Berluskoni seks me dentisten, e emėroi mė pas kėshilltare
Kryeministri feminist italian, Silvio Berluskoni, u zbulua tė ketė pasur njė marrėdhėnie afeksioni me organizatoren e festave tė tij me prostituta. Deklarata nuk ėshtė thashethem, por u tha nė gjykatėn italiane.
Berluskoni, 74 vjeē, e bėri ish-dentisten dhe vajzėn e spektakleve, Nilole Mineti, 25 vjeēe, papritur njė kėshilltare rajonale, pa asnjė eksperiencė tė mėparshme nė politikė.
Mineti ndodhet nė gjyq, sepse akuzohet se ka dėrguar vajza nė festat bunga-bunga tė Berluskonit, duke i nxitur ato tė ofronin seks nė kėmbim tė parave dhe dhuratave.
Berluskoni kishte evituar gjithnjė tė pėrgjigjej mbi ndonjė lidhje me Minetin. Ishte avokati i saj qė tha dje nė gjyq se ka pasur njė marrėdhėnie.
Mineti nuk ishte organizuese e festave, por njė prej vajzave qė kishin afeksion me kryeministrin. Disa prej tyre morėn Land Rover, tė tjera poste nė qeverisjen lokale, tha avokati.