23-07-11, 07:52
|
#90
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
ĒĖSHTJA ĒAME – NĖ ELBASAN NGRIHET MEMORIALI “KLITHMA”
- Nė memorial shfaqet njė grua me duart tė ngritura nga qielli, pasi nė prehrin e saj ndodhet njė trup pa kokė, dhe sinjifikon vuajtjet e ēamėve tė Ēamėrisė gjatė dėbimit nga trojet e veta, si edhe kujton ditėn e gjenocidit ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė kundėr shovinizmit grek.
Dy vjet mė parė, me iniciativė tė komunitetit ēam nė Elbasan, skulptori i njohur Vladimir Caridha, do tė derdhte nė bronz obeliskun kushtuar kėtij komuniteti.
Kryetari i degės sė Partisė pėr Drejtėsi, Integrim dhe Unitet pėr Elbasanin, Ilirjan Sadiku, thotė pėr ATSH-nė se, "ngritja e kėtij memoriali, kushtuar gjenocidit grek ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė, ėshtė njė vlerėsim dhe falėnderim nga ana jonė pėr tė gjithė qytetarėt elbasanas, qė nė vitet ’40- tė pritėn dhe hapėn dyert pėr tė gjithė komunitetin tonė".
Ky memorial, ku shfaqet njė grua me duart tė ngritura nga qielli, pasi nė prehrin e saj ndodhet njė trup pa kokė, sinjifikon vuajtjet e ēamėve tė Ēamėrisė gjatė dėbimit nga trojet e veta, si edhe kujton ditėn e gjenocidit ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė kundėr shovinizmit grek.
"Klithma" sinjifikon shkuljen, eliminimin e popullsisė, atė ēka mban njė popull, traditėn, dhe mė kryesorja atje ku ka histori, ka art", thotė skulptori Caridha.
Teksa e sheh kėtė skulpturė Caridha sheh gjenocidin, zhdukjen e misterit qė mbart kjo popullsi.
Pėr tė moshuarit ēamė skulptori ka derdhur nė bronz origjinalitetin, vrasjet makabre, qė u kryen nė ato vite ndaj kėtij komuniteti.
Shaban Hajrullai, pėrfaqėsues i kėtij komuniteti, sot nė moshėn 85 vjeēare, i mban mend mirė ato vite, kur ai dhe familja e tij u dėbuan nga trojet e tij.
"Sa herė qė kaloj nė kėtė shesh dhe shoh obeliskun kėmbėt dhe duart mė dridhen, lotėt mė dalin vetvetiu edhe pse nuk dua tė lotoj, ėshtė njė memorial i arritur dhe brenda kėsaj pamje herė-herė mahnitėse dhe herė-herė rrėnqethėse, fshihet njė histori, njė vuajtje e paparė, qė ėshtė bėrė ndaj nesh", thotė ai.
Monumenti ėshtė ngritur nė qendėr tė qytetit, shumė pranė sheshit "1 Maji" nė Elbasan dhe janė tė shumtė turistėt nga Franca e Gjermania, qė e fotografojnė dhe ēuditen me historinė e kėtij komuniteti apo tė ēamėve qė jo shumė njihen nga qytetarėt e huaj.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 23-07-11 nė 07:55
|
|
|