėm serbė ose shqiptarė nga ana e terroristėve tė ēmendur shqiptarė. Kjo parti i bėn apel pushtetit serb qė menjėherė dhe tash tia presė rrugėn terrorizmit shqiptar, madje edhe nėse kjo do tė thotė aplikim i masave speciale nga ana e organeve tė rendit dhe ligjit.
Nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i Partisė sė Rimė-kėmbjes Serbe (SPO), Ivan Kovaēeviq deklaroi se vrasja e dy serbėve nė Deēan dhe vrasja e pardjeshme e njė studenti shqiptar nė Prishtinė, tėrheq vėrejtjen se Kosova po bėhet vatėr e re e rrezikshme e konflikteve Duke i gjykuar kėto akte tė terrorizmit dhe tė ēmendurisė, me tė cilat serbėt dhe shqiptarėt futen nė fatkeqėsinė e pėrmasave tė mėdha, ai nėnvizoi se pėr Kosovėn ska zgjidhje pa bisedime urgjente me pėrfaqėsusit e shqiptarėve lidhur me kėto ēėshtje, duke respektuar plotėsisht normat dhe standardet ndėrkombėtare, theksoi zėdhėnėsi i kėsaj partie.
Nė njė kumtesė tė Jedinstvos bėhet pėrpjekje qė pėrgjegjėsia pėr rastet tragjike tė ditėve tė fundit tu lihet partive politike shqiptare nė Kosovė. Duke cituar pjesė nga letra qė disa parti politike ia dėrguan kryetares sė Kėshillit tė Ministrave tė Bashkėsisė Evropiane, zonjės Suzana Anjeli, nė kėtė koment tė gazetės serbe bėhet pėrpjekje tė gjenden kinse dėshmitė e paralajmėrimit pėr ngjarjet qė ndodhėn ditėve tė fundit. Kėrcėnimet qė iu bėnė paqes me deklaratat nė fund tė javės sė kaluar, u vėrtetuan nė mėnyrė tė vrazhd, parmbrėmė, me sulmet e sinjalizuara terroriste tė separatistėve shqiptarė nė shumė vende tė Kosovės, thotė komentatori i kėsaj gazete dhe shton se ekstremistėt shqiptarė do tė duhej ta dinin se terrorizmi nuk pėrkrahet nga forcat e paqes dhe se pėrmes terrorizmit nuk mund tė realizohen kurrfarė qėllimesh tė ndyta. (QIK)
26.04.96 RILINDJA
NĖ BEOGRAD VAZHDOJNĖ REAGIMET NDAJ NGJARJEVE TĖ FUNDIT NĖ KOSOVĖ
Beograd, 25 prill
Ngjarjet e fundit nė Kosovė po ndiqen me mjaft interesim nė Serbi. Disa analistė tė kėtushėm, si dhe shtypi i pavarur i Beogradit tėrheqin vėrejtjen se situata nė Kosovė ėshtė tejet e tendosur. Ata konsiderojnė se tė dy palėt (si ajo serbe, ashtu edhe ajo shqiptare) duhet tė bėjnė pėrpjekje maksimale pėr ta qetėsuar gjendjen dhe tė pushojnė sė akuzuari njėra-tjetrėn pėr vrasjet qė ndodhėn. Nė tė kundėrtėn, nėse akuzat vazhdojnė dhe situata acarohet, ekziston rreziku nga shpėrthimi i njė konflikti tė madh ndėrnacional, siē ishte ai nė Bosnjė.
Ndėrkohė qė mjetet e pavaruara tė informacionit Radio B 92, Nasha Borba) i kushtojnė mjaft publicitet situatės aktuale nė Kosovė, mediat shtetėrore nuk merren shumė me kėtė problematikė. Po ashtu, ndaj ngjarjeve tė fundit nė Kosovė nuk reagoi ende asnjė pėrfaqėsues i Beogradit zyrtar, apo ndonjė organ i lartė i pushtetit serb ose i Jugosllavisė sė vetėshpallur. Nė njė kumtesė tė shkurtėr, ku dėnohen kėto ngjarje, reagoi vetėm Kėshilli pėr koordinimin e aktivitetit tė Partisė Socialiste serbe nė Kosovė.
Ndėrkohė, e pėrditshmja e Beogradit Dnevni Telegraf njofton sot jozyrtarisht se Qėllimi i aksionit tė paradokohshėm nė Kosovė ishte qė tė vriten dhjetė e jo pesė serbė, Nė tė ardhmen shqiptarėt nuk do tė durojnė mė terrorin serb dhe se pėr ēdo shqiptar tė vrarė do tė vriten dhjetė serbė, shkruan raporti i kėsaj gazete nga Prishtina, duke cituar, siē thotė, shqiptarėt tė cilėt tubohen ēdo ditė nė vendin ku para disa ditėsh u vra studenti Armend Daci. Sipas tė pėrditshmes Dnevni Telegraf fjala ėshtė pėr hakmarrje dhe meqė prindėrit e studentit tė ndjerė Daci janė nga Deēani, aty kishte mė sė shumti viktima. Mirėpo, kėto informata nuk u konfirmuan zyrtarisht, shkruan kjo gazetė.
Nė Beograd vazhdojnė edhe reagimet e para tė pėrfaqėsuesve tė partive politike tė kėtushme. Kėshtu, lideri i Lėvizjes pėr Ripėrtėritjen Serbe, Vuk Drashkoviq, nė tekstin e tij tė botuar sot nė tė pėrditshmen Nasha Borba shpreh mendimin se Zjarri nė Kosovė i konvenon mu tani si Rugovės, ashtu edhe Millosheviqit. Sipas fjalėve tė tij, Rugova ėshtė i frikėsuar pėr shkak tė lodhjes sė botės, e cila merret me tmerret e luftės nė Bosnjė dhe ai bėn orvatje, qė duke shkaktuar kaos, problemi i Kosovės tė gjendet nė qendėr tė vėmendjės sė komunitetit ndėrkombėtar para largimit tė IFORit nga Bosnja. Drashkoviqi konsideron se Rugova ka frikė edhe nga lodhja politike e shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt gjithnjė e mė shumė po e kuptojnė se insistimi i tij ekstrem pėr shkėputje ēon nė qorrsokak. Nė anėn tjetėr, shkruan mė tej Drashkoviq, Millosheviqi ka frikė nga paraqitjet e pėrbashkėta tė Lėvizjes pėr Ripėrtėritjen Serbe, Partisė Demokratike dhe Aleancės Qytetare. Nė njė situatė e cila ėshtė e pavolitshme pėr Millosheviqin, dhe ku ai ka hapur fronte tė reja (konflikti i serishėm me Amerikėn, lufta kundėr Fondit Monetar Ndėrkombėtar, angazhimi pėr shkarkimin e guvernatorit Avramoviq dhe kryeministrit tė Malit tė Zi Gjukanoviq) presidenti serb po e pėrdor taktikėn e tij tė vjetėr qė problemet tizgjidh duke krijuar probleme tjera edhe mė tė mėdha. Me ndezjen e Kosovės nė prak tė zgjedhjeve, ai mendon se tė gjitha frontet e tjera tė tij do tė jenė nė plan tė dytė dhe se ai do tė ketė sėrish imazhin e luftėtarit nacional, theksoi Drashkoviq. Ai shpreh frikėn nga shpėrthimi i konfliktit, dhe thotė se zgjidhja e vetme reale ėshtė dialogu urgjent midis serbėve dhe shqiptarėve.
Kryetari i Partisė Demo-kratike tė Serbisė Voisllav Koshtunica deklaroi se nė vend tė dialogut, nė Kosovė filloi dhuna. Fjala ėshtė pėr akte terroriste, por terrorizmi shpėrthen atje ku problemet nuk zgjidhen shton ai. Zoti Koshtunica pėrkujton se nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė BE u konkludua se ėshtė i nevojshėm dialogu midis Prishtinės e Beogradit. Po hyjmė nė njė fazė, ku mund tė shkallėzohet dhuna nė Kosovė, tha sekretarja e pėrgjithshme e Partisė Demo-kratike Liljana Lluēiq. Edhe ajo angazhohet pėr bisedime urgjente me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės. Ndėrkaq, duke folur pėr ngjarjet e fundit nė Kosovė, zėdhėnėsi i JUL-it Aleksandėr Vulin shpreh mendimin se fjala ėshtė pėr formėn mė brutale tė separatizmit. Ai shton se kėtu nuk duhet pėrjashtuar as pjesėmarrjen e faktorit tė huaj.
(A. Berisha)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|