Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Hoxhaj kėrkon Udhėrrėfyesin pėr vizat
Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, duke iu drejtuar Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė Parlamentit Evropian, ka kėrkuar nga Brukseli qė Kosova tė mos mbetet njė shtet i harruar nė zemėr tė Evropės.
Nė ditėn e parė tė vizitės nė Bruksel, Hoxhaj, ka zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė lartė tė institucioneve tė BE-sė, si dhe i ėshtė drejtuar me njė fjalim Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė PE-sė, ndėrsa ka kėrkuar Udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave dhe vendosjen e marrėdhėnieve kontraktuale tė Kosovės me BE-nė.
"Nėse brenda kėtij viti ne nuk do tė marrim udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, ky do tė ishte mesazhi mė negativ pėr qytetarėt e Kosovės. Ne jemi qytetarėt e vetėm nė rajon qė nuk kemi tė drejtėn e lėvizjes pa viza nė Evropė. Do tė ishte shumė keq nėse pėrēohet mesazhi se kosovarėt janė popull i harruar. Prandaj, ne kėrkojmė udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, nė mėnyrė qė tė vazhdojmė pėrmbushjen e standardeve evropiane, ka thėnė Hoxhaj, gjatė fjalimit para eurodeputetėve, duke kėrkuar po ashtu qė Kosova tė ketė marrėdhėnie kontraktuale, marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian.
Ndėrkaq, nė takimin me raportuesen pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ėshtė diskutuar pėr mėnyrat e pėrmbushjes sa mė tė shpejtė tė kritereve pėr liberalizimin e vizave, duke u pajtuar se Kosova duhet tė marrė gjatė kėtij viti, udhėrrėfyesin dhe tė vendos marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė.
Hoxhaj gjatė ditės ėshtė takuar edhe me kryesuesin e delegacionit tė PE-sė nė marrėdhėniet me Shqipėrinė, Kosovėn, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, Malin e Zi dhe Serbinė, Eduard Kukan.
Me kėtė rast, Kukan ka thėnė se Kosova ka perspektivė evropiane, duke shtuar se Kosova duhet tė ketė trajtimin e njėjtė me shtete tjera tė rajonit edhe sa i pėrket liberalizimit tė vizave.
Pajtohem qė qytetarėt e Kosovės nuk po trajtohen njėjtė si qytetarėt e tjerė tė Ballkanit, sa i takon procesit tė liberalizimit tė vizave. Nė kėtė aspekt, BE-ja duhet tė bėjė mė shumė. I bėjmė thirrje Komisionit Evropian qė mos tė humbas kohė, por tė fillojė dialogun pėr procesin e liberalizimit tė vizave me Kosovėn dhe tė jap udhėrrėfyesin pėr kėtė proces, tha Kukan.
Hoxhaj ka pasur njė drekė punė edhe me Pierre Mirel, drejtor pėr Ballkanin Perėndimor nė KE, gjatė tė cilės ėshtė diskutuar pėr ēėshtje konkrete qė lidhen me proceset integruese tė Kosovės nė strukturat e Bashkimit Evropian, duke pėrfshirė edhe procesin e liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|