Diskutohet mbyllja e ICO-s pa e kryer punėn
Shtetet mike tė Kosovės kanė nisur tė shfaqin mospajtime rreth asaj se si duhet ecur pėrpara nė mbikėqyrjen e pavarėsisė.
Derisa takimi i Grupit Drejtues Ndėrkombėtar, qė do tė mbahet tė martėn nė Prishtinė, shpresohet se do tė rezultojė me gjetjen e njė formule tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen e Zyrės Civile Ndėrkombėtare dhe zbatimit tė mandatit qė ajo ka nga Pakoja e Ahtisaarit si mbikėqyrėse e pavarėsisė, dallimet esenciale mes shteteve tė ndryshme tė GDN-sė kanė tė bėjnė me pėrmbylljen e mandatit dhe financimin e ICO-s, shkruan Koha Ditore.
Derisa njė grup shtetesh duket qartė se tashmė kanė preferenca qė ICO-ja tė mbyllet sa mė parė-deri nė fund tė kėtij viti apo nė mars 2012, me pretendimin se nuk ka mė punė pėr ICO-n, disa shtete tjera janė tė mendimit se derisa synim duhet tė jetė mbyllja e ICO-s, njė gjė e tillė nuk duhet bėrė pa i kryer disa prej punėve tė mbetura- para sė gjithash decentralizimi nė veri, qė shihet si ēelėsi i fillimit tė integrimit tė kėsaj pjese problematike tė Kosovės.
Ndėrkohė, tė gjithė duket se e kanė problem ēėshtjen e financimit tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare, e cila pėrkundur faktit se tashmė ka reduktuar misionin janė mbyllur tė gjitha zyrat rajonale, pėrveē asaj nė Mitrovicė, edhe mė tutje paraqet barrė financiare qė edhe pėr disa vende nuk duket edhe aq e arsyeshme, sidomos duke marrė parasysh efektet e misionit.