Edhe njė padi pėr sulm seksual
Njė shkrimtare franceze ka paraqitur ankesė juridike, me tė cilėn pretendon se politikani Dominik Shtraus Kan kishte tentuar ta dhunonte atė tre vjet mė parė.
Avokati i Tristan Banonit, Dejvid Koubi, tha se ia ka dorėzuar ankesėn e klientes sė tij 32-vjeēare prokurorėve nė Paris, tė cilėt tash do tė vendosin nėse ka bazė pėr tė nisur hetimet.
Banon pretendon se Shtraus Kan ishte pėrpjekur ta dhunonte atė derisa ajo po e intervistonte nė apartmentin e tij nė Paris, nė vitin 2003.
Nė muajin maj, Shtraus Kan, dha dorėheqje nga posti i shefit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr tu marrė me akuzat pėr sulm seksual tė kryer ndaj njė shėrbyeseje, nė njė hotel tė Nju Jorkut.
Avokatėt e Shtraus Kanit hedhin poshtė pretendimet e Tristan Banonit, duke i quajtur ato si imagjinare, ndėrkaq njoftojnė se ish-shefi i FMN-sė i ka udhėzuar ata qė tė ngrenė padi kundėr shkrimtares 32-vjeēare, Tristan Banon, pėr shpifje.
Avokati i Banonit, Dejvid Koubi, konfirmoi se incidenti pretendohet qė ka ndodhur kur ajo kishte shkuar ta intervistonte ish-ministrin e Financave nė apartamentin e tij nė Paris.
Mund tė konfirmoj udhėzimet qė i kam marrė nga klientja ime Tristan Banon. Ato janė jashtėzakonisht tė qarta dhe kanė tė bėjnė me paraqitjen e ankesės penale pėr tentim-dhunim kundėr zotit Dominik Shtraus Kan. Faktet datojnė nga fillimi i 2003-s. Faktet kanė tė bėjnė me njė dhunė ekstreme. Ankesa do ti dorėzohet prokurorit nė Tribunalin e Instancės sė Lartė nė Paris. Ajo qė mund tė them ėshtė se nėse ky rast nuk pėrfundon nė gjykatė, dhe nėse ky rast nuk dėgjohet nga njė juri popullore, siē ėshtė rregulli, atėherė do ta dimė se sistemi francez i drejtėsisė nuk ėshtė nė rregull, tha Koubi.
Banon pretendon se i ėshtė dashur tė luftojė kundėr Shtraus Kanit, kur ai kishte filluar ta zhvishte nė apartamentin e tij nė Paris.
Tristane Banon
Kur e kuptova se ai vėrtet dėshironte tė mė pėrdhunonte, nisa ta shqelmoj me ēizmet e mia, i ka thėnė Banon, tė pėrjavshmes franceze L'Express.
Unė isha e tmerruar, ka thėnė ajo.
Banon nuk e ka paraqitur rastin nė polici nė atė kohė, por ka thėnė se e kishte pėrmendur incidentin e pretenduar gjatė njė emisioni televiziv nė vitin 2007.
Nėna e Banonit, En Mansuret, tha se e kishte shkurajuar tė bijėn nga ngritja e padisė nė atė kohė. Tash, Mansuret thotė se i vjen keq pėr vendimin.
Akuzat pėr tentim-dhunim, sipas ligjit francez, mund tė ngrihen edhe 10 vjet pas kohės kur pretendohet se ka ndodhur krimi.
Shtraus-Kan ėshtė liruar nga arresti shtėpiak javėn e kaluar nė Nju Jork- ku nė njė rast tjetėr ėshtė pėrballur me akuzat pėr sulm seksual.
Prokurorėt nė Shtetet e Bashkuara, thanė tė premten, se ka pasur dyshime mbi kredibilitetin e shėrbyeses sė hotelit, e cila pretendon se zoti Shtraus-Kan e ka sulmuar seksualisht atė nė njėrėn nga dhomat e hotelit.
Dy ditė pas arrestit tė Strauss-Kahn, Banon deklaroi se Kan ishte pėrpjekur qė edhe atė ta sulmojė seksualisht gati njė dekadė mė parė.
Dobėsimi i rastit tė Shtraus Kanit, ka ēuar nė spekulime se ai mund ti kthehet politikės nė Francė.
Para arrestimit nė Nju Jork, Shtraus Kan- anėtar i Partisė Socialiste tė Francės- ishte konsideruar si shansi mė i mirė pėr tė fituar zgjedhjet presidenciale tė vitit 2012.
Megjithatė, zėdhėnėsi i partisė, Benoit Hamon, tha se ideja qė Shtraus Kan tė garojė tash pėr presidencė, ėshtė skenari mė i dobėt i mundshėm.
Po qe se Banon bėn ankesėn, do tė nisė njė hetim preliminar pėr tė pėrcaktuar nėse ka dėshmi tė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur akuzat kundėr Shtraus -Kanit.
Mund tė marrė kohė tė gjatė, para se tė vendoset nėse rasti duhet tė shkojė para njė gjykatėsi.
I njėjti proces aplikohet edhe nė ankesėn pėr shpifje kundėr Banonit.