Rreziku nga tjetėrsimi i trashėgimisė kulturore
Ndue Ukaj
Mėnyra sesi shteti ynė i ėshtė qasur trashėgimisė kulturore dhe kulturės nė pėrgjithėsi, rrezikon qė vendin tonė pėr njė kohė tė shkurtėr ta shndėrrojė nė njė vend konglomerat identitetesh e kulturash, pa rrėnjė tė qėndrueshėm dhe pa substancė. Kėsisoj, shqiptarėt nė Kosovė po rrezikojnė tė mbetėn pa trashėgiminė e tyre kulturore, trashėgimi kjo qė padrejtėsisht po zėvendėsohet nga njė shtresė ortodokso-otomane, pėr hesape tė politikės sė ditės.
Kosova gėzon tanimė mė tepėr se njė dekadė lirie, ndėrkaq institucionet e kėtij vendi skanė bė asgjė pėr promovimin, ruajtjen, konservimin dhe gjurmimin e trashėgimisė kulturore me proveniencė shqiptare dhe oksidentale. Nė Kosovėn tonė, Dardaninė e lashtė, ekzistojnė dėshmi tė shumta historiografike dhe arkeologjike, se ka ekzistuar njė qytetėrim i zhvilluar qė ka lėnė gjurmė.
Kėto janė tė dhėna tė mirėnjohura dhe tė dokumentuara, e tė cilat qeverisė sonė fare nuk i hyjnė nė punė. Madje, tė dhėnat e mjaftueshme tregojnė se investimet e Institucioneve tona pėr tė ruajtur, gjurmuar dhe promovuar kėtė trashėgimi kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė skandaloze. Kjo ėshtė dėshmi se kjo elitė politikė nuk ka shije pėr kulturėn, nuk e di rolin e kulturės nė njė shoqėri, shtet dhe komb dhe kėsisoj rezulton tė jetė e pakulturuar.
Kultura ėshtė shpirti i njė kombi. Pėr ta kuptuar gjendjen reale tė trashėgimisė kulturore, qoftė tė lashtė apo tė mėvonshme, mjafton njė dashamiri tė kulturės, brenda njė muaji tė bėj njė udhėtim nė disa rajone me rėndėsi nė Kosovė. Aty ku ndodhen bazat e kulturės, identitetit dhe historisė sonė, sot defilojnė qenėt dhe lopėt. Aty bujqit lėvrojnė tokat, e gėrmadhat vetėm sa mbushen me dhe, duke tretur gjurmėt e thesareve tona kulturore.
Sa pėr ilustrim, njeriu qė ka njė grimė shije pėr kulturė, e kupton se Janjeva ėshtė njė nga vendbanimet mė tė rėndėsishme tė Kosovės. Pėrveē tjerash, aty ndodhet shtėpi e lindjes sė tė madhit At Shtejfen Gjeēovit. Mirėpo, aty tė zė makthi. Nė Shtėpinė e lindjes sė kėtij kolosi tė dijės dhe kulturė shqiptare, pshurrin qentė endacak dhe duhma e nevojave fiziologjike tė njerėzve e kafshėve, stė lė tė qėndrosh aty. Ndėrsa varri i tij, bashkė me njė pllakė pėrkujtimore nė Zym, ėshtė pranė rrėnimit.
Njė destinacion tjetėr me rėndėsi nė hartėn kulturore tė Kosovės, ėshtė Ulpiana. Njė vizitė nė Ulpianėn e antike, tė trishton. Gjurmėt e qytetit tė lashtė, janė pėrdhosur nga bujq, ndėrkaq ca gėrmime qė janė bė, nuk kanė arritur tė shpalosin as minimin e asaj qė fshihet nėn dheun e asaj toke qė ruan thesare tė kulturės sė pėrbotshme. Aty ndodhen edhe varrezat e dy martirėve ilir, Shėn Florit dhe Laurit.
Mė tutje, njė udhėtim mė i largėt deri nė Stubllėn e Epėrme, tė ēon te objekti ku u legalizua Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė. Aty ėshtė edhe muzeu. Dhe njė pllakė pėrkujtimore pėr Martirėt e Karadakut tė viteve 1846-1848. Ai objekti ku u legalizua shkolla, ėshtė duke u rrėnua pėr ēdo ditė. Pėrkujdesja e shtetit pėr tė ėshtė zero. Rruga deri atje ėshtė nga ato mė tė kėqijat nė Kosovė. Njė mik i imi, studiues i letėrsisė dhe admirues i shkrimtarit Anton Pashkut, teksa diskutonim pėr kėto probleme, mė tha se gjithashtu se varri i shkrimtarit mė tė madh nė Kosovė, Anton Pashkut, ėshtė krejt i rėndomtė, pa asnjė pėrkujdesje institucionale. Pa asnjė sinjalizim.
