Vihet gurthemeli i burgut tė sigurisė sė lartė
Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi nė ceremoninė e vėnies sė gurthemelit pėr ndėrtimin e burgut tė sigurisė sė lartė nė Gėrdofc tė Komunės sė Podujevės tha se ndėrtimi i tij paraqet projektin kapital tė radhės dhe i kontribuon drejtpėrdrejt sundimit tė ligjit nė Kosovė.
Ai tha se ky projekt do tė realizohet i bashkėfinancuar nga Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe Komisioni Evropian, kurse 19 hektarė tokė janė ndarė nga Komuna e Podujevės.
Qeveria e Republikės sė Kosovės mbi vete ka pasur dhe ka barrėn e reformimit dhe kompletimit tė tė gjitha segmenteve tė nevojshme tė funksionimit tė shtetit. Prandaj, jam plotėsisht i vetėdijshėm pėr nevojėn e njė transformimi tė vazhdueshėm dhe tė mirėfilltė tė sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė, tha ai.
Ai tha se bashkėfinancimi i kėtij projekti nga Qeveria e Kosovės dhe Komisionit Evropian paraqet formėn mė tė mire tė harmonizimit tė prioriteteve tė Qeverisė me kėrkesat e integrimit evropian dhe koordinimit me Instrumentin e Para-anėtarėsimit pėr Republikėn e Kosovės.
Ndėrtimi i kėtij objekti i kontribuon drejtpėrdrejt fuqizimit tė kapaciteteve dhe infrastrukturės tė sundimit tė ligjit nė Kosovė. Ky projekt ju mundėson tė burgosurve tė shfrytėzojnė masat e nevojshme pėr pėrmirėsimin e tyre dhe ri-integrimin nė jetėn ekonomiko-shoqėrore. Ky investim do tė ndikoj nė shkarkimin e institucioneve tjera korrektuese nė Kosovė gjė qė ndikon nė ngritjen e efikasitetit dhe nė pėrmbushjen e detyrave tė tyre, tha ndėr tė tjera kryeministri Thaēi.
Ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi fillimin e ndėrtimit tė burgut tė sigurisė sė lartė e vlerėsoi si tė rėndėsisė vitale pėr Shėrbimin Korrektues tė Kosovės.
...Motoja e jone se ligji duhet tė sundohet me ligj promovohet edhe sot, qė nėnkupton qė ata tė cilėt do tė jenė nė kėtė objekt, do ti kenė tė drejtat e tyre ligjore sipas standardeve evropiane, tha ministri Kuēi.
Ndėrsa, shefi i Zyrės Ndėrlidhėse tė KE-sė nė Kosovė, Kjartan Björnsson tha sė ndėrtimi i kėtij burgu do tė jetė njė hap tjetėr i rėndėsishėm pėr konsolidimin e sundimit tė ligjit dhe pėrmbushjen e standardeve evropiane.
Ndėrtimi i kėtij burgu ėshtė edhe njė hap tjetėr i rėndėsishėm pėr konsolidimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė, ėshtė edhe njė standard tjetėr pėr mbrojtjen e drejtave tė njeriut, duke u bazuar nė Konventėn Evropiane tė Drejtave tė Njeriut, po ashtu do tė pėrmbushet njėrin ndėr kriteret kryesore tė Komitetit Evropian pėr Parandalimin e Torturės, tha Björnsson.