Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-11, 17:41   #96
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

I pėrgjigjet EULEX-it, imuniteti s’hiqet me rezolutė





Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, i ka drejtuar njė letėr misionit evropian pėr sundimin e ligjit, EULEX, ku i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sė kėtij misioni nė lidhje me fillimin e procedurave pėr heqjen e imunitetit tė disa deputetėve, ndaj tė cilėve po zhvillohen hetime.

Pėrmes kėsaj letre, Krasniqi i ka thėnė shefit tė EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, se nuk ėshtė pėrgjegjėsi e Kuvendit qė tė merret me ēėshtjen e imunitetit. Andaj, ai i ka sugjeruar EULEX-it qė, bazuar nė Kushtetutėn e Kosovės, Qeveria vetė mund tė kėrkojė nga Gjykata Kushtetuese interpretim pėr imunitetin e deputetit.

“Nė rastin konkret, do tė ishte normale qė Qeveria, e cila ka shprehur interes pėr njė rezolutė tė tillė, ta paraqesė kėtė iniciativė nė Kuvend dhe Kryesia e Kuvendit do ta trajtojė atė sipas rregullores sė Kuvendit”, thuhet letrėn e Krasniqit.

Nė kėtė letėr, Krasniqi ka theksuar se nuk ka nevojė tė miratohet njė rezolutė nė Kuvend, kur Qeveria me Kushtetutė i ka tė pėrcaktuara tė drejtat e saj nė kėtė drejtim.

“Ėshtė shqetėsuese tė vėrejmė qė Qeveria kėrkon njė akt jodetyrues si rezoluta qė tė ushtrojė njė funksion tė saj kushtetues. Nėse do tė ishte nevoja e njė rezolute tė Kuvendit pėr ta vėnė nė lėvizje Qeverinė, qė kjo e fundit ta vėrė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese, Kushtetuta do ta kishte pėrcaktuar njė gjė tė tillė. Pėr mendimin tonė, njė rezolutė e tillė do tė ishte nė vetvete njė akt antikushtetues, sepse do tė shkelte tė drejtėn e Qeverisė pėr ta pėrdorur paragrafin 10 tė nenit 93 nė lirinė dhe diskrecionin e saj tė plotė”, thuhet nė letrėn e Krasniqit.

Kjo letėr ka marrė mbėshtetjen e Kryesisė sė Kuvendit, pėrveē lėvizjes Vetėvendosje, e cila ka vlerėsuar se nuk ka nevojė t’i njihet EULEX-it kjo e drejtė qė e ka kėrkuar. Ndėrkohė, kryeministri, Hashim Thaēi nuk ka dashur ta komentojė kėrkesėn e EULEX-it lidhur me shqyrtimin e imunitetit tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, tė cilėt janė nėn hetime. Ai ka thėnė se ende nė zyrėn e tij nuk ka shkuar ndonjė dokument zyrtar pėr kėtė ēėshtje, prandaj nuk dėshiron tė komentojė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė