Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Oto fon Habsburg, dikur u bojkotua, dje u nderua
Prishtinė, 12 korrik 2011 - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, dje mori pjesė nė ceremonitė mortore pėr t'i dhėnė nderimet e fundit pinjollit tė familjes sė fundit perandorake austro hungareze, Oto fon Habsburg, njė mik i madh i shqiptarėve dhe i Kosovės, i cili vdiq mė 4 korrik. Ishte ky njė gjest i mirė dhe i duhur institucional. Madje Hoxhaj citohej tė ketė folur me pietet, ashtu siē e meritonte i ndjeri Fon Habsburg. Por, duhet tė kthehemi prapa pėr shtatė vjet, kur Partia Demokratike e Kosovės, sė cilės i takon ministri Hoxhaj, bojkotoi njė vizitė tė Oto fon Habsburgut nė shtator tė vitit 2004. Ndonėse ishin nė koalicion qeverisės me LDK-nė, deputetėt e PDK-sė, bashkė me ata tė AAK-sė dhe tė koalicionit serb Kthimi, pėr arsye qė nuk u bėnė tė ditura, injoruan dhe bojkotuan seancėn solemne tė Kuvendit tė Kosovės (18 shtator 2004) nė tė cilėn foli Oto Fon Habsburg, atėbotė kryetar i Unionit Panevropian dhe eurodeputet shumėvjeēar. Fon Habsburg, atėherė 92 vjeēar, mbajti njė fjalim inspirativ rreth dyzet minuta, nė anglisht, pa lexuar. U prit me ovacione fjalimi i tij, por mbeti shija e hidhur pėr bojkotimin e kėsaj seance nga ana e deputetėve tė PDK-sė dhe AAK-sė, ndonėse fare nuk habiti bojkoti i Kthimit. Mes tjerash Fon Habsburg kėrkoi qė Kosova tė bėhet e pavarur. Gjatė asaj vizite Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova i dorėzoi kryetarit tė Unionini Panevropaian "Medaljen e Artė tė Lirisė", me tė cilin e kishte dekoruar me rastin e 5-vjetorit tė ēlirimit tė Kosovės. Gjatė vizitės Fon Habsburg, bashkė me Presidentin Rugova, do tė vendosin kurora lulesh para monumentit tė Skėnderbeut nė Prishtinė si dhe do tė vizitojnė Kompleksin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pra ishte viti 2004, dhe vetėm katėr muaj muaj mė parė kishin ndodhur trazirat e njohura tė marsit dhe dihen imazhet e kėqija qė shkonin nė botė nga Kosova. Tė rrallė ishin miqtė qė na vinin nė vizitė... Ē'ėshtė e vėrteta, AAK pas njė kohe do ta pėrmirėsojė gabimin e vet. Gjatė vizitės sė fundit tė Oto fon Habsburgut nė Kosovė nė vitin 2007, nė nderim tė figurės sė tij me propozim tė AAK, komuna e Deēanit do ta emėrtojė njė rrugė me emrin e Oto fon Habsburgut.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|