Modelja kroate ngacmohet nga politikanėt kosovarė
Kishte qenė e ftuar nė Prishtinė gjatė Javės sė Modės ku ishte mysafire speciale. Por jo gjithēka ka shkuar mirė pėr modelen kroate Kristina Lumpar.
Modelja kroate thotė se tė qenit mysafirė special nė Javėn e Modės nė Prishtinė ėshtė bezdisėse pėr shkak tė politikanėve kosovarė, tė cilėt e kanė ngacmuar rregullit, pėrcjell gazeta Express.
Modelja ka pohuar se ka kaluar shumė mirė nė Prishtinė, porse disa politikanė kosovarė janė treguar tė pamoralshėm me ofertat qė i kanė bėrė.
Atje politikanėt janė facerat kryesorė. Nė tė vėrtetė ata ēdo kund janė tė kėtillė, por kjo ėshtė tejet e theksuar nė Kosovė. Bėjnė ēfarė tė dėshirojnė dhe askush nuk guxon ti shikoj shtrembėr, ka theksuar modelja.
Ata mė bėnin komplimente tė vazhdueshme, madje njėri prej tyre mė ftoi nė vilėn e tij tė pinim nga njė gotė verė dhe tė diskutojmė pėr marrėdhėniet fqinjėsore ndėrmjet Kroacisė dhe Kosovės, ka thėnė ajo duke shtuar se ka refuzuar tė shoh brendėsinė e shtėpisė sė dikujt.
Lumpar ka pohuar se ka fituar dy dhurata tė mira e tė vlefshme, zinxhir tė arit dhe byzylyk dore, por nuk ka dashur tė zbulojė emrat e politikanėve.