Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga emine
gjini, menimi yt per eminen ne kete rast eshte shume irrelevant, bile bile as qe eshte kerkuar nga ti apo dikush tjeter ketu.
Interesi Amerikan, ne rastin konkret nuk ka te bej me interes ekonomik por me interes gjeografiko-ushtarako-politik. Qellimi Amerikan ne keto treva dhe per rreth eshte ,bllokimi i daljes Ruse ne mesdhe dhe lidhjen fizike te Rusise me shtetet arabike aleate te saj.
Po ta egzaminoj me pake fjale: shihe detin Adriatik, tani me i dominuar plotesisht nga vendet anetare te NATO-s, dhe nese vazhdon me tutje do ta shohesh qe ngushticen e Bosforit e kontrollon NATO (nga dy shtete anetare te saj e historikisht armiq shekullore te perbetuar ne mes vete, Greqia dhe Turqia). Vazhdo me tutje duke pasur parasysh harten dhe shihe Detin e Zi duke mos harru mega floten Ukrainase.
Ne kete aspekt duhet te shohesh edhe lufterat ne Kuakaz (Gjeorgji, Armeni etj), aty nuk behen luftera vetem e vetem per teritor, por ai teritor eshte nje pike strategjike qe ka per qellim mbylljen e ketij rrethi rreth Mediteranit.
Kete rreth e permbyllin shtetet pro Amerikane si Uzbekistani, Turkmenistani, Pakistani si dhe qeveria e Avganistanit. Ndoshta kjo edhe ta sqaron sadopake luften ne Avganistan, pra permyllja e ketij rrethi.
Tani mbetet Irani i cili definitivesht eshte shkeputur fizikisht nga shtetet tjera arabe e te cilat jane pro Ruse, i rrethuar me Turqine, Irakun, Arabine Saudite, Oman.
Pra mesdheu i cili ka vlere te madhe ushtarako-strategjike eshte per momentin nen kontrollin e plote te Amerikes (NATO), dhe shtetet arabe nga te cilat Amerika edhe mund te kete perfitime ekonomiko-materiale, jane te ndara mes veti.
Ne kete aspekt duhet te shihen edhe levizjet anti qeveritare dhe "revolucionet"e vonuara te tyre, ne shumicen e shteteve arabe e qe kan per qellim perforcimin e qeverive pro-perendimore me qellim te perfocimit te pozicionit perendimore ne kete rajon dhe zvogelimin e lidhjeve ekonomiko-ushtarako-politike te shteteve Afrikane me Rusine.
Me nje fjale, cilido shtet sado i vogel qe te eshte, qofte ai edhe mali i Zi me 600 000 banore (por me dalje ne Adriatik), e qe e perforcon poziten ushtaraek te NATO-s eshte interes .Amerikan dhe interesi perendimit.
Per ne fund te them edhe kete: Amerika si super fuqia me e madhe ekonomiko-ushtarake e kesaj kohe, nuk ka miq dhe armiq te perjetshem, Amerika ka miq dhe armiq vetem sipas nevojes se vet.
Me nderime, emine
|
Serbia ka mujte me u lidhe me Ameriken, me BE-ne edhe me NATO-n pa ia nda hiq Kosoven.
Edhe serbia ka mujte me i thane Amerikes "po ta leshoj Bondsteel-in edhe Kragujevcin edhe Trepcen edhe KEK-un e posten etj" veq mos me ia nda Kosoven, sepse ashtu se ashtu te humbura i ka.
Ceshtja shqiptare, me theks te vecante Kosova, per Ameriken eshte 100 perqind ceshtje e humanizmit edhe e idealit te lirise.
A besoni qe ne kete bote ekziston humanizmi dhe ideali i lirise?
Edhe per me besu edhe per me u binde i kemi te gjitha faktet para syve. E kemi lirine. E kemi shtetin tone te pavarur.
Edhe a din cka? Mos me qene Amerika ne Kosove, na prap e humbim lirine edhe shtetin.
Nje shembull, shteti i Izraelit, gjendet ne midis te armiqve te cilet jane te gatshem me e zhduke nga dheu. Me e zhduke veq qe nuk jane musliman.
Populli hebre, eshte populli ma i vuajtur e ma se shumti qe ju kane ba padrejtesi ne kete bote. Per qata e mbron Amerika. Se edhe ata kane te drejte me ekzistu. E arabet po thone qe izraeli nuk duhet me ekzistu hiq mbi kete dhe.
Qaq, disa gjera jane shume ma te thjeshta sesa qe na kemi qef me i kompliku.