Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-11, 12:38   #98
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

KATOLIKOCENTRIZMI DHE ISLAMOFOBISTĖT SHQIPTARĖ



Rexhep Elezaj

FUSHATĖ E (PA)PARAMENDUAR ANTIISLAME ME

PASOJA TĖ RĖNDA PĖR TOLERANCĖN FETARE..!





Asnjė shqiptar i besimit islam nuk e urren Fenė e krishterė tė ritit katolik apo ortodoks, qoftė pėr faktin se nuk i takon kėsaj feje, qoftė pėr ndonjė motiv tjetėr. Pra nuk mund tė gjendet asnjė shqiptar i besimit islam qė urren vėllain e tij pėr shkak se ai i takon njė besimi tjetėr, sepse ėshtė e mirėnjohur toleranca e besimtarėve shumicė islam shqiptarė ndaj besimtarėve pakicė katolik shqiptar, por edhe respekti i tyre shumė i madh ndaj Krishterimit si religjion qiellor monoteist.



Shqiptarėt si njėri ndėr popujt mė tė lashtė nė Ballkan nuk kanė poseduar kurrė ndjenja tė racizmit ndaj popujve tjerė, e po ashtu nuk kanė qenė as racistė nė aspektin fetar ndaj besimeve dhe religjioneve tjera. Kėtė kulturė tė lartė nė sjelljet e tyre ndaj tė tjerėve shqiptarėt e besimit islam e kanė dėshmuar nė vepėr gjatė tėrė shekujve, posaēėrisht ndaj fesė sė vėllezėrve tė tyre katolik dhe ortodoks kanė ushqyer respekt tė veēantė. Se ėshtė kėshtu flasin me qindra fakte dhe argumente nga jeta dhe praktika e pėrditshme midis tyre tė cilat nuk ka nevojė tė pėrmenden veē e veē nė kėtė shkrim, edhe pse pėr shumė islamofobistė shqiptarė tė cilėt nuk marrin gjė vesh nė ēėshtjet e besimit dhe tė feve monoteiste sqarimet do tė ishin tė mirė se ardhura, mbase dhe tė domosdoshme qė ta kuptojnė tė vėrtetėn mbi Islamin.

Prandaj, pas gjithė propagandės antiislame qė ėshtė bėrė gjatė15 viteve tė fundit nė hapėsirat etnike shqiptare, sidomos nė Kosovė dhe Shqipėri me qėllim tė ndėrrimit tė baraspeshės fetare, tani mė nuk ka asnjė dilemė se fushata kundėr Fesė islame e filluar menjėherė pas viteve tė demokracisė me1990 ka hyrė nė fazėn mė dinamike tė saj, tė cilėn po e udhėheqin, pranė disa klerikėve katolikė, edhe shumė intelektualė islamofobistė shqiptarė nė mėnyrė tejet tė pakulturuar para gjithė opinionit kombėtar dhe ndėrkombėtar. Kur themi tė pakulturuar fjalėn e kemi pėr gjuhėn shumė agresive dhe ofenduese me tė cilėn aniislamistėt po iu drejtohen besimtarėve islamė shqiptarė qė ta ndėrrojnė fenė dhe tė kalojnė nė katolicizėm, duke ua lėnduar rėndė ndjenjat e tyre fetare, kur dihet se besimi nė Zot ėshtė ēėshtje dhe e drejtė personale e secilit njeri nė kėtė botė. Pra, hovi i propagandės antiislame, gjegjėsisht ashpėrsia tė cilėn po e pėrdorin katolikocentristėt nė luftėn e tyre tė “shenjėt” kundėr Fesė islame, tė cilės i janė bashkangjitur edhe njė numėr jo i vogėl i studentėve katolikė shqiptarė nė Kosovė dhe Shqipėri, tė ēon pashmangshėm nė konstatimin se e gjithė kjo po bėhet nė mėnyrė tė koordinuar mirė me faktorin kohė dhe vend. Sepse kjo bujė kaq e madhe qė po bėhet kundėr Fesė islame tek shqiptarėt nuk mund tė jetė kurrsesi e rastėsishme, mbase e planifikuar shumė mirė edhe nga qendra tė caktuara politike dhe fetare jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim ėshtė shumė e qartė se nė fushatėn antiislame janė kyēur si dhe janė futur nė pėrdorim gati tė gjitha metodat e lejuara dhe tė pa lejuara morale dhe politike, me qėllim pėr ta krijuar klimėn sa mė tė volitshme pėr tė ndėrmarrė rikonkuistė tė re ndaj myslimanėve shqiptarė nė Kosovė dhe Shqipėri, pra pėr rikonvertimin e tyre me dhunė nė fenė e krishterė tė ritit katolik. Ngase, gjithnjė sipas skenarėve tė tyre tė pėrgatitura mirė, del se tani ėshtė koha mė e volitshme si dhe rrethanat mė tė pėrshtatshme qė t’i ndėrmarrin hapat vendimtarė pėr kėthyerjen e shqiptarėve mysliman nė katolik.

__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė