Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: UĒK zanafilla
MOS U BĖFSH ME TĖ KAJT SERBIA
Tradhtarėt gjithmonė na i kanė qarė tė huajt, okupatorėt. Edhe me Ejupin ndodhi kėshtu. Ai u varros nga serbėt, me nderimet mė tė larta qė mund ti bėhen njė tradhtari.
Te varri i agjentit Ejup Bajgora, mbajti fjalim gazda i tij, Millan Lakoviq, komandant i Qendrės sė Sigurimit Shtetėror nė Prishtinė. Shėrbėtorin e tij ai e quajti disa herė tė ndershėm, duke ia lavdėruar punėn e palodhur qė e bėri kundėr popullit shqiptar pėr interesa tė okupatorit. Mos u pėrkulni para ekstremistėve dhe terrorizmit, ai nuk do tė kalojė pa u dėnuar. Jeta e Ejupit pati qėllimin e tij dhe ne atė qėllim do ta ēojmė nė vend - i dha zemėr vehtes dhe policėve tjerė prezentė udbashi Lakoviq.
Ndėrsa populli do tė dijė ti japė pėrgjigjen e merituar ashtu si Bajgorėve, edhe Lakoviqėve dhe gjithė skotės sė tyre tė zezė.
ZĖRI I KOSOVĖS 5 SHTATOR 1996/NR.29
Teksti orgjinal i Komunikatės sė ardhur nė faksin e Redaksisė sonė:
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės
KOMUNIKATĖ Nr. 24
Njėsitėt e armatosura guerile, qė veprojnė nė kuadėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me urdhėr tė Shtabit Qendror kryen dy sulme tė armatosura kundėr policisė okupatore. Sulmi i parė u bė me bomba kundėr stacionit tė policisė nė Ēellopek tė Pejės, ndėrsa i dyti nė fshatin Lupē i Poshtėm tė Podujevės, me ērast u bė atentat kundėr kriminelit kolaboracionist Ejup Bajgora (oficer i Sigurimit Shtetėror tė Serbisė), i cili me veprimet e veta antishqiptare ka shumė kohė qė e kishte mbushur kupėn.
Ne ua kemi bėrė me dije tė gjitha qarqeve kombėtare e ndėrkombėtare, se jemi tė vendosur qė luftėn tonė ta ēojmė deri nė fund, pra deri nė fitoren e plotė, qė nėnkupton ēlirimin e trojeve tona nga okupatori.
Ne nuk kemi qenė dhe as qė jemi kundėr bisedimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, por nuk do ta lejojmė askend qė me trojet shqiptare tė bėjė pazar nė kundėrshtim me kėrkesat e popullit shqiptar tė deklaruar me Referendum.
Kushti pėr ndėrprerjen e veprimeve tona ėshtė qė, okupatorėt tė tėrhiqen nga trojet tona, nė tė kundėrtėn lufta e jonė do tė marrė pėrmasa edhe mė tė mėdha.
SHTABI QENDROR I USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS
Prishtinė, mė 30.08.1996
ZĖRI I KOSOVĖS N4.30 12.09.1996
KOMUNIKATĖ
Mė 1 shtator 1996 Rugova nėnshkroi dogovorin (marrėveshjen) me Millosheviēin pėr
pėrmirėsimin e kushteve tė arsimit nė Kosovė. Tashmė ėshtė e ditur nga shumė qendra tė vendosjes se jo vetėm pėr arsimin, por edhe pėr ēėshtje tė tjera tė pjesėshme e lokale (shėndetėsi, kulturė, informim, gjyqėsi, polici lokale, parlament e qeveri lokale, etj.) tė Kosovės nėn Serbi dhe nėn Jugosllavi do tė nėnshkruhen dogovor-e tė ngjashme. Ky pėrmirėsim i kushteve nė robėri do tė jetė shpėrblim pėr politikėn disfatiste e vasaliste tė liderėve tė LDK-sė rreth Rugovės. Subjektet ndėrkombėtare do tia heqin si shpėrblim murin e jashtėm tė saksioneve Serbisė dhe do tia rinjohin tė drejtėn e ripushtimit mbi Kosovėn.
Dogovor-i i shtatorit dhe dogovor-et tjera tė ngjashme qė Rugova ka ndėrmend ti nėnshkruajė, po bėhen me qėllim, siē po dezinformohet, tė ikjes nga shpėrthimi i hapur i konfliktit. Pas veprimeve tė armatosura ēlirimtare tė atdhetarėve shqiptarė nė Kosovė, qė prishėn planet e tilla tė deridjeshme, Rugova dhe padronėt e tij hodhėn nė lojė kėtė dogovor pėr tė mashtruar popullin dhe pėr ta mbytur jehonėn e veprimeve tė
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe forcave politike qė e pėrkrahin atė nė zhurmėn e propagandės dezinformuese. Por ata qė kanė menduar se me kėso dogovorėsh do tė arrijnė qė ta shuajnė zjarrin e luftės ēlirimtare nė Kosovė kanė gabuar rėndė! Pse? Sepse dogovore tė tilla bėhen jo pėr ndėrprerjen e luftimeve me ata qė e kanė nė dorė ndėrprerjen e tyre, por me Rugovėn qė nuk ka kurrfarė ndikimi te forcat kombėtare ēlirimtare. Me kėto pėrpjekje pėr tė mashtruar popullin tonė, konflikti vetėm do tė rritet.
Gjaku i derdhur pėr pavarėsinė e Kosovės dhe Referendumi Popullor u bėnė jo pėr pėrmirėsimin e kushteve nėn robėri por pėr pavarėsinė kombėtare. Andaj, Lėvizja Popullore e Kosovės thėrret tė gjitha forcat patriotike-ēlirimtare, qė janė pėrcaktuar pėr ēlirimin e njėmendėt tė Kosovės, ta dėnojnė kėtė dogovor dhe sė bashku tė luftojmė pėr ēlirimin e vendit.
Me dogovor-in e tillė Rugova, mė nė fund, po dėshmohet se ėshtė vazhdues i politikės kuislinge, qė aktualisht i shėrben qeverisė sė Beogradit, duke e ndihmuar ta zyrtarizojė me pak mund e nė mėnyrė perfide pushtimin e Kosovės.
Klika e Rugovės pėr kėtė dogovor gjithsesi do tė marrė dėnimin e popullit!
Qarqet ndėrkombėtare, tė cilat nė Londėr (nė vitin1992) sakrifikuan Kosovėn dhe ia rianeksuan atė Serbisė, tani po pėrpiqen, duke pėrkrahur politikėn paqėsore (kuislinge) tė Rugovės dhe argatėve tė tij, pėr ekzekutimin e atij vendimi. Por ato duhet ta dijnė se vullneti i popullit shqiptar ėshtė mbi ēfarėdolloj interesash tė tjera dhe ky vullnet nuk do tė mposhtet as me dhunė dhe as me demagogji (qoftė edhe me njė personazh gogol si Rugova)!
Lėvizja Popullore e Kosovės do tė pėrkrahė veprimtarinė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila shumė herė ka paralajmėruar se do ta vazhdojė luftėn ēlirimtare deri nė
ēlirimin e Kosovės.
Poshtė tradhėtia dhe tradhėtarėt!
Rrofshin forcat ēlirimtare!
Rroftė populli shqiptar!
LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS
Prishtinė, shtator 1996
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|