Mbikėqyrjes po i vije fundi
Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka shtruar njė drekė pune pėr ambasadorėt e shteteve anėtare tė Grupit Ndėrkombėtar Drejtues. Nė kėtė drekė pėr ambasadorėt e vendeve qė e kanė njohur Kosovėn, ka marr pjesė edhe ndėrmjetėsi i Bashkimit Evropian nė dialogun nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit, Robert Cooper dhe pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Kosovė, Fernando Gentilini.
Unė e falėnderojė z. Piter Faith pėr bashkėpunimin e shkėlqyeshėm qė kemi pasur mes Qeverisė dhe Zyrės Civile Ndėrkombėtare. Edhe nė takimin e sotėm tė Grupit Drejtues Ndėrkombėtar, kamė prezantuar qėndrimet e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Takim ka qenė shumė korrektė, shumė konstruktiv dhe mbėshtetės nė procesin e konsolidimit dhe forcimit tė shtetit tė Kosovės, ka thėnė kryeministri pėrpara mediave.
Qeveria e Kosovės do tė vazhdojė me qeverisjen e mirė, efektive dhe efikase, sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe me njė ballafaqim tė drejtpėrdrejtė me tė gjitha dukuritė negative. Do tė vazhdojmė reformat e thella demokratike qė duhet tė pėrfshijnė vendin, reforma kėto qė do ta pėrshpejtojnė procesin e integrimit tė Kosovės nė strukturat e NATO-sė e Bashkimit Evropian.
Tash kur jemi nė prag tė nxjerrjes sė Raportit tė Progresit, Kosova besojė se e meriton liberalizimin e vizave, marrėdhėniet kontraktuale dhe marrėdhėniet tregtare me Bashkimin Evropian. Kosova do tė vazhdojė tė ndėrtojė raporte tė shkėlqyeshme me tė gjitha vendet e rajonit, dhe nė kuadėr tė saj edhe nė kuadėr tė pėrgjegjėsive kushtetuese dhe ligjore edhe tė dialogimit me Serbinė.
Ėshtė hera e parė qė Kosova si shtet takohet nė nivel tė barabartė me pėrfaqėsuesit e Serbisė. Tri konkluzione tė cilat kanė dalė deri mė tani, konkluzione kėto qė ndėrlidhen drejtė pėr sė drejti me jetėn e qytetarėve dhe dy vendeve dhe popujve tanė.
Gjithashtu ėshtė shumė me rėndėsi tė theksojė se Qeveria e Kosovės ėshtė duke punuar ngushtė me z. Faith dhe me ICO-nė nė procesin e pėrmbylljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Ne veē kemi pėrmbyllur mbi 90 pėr qind tė kėrkesave nga dokumenti i Presidentit Ahtisaari. Do tė vazhdojmė tė punojmė bashkėrisht edhe nė agjendėn e mbetur shtesė, pra tė asaj qė ka mbetur pėr tė pėrmbyllur, ka thėnė ndėr tė tjera kryeministri.