Ska marrėveshje tė reja, anulohet raundi i gjashtė
I dėrguari i Bashkimit Evropian nė dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit, Robert Cooper ka njoftuar tė martėn se raundi i gjashtė, apo takimi i paraparė pėr tė mėrkurėn mes palėve ėshtė anuluar. Ai ka thėnė se deri nė muajin shtator mė nuk do tė ketė takime mes dy delegacioneve.
Kemi marrė vendim qė tė anulojmė takimin e nesėrm tė dialogut dhe i kam informuar qė tė dy palėt pėr kėtė, ka thėnė Cooper, pėr tė shtuar se takimi ėshtė shtyrė, meqė nuk dukej se palėt do tė dakordoheshin pėr ndonjė marrėveshje.
Tash jemi nė fazėn e diskutimeve ku jemi shumė afėr marrėveshjeve pėr disa ēėshtje dhe nuk ka pse tė mbahet takimi pėrderisa nuk jemi nė gjendje qė tė arrijmė ndonjė marrėveshje, ka thėnė i dėrguari i BE-sė nė dialogun mes Kosovės dhe Serbisė, njofton REL.
Ishte e qartė se kjo nuk do tė ndodhte nesėr, kėshtu qė vendosėm se do tė ishte mė mirė qė tė mos kishte takim, por tė rifillojmė nė shtator, ku mendoj se do tė ketė njė perspektivė mė tė mirė pėr pajtueshmėri pėr ēėshtje tė caktuara, ka thėnė Cooper.
Ndėrkohė shefja e delegacionit te Kosovės, Edita Tahiri, ka thėnė se raundi i gjashtė i dialogut ėshtė anuluar me fajin e palės serbe e cila nuk ėshtė treguar e gatshme ta pranojė marrėveshjen pėr tregtinė e lirė, pėrkatėsisht njohjen e vulave tė doganave tė Kosovės, tė njohura tashmė nga Bashkimi Evropian.
Pėrmes njė deklarėte pėr media, kryengorciatorja kosovare, ka thėnė se mė kėtė qėndrim, Serbia vazhdon tė shkel parimet e lėvizjes sė lirė tė mallrave, si njė prej parimeve fundamentale tė Bashkimit Evropian. Ajo ka porositur Serbinė qė orientimi proevropian nuk bėhet me retorikė, por me politika e vendime proevropiane.