Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-07-11, 09:57   #81
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

me logosin, i cili rregullon dhe udhėheq botėn dhe vetė gjendet brenda nė botė. Logos ndikon nė
ēdo pikė tė botės, ai ka punuar nė brendėsi tė ēdo pjese tė botės. Kėshtu qė shpirtėrat individualė janė pjesė tė logosit, shpirtit tė botės. Pasi njeriu vdes shpirti kthehet te tėrėsia. Zoti qė
i rregullon ngjarjet nė botė, gjithashtu ėshtė brenda nė botė. Herakliti me kėtė mendim tė tij
mbron njė mendim panteist dhe monoteist.
5
Ndėrkaq, sipas Parmenidit, kjo botė dhe zoti janė
njė, janė tė njėjtė. Ai ėshtė vetė ekzitenca.
Njėri prej kundėrshtarėve tė fesė tradicionale greke ėshtė Anaksagora. Ai thotė se zotat qė
adhurohen nuk janė gjė tjetėr nė thelb, veēse janė grumbuj gurėzish. Pėr kėtė dhe ėshtė
fajėsuar si mosrespektues i zotave dhe ėshtė syrgjynosur prej shtetit tė tij.
6
2. Feja romake
Literatura: H. J. Schoeps, Religionen, f. 156-164; H. von Glasenapp, Die Nichtchristlichen
Religionen, f. 158-168; F. Heiler, Die Religionen Menschheit, f. 484-500.
Feja e romakėve ėshtė zhvilluar prej njė pėrzierje tė elementeve tė kultit tė shteteve tė
ndryshme, tė cilat i kanė patur nėn sundim. Parimet themelore tė tyre, nė ceremonitė fetare dhe
nė kult, i kanė mbrojtur duke filluar prej periudhės perandorake. Nė gadishullin italian, qė nė
periudhat e vjetra kanė banuar popuj indu-xhermenė dhe latinė dhe janė marrė me bujqėsi. Po
ashtu nė kėtė gadishull kanė banuar edhe etruskėt, pėr tė cilėt mendohet se kanė ardhur prej
Anadolli nė Italinė e Mesme dhe gjuha e tyre sot ėshtė njė gjė e pazbėrthyer.
Feja e etruskėve ka ndihmuar shumė nė zhvillimin e fesė romake. Sidomos kjo kuptohet prej
besimit nė botėn e ardhshme dhe kultit shumė tė zhvilluar dhe ėshtė prej metropolėve (qytete tė
vdekurish) tė stolisura me vizatime nėpėr mure dhe me varreza momentalisht tė mbrojtura.
Gjithashtu, sipas etruskėve besohej se, prej vėzhgimit tė fluturimit tė shpezėve, prej studimit tė
mushkėrive tė zeza dhe zorrėve tė kafshėve kurban, mund tė kuptohet dėshira e zotit dhe
ardhmėria.
Kurse popujt, si latinėt dhe sabinėt, nė pėrgjithėsi banonin nė qytete. Qyteti mė i njohur nga kėta
ishte Roma. Ēdo popull kishte kultin e vet special dhe kulti mė i rėndėsishėm ishte ai i Jupiter
Latiarisit. Pasi qė qyteti i Romės e mori autoritetin politik prej latinėve (deri nė shek. IV para e.s.),
kulti i Jupiterit ėshtė zhvilluar dhe ėshtė festuar me ceremoni madhėshtore. Njėri prej zotave tė rėndėsishėm ėshtė edhe zoti i hėnės, Diana. Ai adhurohet nga ana e tė gjithė latinėve. Vendi mė i
njohur i kultit i tij ėshtė njė zabel nė njė skaj tė detit (liqenit) Nemi nė Arixhia. Kulti i tij ka vazhduar
edhe nė periudhėn e perandorisė.
Feja e vjetėr e Romės ėshtė njė model i fesė popullore, i ndėrtuar mbi kultin familjar dhe
shtetėror. Pėr kėtė arsye romakėt nuk llogariten krijues tė fesė sė tyre speciale. Nevojat fetare i
plotėsojnė nga besimet e tjera. Nėse kėtu haset nė elemente tė huaja fetare, nga kjo shihet se
feja romake ka tre rryma kryesore, tė cilat janė: nė shek. VIII para e.s. etruskėt, nė shek. VI para
e.s. grekėt dhe nė shek. III para e.s. valėt helenistike-lindore. Vetėm se, pėrzierja e kėtyre feve,
qė nė fillim tė fesė romake, ka filluar me bashkimin e elementeve etruskė dhe latinė dhe kėshtu
ėshtė krijuar feja, e cila quhet “Feja e vjetėr e Romės”.
a. Bota e zotave tė Romės
Sipas njoftımeve tė vitit 753 para e.s. tė arritura deri nė kohėn tonė, triniteti mė i lartė dhe
mė i vjetėr i qytetit tė vjetėr tė Romės, qytet ky i themeluar nga ana e dy vėllezėrve binjakė,
Romulus dhe Romus, pėrbėhej prej Jupiterit, Marsit dhe Quirinusit. Ēdo njėri nga kėto zota po-
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė