Dell Jakupit: Po i mbron miqtė e tu
Ambasadori amerikan, Christopher Dell del kundėr Jakup Krasniqit, dhe qėndrimit tė tij kundėr heqjes sė imunitetit tė deputetėve nėn hetime. Nėpėrmjet Zėrit tė Amerikės Dell i ka ēuar selam Krasniqit se me kėtė akt po e sfidon komunitetin ndėrkombėtare, dhe se SHBA do tė rishqyrtojė partneritetin me tė, nė rast se nuk ndryshon qėndrim.
Nė njė intervistė ekskluzive pėr Zėrin e Amerikės, ambasadori Dell tha se "me kėtė qėndrim, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi ka zgjedhur tė sfidojė komunitetin ndėrkombėtar, tė sfidojė miqtė mė tė mirė tė Kosovės nė emėr tė mbrojtjes sė njė apo dy miqve tė tij. Pėrderisa zoti Krasniqi nuk dėshmon ndjenjė mė tė lartė tė pėrgjegjesisė pėr tė zgjidhur shumė probleme qė ka pasur deri tash, do tė jetė e pamundur pėr Shtetet e Bashkuara qė tė vazhdojnė tė punojnė me tė si partner, ka thėnė Dell nė Ditarin qė transmetohet nesėr.
Kryeparlamentari Krasniqi ia ktheu letrėn EULEX-it duke thėnė se nuk ėshtė pėrgjegjėsi e Parlamenti tė merret me ēėshtjen e imunitetit dhe se nė bazė tė Kushtetutės, qeveria mund tė kėrkojė nga Gjykata Kushtetuese interpretim pėr imunitetin e deputetėve.