Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-11, 17:30   #135
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kosova u detyrua tė vendosė masa tė ndėrsjella me Serbinė tha Kantrimen

Zėvendėsndihmės sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, tha se vendimi i qeverisė sė Kosovės pėr ndalimin e importeve nga Serbia, ishte rrjedhojė e bllokadės sė mėhershme tregtare qė Serbia kishte vendosur kundruall Kosovės. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, Countryman tha se Shtetet e Bashkuara do tė dėshironin tė shihnin njė qasje legale tė tė dyja palėve ndaj kėsaj ēėshtjeje.
“Na vjen keq qė qeveria e Kosovės ishte e detyruar tė vendosė masa tė ndėrsjella nė marrėdhėniet tregtare me Serbinė. Nuk do tė dėshironim tė shihnim njė qasje tė tillė. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė shohim tė vėrtetėn se Serbia ka filluar njė bllokadė tė tillė ndaj mallrave tė Kosovės para mė shumė se dy vjetėsh. Edhe ajo bllokadė ėshtė jolegale kundruall marrėveshjes pėr tregti tė lirė nė Evropėn qendrore, tė cilėn Beogradi e ka nėnshkruar vjet mė parė dhe nuk lejon bllokadė tė tillė as nga ana e Serbisė e as nga ana e Kosovės. Duam tė shohim thjeshtė njė qasje legale tė tė dyja palėve”, tha Countryman.
Ai tha se edhe shtyrja e bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė pėr muajin shtator, ka tė bėjė me ēėshtjen e bllokadės. Vendimi pėr tė anuluar bisedimet e kėsaj jave ishte rrjedhojė e mosgatishmėrisė sė qeverisė sė Serbisė qė tė heq bllokadėn ndaj mallrave tė Kosovės dhe pėr kėtė arsye nuk kishte mundėsi pėr marrėveshje tė reja gjatė kėsaj jave.
“Megjithatė, ne jemi optimistė se edhe Serbia edhe Kosova, mund tė gjejnė zgjidhje praktike pėr ēėshtjet e jetės sė pėrditshme. Ky ėshtė njė shembull i mirė. Nėse do tė jetė e mundur qė tė ketė njė treg tė lirė ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė atėherė mund tė kemi sukses edhe pėr ēėshtjet mė tė mėdha tė kėtyre bisedimeve”, tha Countryman.
Ai nėnvizoi se ėshtė shumė e rėndėsishme qė Beogradi tė pėrmbushė reformat e brendshme dhe tė ketė marrėdhėnie sa mė tė mira mė fqinjėt, por, sipas tij, po aq e rėndėsishme ėshtė pėr evropianėt qė njė vend qė synon statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian tė pėrmbushė detyrimet e tij. Ai e vlerėsoi si shembull tė mirė qė Beogradi pėrmbushi detyrimin ndaj Gjykatės sė Hagės, duke arrestuar tė akuzuarin pėr krime lufte, Goran Haxhic. Por, ai tha se ishte shembull shumė negativ qė Beogradi tash e dy vjet e gjysmė shkel detyrimet ndaj CEFTA-s, pa arsye legale. Ai ritheksoi rėndėsinė qė kanė bisedimet aktuale ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.
“Ky dialog nuk duhet tė krijojė kompromis tė madh politik as nga ana e Beogradit as nga ana e Prishtinės, por duhet tė sjellė dobi pėr tė dyja palėt. Tė gjithė ata qė e kritikojnė qoftė opozita nė Serbi qoftė opozita nė Kosovė, tha Countryman, kėtė e shfrytėzojnė vetėm nga qėllimet politike dhe nuk shohin se ēfarė mund tė jetė pozitive dhe qė mund tė ndihmojė njė jetė mė tė mirė edhe tė serbėve edhe tė shqiptarėve nė Ballkan”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 22-07-11 nė 17:32
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė