Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-11, 13:24   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Ngjarjet e vitit 1988, tė cilat nuk harrohen kurrė....






Sot, dhe njezet vite pas



Cdo vit me 17 Nentor, me kthehen kujtimet e vitit 1988, kur minatoret e Trepces u nisen ne kembe per ne Prishtine dhe pas tyre punetoret e te gjitha fabrikave, qytetare te te gjitha viseve te Kosoves, u solidarizuan per te shprehur moskenaqesine e tyre me veprimin e politikave te ish Jugosllavise e posaqerisht te Serbise ndaj Kosoves, ndaj shqiptareve.
Solidariteti, uniteti, qendrueshmeria, kembengulesia e shprehur ne ate kohe per mua nuk ka qene perkrahja ndaj organeve te Kosoves ose personale (kete e kam thene edhe atehere), por ka qene veprimi i mundshem ne ato rethana per ta treguar vendoshmerine e ruajtjes se indentitetit politik te Kosoves. Ne zemrat e te gjitheve, Kosova ka qene Republike ende e pa realizuar, jo vetem deshire por edhe obligim. Kete deshire dhe obligim shekullor e kane vazhduar gjeneratat e reja.
Menyra e veprimit per ta realizuar synimin, Kosoven shtet te pavarur, ka qene sipas rethanave dhe mundesive. Pas viteve te 90-ta eshte imponuar rezistenca paqesore derisa terrori i politikes agresive, pushtuese te Serbise ka imponuar mbrojtjen e armatosur te popullit dhe mbrojtjen e pragut te shtepise. Edhe Bota eshte tmerruar me veprimet kriminele te politikes se Serbise e cila ka imponuar reagimin per ta nderprere katastrofen kunder njerezimit. Per kete jemi, ne populli i Kosoves falenderues, si per ndihma humanitare pas luftes ashtu edhe per pranimin e Kosoves si shtetin me te ri.
Ka qene koincidence qe pas luftes Zgjedhjet e para te lira i kemi mbajtur me 17 Nentor 2001, jo ende ne shtetin e pavarur por me entuziazem te madh se po ecim drejt rruges kah formimi i saj. Endrra jone, qe Kosova te shpallet shtet, eshte realizuar pas zgjedhjeve te 17 Nentorit 2007 me konstituimin e organeve tona, por edhe nje here koincidence me daten e nismes se punetoreve te Trepces per ta ruajtur dinjitetin, indentitetin e popullit dhe Kosoven.
Sot eshte 20 (njezet) vjet nga nisja e minatoreve ne Prishtine, eshte koha e mjaftueshme qe Historianet, Shkencetaret (jo politika ditore) ta vleresojne veprimin e minatoreve, kontributin e tyre dhe ndikimine e tyre ne ngritjen e solidaritetit kombetar si ne rrjedhat e me vonshme te rrezistences, ēofte paqesore apo te armatosur. Megjithate, ardhmeria e vendit sot eshte me me rendesi derisa per historine kurre nuk eshte vone, ajo nuk harrohet.
Ne kushtet e reja te lirise, vemendja jone duhet te jete e preokupuar me ēeshtjet jetesore te njeriut (zhvillimi ekonomik, papunesia, varferia, pensionistet e te tjere), por ajo eshte per momentin e kthyer kah ngjarjet te cilat na brengosin dhe jane te lidhura me integritetin territorial te vendit dhe funksionimin e shtetit ne tere territorin. Edhe pas shpalljes se Pavaresise e cila ka qene e koordinuar me bashkesine nderkombetare si dhe pranimit te shtetit tone nga fuqite me te rendesishme boterore, politika zyrtare e Serbise vazhdon me fushaten dhe veprimet e diplomacise per ta penguar funksionimin e shtetit te Kosoves. Mirepo, nuk eshte befasi dhe kjo politike e Serbise nuk do te ndalet. Ne duhet ta dijme dhe mos te harrojme se ndarja e Kosoves eshte opcioni i vetem i strategjise se Serbise.
Pas 20 (njezet) vitesh, rethanat jane te reja, Kosova eshte bere shtet, koha e rezistencave popullore ka mbetur ne kujtese dhe shpresa e sidomos kerkesa per syqeltesi kerkohet jo prej popullit por nga institucionet tona te reja te zgjedhura nga vota e lire. Ngjarjet e fundit rreth Letres dhe gjashte pikave te Sekretarit te OKB’se Ban Ki Mun, e cila eshte derguar ne muajin Qershor, deshmojne se nga Institucionet tona letra nuk eshte analizuar e as nuk eshte marre seriozisht, te krahasohet me Pakon e Ahtisarit, por edhe nga nderkombetaret nuk ka egzistuar gadishmeria te diskutohet me Udheheqesine e Kosoves rreth saj. Njesoj edhe per rolin e EULEX-it eshte krijuar mendimi se krejt ēka ofrohet nga nderkombetaret eshte per te miren tone, por pas propozimit te fundit te gjashte (6) pikave nga OKB po shihet se jemi zgjuar pak me vonese, por megjithate jemi zgjuar.
Pas shpalljes se pavaresise jane krijuar kushtet e reja per veprim dhe eshte bartur pergjegjesia ne Institucionet vendore e sidomos pas aprovimit te Kushtetutes. Po verehet se politika ditore e ka prioritet por mungon strategjia e veprimit ne tere territorin e vendit, e ne veēanti Mitrovice, mungesa e eksperiences si dhe mosgadishmeria per angazhimin e kapacitetit profesional dhe njerezor, vetekenaqesia pas shpalljes se pavaresise, dhe gje qe eshte me e rrezikshme, kemi filluar te adaptohemi te jetojme ne keto rethana.
Prandaj, eshte momenti te orientohemi kah fuqizimi i Institucioneve tona, te jene transparente dhe me pergjegjese ne vendimet e tyre, ta leme anash bajraktarizmin dhe te veprohet ne baze te Kushtetutes.

Shkruan: Kaqusha Jashari, Deputete PSD
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė