Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-11, 15:58   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shkelet diaspora

Shkelet diaspora





Shkruan: Lumturie Blakaj



Mėrgimtarėt po vazhdojnė tė mbesin peng i administratės sė “lodhtė” tė kuvendeve komunale. Pėr t’u pajisur me njė dokument, ata presin me ditė, javė dhe muaj, ose nė tė kundėrtėn ata janė tė detyruar tė nxjerrin dokumentet personale me procedura tė pėrshpejtuara, duke paguar shuma tė dyfishta, pėr shkak tė vonesave qė po iu shkaktohen nga procedurat normale.

Edhe pas krijimit tė Ministrisė sė Diasporės, bashkatdhetarėt kosovarė, tė cilėt po kalojnė pushimet veriore nė Kosovė, ankohen se po vazhdojnė tė maltretohen me nxjerrjen e dokumenteve personale pėr shkak tė neglizhencės dhe mospunės sė punonjėsve tė administratės.

“Kam paguar mė shumė pėr tė nxjerrė njė pasaportė dhe nuk kuptojmė se si vetėm ne shqiptarėt presim aty pranė sporteleve. Nuk di se si nuk arrijnė qė tė japin pasaporta me procedura normale, apo ndoshta qėllimi i tyre ėshtė qė tė mbushin arkėn, kur e dinė se tani ne mėrgimtarėt jemi kėtu pėr pushime dhe jemi tė obliguar qė tė kemi dokumentet personale", thotė Brahimi, njė mėrgimtar nga Zvicra, i cili pret nė njėrin nga sportelet nė Komunėn e Prishtinės.

Ai madje kritikon administratėn e Komunės, duke e quajtur atė si tė paaftė dhe njė administratė tė “plakur”.

“As me kompjuter nuk dinė tė punojnė, pasi qė shumica prej tyre janė nė moshė. Mendoj se ka ardhur koha qė tė ndodhė “rinimi” i kėsaj administrate, nėse dėshirojnė tė kenė shėrbime cilėsore dhe tė shpejta. Nė tė kundėrtėn, ne mėrgimtarėt sidomos tash kur ka fluks mė tė madh do tė vazhdojmė tė maltretohemi me ditė dhe javė duke pritur radhė tė gjata dhe humbur pushimin veror kėtu pranė sporteleve tė komunės”, thotė ky qytetar i mllefosur.

Nga ana e tij, ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli, thotė se po angazhohet maksimalisht qė tė krijohen kushte tė favorshme pėr mėrgimtarėt, nė mėnyrė qė ata t’iu shmangen radhėve tė gjata.

“Besoj se sikurse autoritetet e nivelit qendror edhe ato lokale do tė jenė nė gjendje qė t’iu dalin nė ndihmė nė ēdo moment mėrgimtarėve tanė, nė mėnyrė qė ata mos tė humbasin kohė nė pritje tė gjata pėr nxjerrjen e dokumentacionit tė nevojshėm”, ka thėnė ministri Makolli.

Ai ka rikujtuar se ka marrė premtime nga ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe kryetarėt e kuvendeve komunale se gjatė sezonit veror do tė ketė shtim tė kapaciteteve njerėzore, por edhe shtim tė orarit tė punės me qėllim qė bashkatdhetarėt kosovarė tė pajisen me dokumentet e kėrkuara.

Ndėrkaq Jahja Lluka i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) konsideron se nė bazė tė ritmit tė aktual tė punės sė institucioneve qendrore edhe pėr njė kohė tė gjatė mėrgimtarėt kosovarė do tė vazhdojnė tė pėrballen me telashet e njėjta nė nxjerrjen e dokumentacionit tė nevojshėm.

“Ministria e Diasporės ende nuk ka mundur tė funksionalizohet dhe, ashtu sikurse po shkojnė punėt, do tė shkojė edhe njė kohė e gjatė qė tė mund ta kryejė detyrėn e vet. Mėrgimtarėt tanė kanė nevojė pėr veprime konkrete, nė mėnyrė qė t’iu lehtėsohet jeta dhe ardhja nė Kosovė dhe jo premtime deklarative”, ka thėnė Lluka.

Sipas tij, Ministria e sapokrijuar e Diasporės duhet tė konsolidohet sa mė parė, sepse nė tė kundėrtėn nuk ka asnjė justifikim nė vonesat qė po shkaktohen nė krijimin e mundėsive pėr bashkatdhetarėt tanė, tė cilėt nė rrethanat mė tė vėshtira ndihmuan Kosovėn.

Pavarėsisht zotimeve tė krerėve institucionalė pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr mėrgimtarėt kosovarė e sidomos gjatė pushimeve verore, megjithatė bashkatdhetarėt po vazhdojnė tė pėrballen me avazin e njėjtė tė maltretimit, duke pritur me ditė dhe javė pėr nxjerrjen e dokumenteve.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante