Daci dėnohet sa pėr sy e faqe
Gjykata Supreme e ka vėrtetuar dėnimin ndaj ish kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Dacit pėr shpėrdorim tė detyrės si dhe dėnimet e shqiptuara.
Bėhet e ditur se njė trup gjykues i pėrzier me dy gjykatės kosovar dhe njė tė EULEX-it nė Gjykatėn Supreme, nė aktvendimin e tyre lidhur me ankesėn e parashtruar, kryesisht e kanė konfirmuar, ndėrsa e kanė ndryshuar pjesėrisht vendimin e shkallės sė parė tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė kundėr Nexhat Dacit dhe Ahmet Alishanit tė datės 10 nėntor 2010.
Gjykata Supreme e vėrtetoi dėnimin e Nexhat Dacit pėr shpėrdorim tė detyrės si dhe dėnimet e shqiptuara, thuhet nė njoftimin e EULEX-it.
Mė tej pohohet se Gjykata supreme e ka modifikuar aktgjykimin e shkallės sė parė vetėm pėr arsye formale pėr sa i pėrket kontributit tė Ahmet Alishanit, dhe i ka rishkruar pjesėt pėrkatėse tė dispozitivit, deri sa u vėrtetua cilėsimi i kontributit tė Ahmet Alishanit si ndihmė nė shpėrdorim tė detyrės tė kryer nga Nexhat Daci. Po ashtu, Gjykata Supreme i urdhėroi tė pandehurit qė bashkėrisht tia kompensojnė Kuvendit shumėn prej 1.540 euro pėr dėmin e shkaktuar me kėto vepra penale. Ndalimi pėr Nexhat Dacin qė tė ushtrojė funksione publike u anulua.
Rasti kishte tė bėnte me blerje tė pasurisė dhe shėrbimeve me urdhėr tė Nexhat Dacit e qė u paguan nga buxheti i Kuvendit tė Kosovės, kurse u pėrdorėn privatisht. Nexhat Daci nė atė kohė ishte kryetar i Kuvendit, kurse Ahmet Alishani ishte kėshilltar pėr Siguri i Kryetarit tė Kuvendit.
Gjykata e Qarkut nė vitin 2010 e shpalli Nexhat Dacin fajtor pėr shpėrdorim tė detyrės dhe e dėnoi me njė vit e 6 muaj burgim. Ahmet Alishani kishte ndihmuar nė kėtė vepėr penale dhe u dėnua me 6 muaj burgim.
Tė dyja dėnimet u patėn pezulluar pėr njė periudhė verifikimi prej 2 vitesh. Pėrveē kėsaj, gjykata e kishte shqiptuar ndalimin e ushtrimit tė funksionit publik pėr dy vite pas vuajtjes sė dėnimit.
Ky aktgjykim lidhur me ankesėn ėshtė shpallur mė 13 korrik 2011. Aktgjykimi i Gjykatės Supreme ėshtė pėrfundimtar. Kundėr kėtij vendimi nuk ka ndonjė masė ligjore.