Nė Prishtinėn e Pjetėr Bogdanit, nuk u bė asgjė pėr kėtė korife tė kulturės dhe letėrsisė shqipe. Pėr kėtė njeri qė u bė udhėrrėfim pėr filozofinė politike tė Ibrahim Rugovės dhe lėvizjes sė tij pėr rikthimin e shqiptarėve nė shtratin e natyrshėm perėndimor. Nė Zymin e lavdishėm, prej ku dolėn figura brilante tė kombit shqiptar, nuk u investua thuajse asgjė. Edhe ato pak investime qė duken, shumica janė bė nga komuniteti.
Ndėrsa qyteti antik i Novobėrdės, me bazilikat dhe kishat e vjetra tė traditės ilire, nuk pėrmendėt asnjėherė nga politikanėt tanė miop nė fushėn e kulturės. Nė gėrmadhat e famshme tė kalasė sė Novobėrdės nuk ėshtė bė asgjė, as nė konservim, as nė gjurmim. Nga e gjithė kjo hartė e vogėl kulturore, del se armiqtė mė tė mėdhenj tė trashėgimisė kulturore nė Kosovė, tė jenė vetė institucionet e kėtij vendi, sė bashku me inteligjencėn e heshtur. Me apo pa dije, kjo ėshtė njė gjė qė ėshtė vėrejtur qysh moti.
Njė komb pa kulturė, nuk mund tė mbahet gjallė. Kėtė gjė e kanė tė njohur gjithė kombet e mėdha. E, kėtė e dinin edhe njerėzit e ditur tė kombit tonė, qė nga koha e Gjon Buzukut e kėndej. Autori i parė shqiptar, e shkroi librin pėr dashuri ndaj gjuhės dhe vendit tė vetė. Meqė gjuha ėshtė tipari mė i fuqishėm dhe ajo forca mė sublime qė lidh njė komb, kjo dashuri pėr gjuhėn, qė nėnkuptueshėm domethėnė edhe pėr etninė, u pėrcoll nėpėr breza me sakrifica dhe peripeci tė gjithfarshme.
Librat e parė tė kulturės shqipe, u shkruan nėnė rrethana tmerrėsisht tė rėnda, nė kohėn kur otomanėt donin tė fshinin nga faqja e dheut ēdo gjė shqipe. Falė njerėzve tė ditur e idealistėve tė mėdhenj, siē ishin Buzuku, pastaj Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe sidomos Pjetėr Bogdani, kultura shqiptare shpėtoi nga tendencat asimiluese. Kėta themelues tė kulturės shqipe dhe rrjedhimisht tė identitetit shqiptar, u pasuan nga njė brez i ndritur i rilindėsve, qė nuk kursyen asgjė pėr kulturėn shqipe.
Shembujt e shumtė i gjejmė qė nga arbėreshėt e Italisė, e gjerė tek kolonitė shqiptare nėpėr botė, qė mbajtėn gjallė gjuhen, arsimin shqip dhe librin, duke u bė kėsisoj edhe promotor pėr ēlirimin e kombit nga hordhitė otomane.
Faik Konica njė dijetar i pashembullt, altruist nė shkrime dhe jetė, e ndihmoi Fishtės nė botimin e blenit tė parė tė Lahutės sė Malcis. Ai pėr mė tepėr, shkriu tėrė energjinė pėr tė mbajtur gjallė frymėn shqipe, nėpėrmjet Albanica-s sė tij qė trokiste nėpėr gjitha institucionet e dijės Evropiane. Pra, nė kushte tė rėnda, pushtimi dhe ndalesash, kultura shqiptare gjente forma tė mbijetesės. Madje, nė kėso kushtesh u krijuan kryevepra arti.
Sot, nė kohė lirie, Kosova nuk ka shėnua asnjė progres nė planin e pėrbotshėm. Madje, pa njė revistė reprezentative dhe pa asnjė botim serioz pėr trashėgiminė kulturore dhe kulturėn nė pėrgjithėsi. Andaj, tė themi se kultura ėshtė nė krizė, ėshtė njė konstatim banal. Kultura ėshtė nė gjendje agonie, shpėtimi i sė cilės varet nga mendjet e shėndosha dhe vullnetmirė. Me njė ndėrhyrje urgjente. Duke e shpėtuar atė, shpėtojmė shumėēka, duke humbur atė, humbim ēdo gjė.