Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-11, 13:35   #8
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Sulm terrorist ne OSLO

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M Shiko postimin
Publikuar: 22.07.2011 - 17:08
Oslo, 22 korrik (E plotėsuar) - Sipas informatave mė tė reja nga kryeqyteti i Norvegjisė, Oslo, ku sot pasdreke shpėrtheu tė paktėn njė bombė nė afėrsi tė ndėrtesės 17 katėshe tė qeverisė, kanė vdekur tė paktėn 2 persona, kurse janė plagosur tė paktėn 15 tė tjerė. Pėrfaqėsuesi i qeverisė norvegjeze tha se nė ndėrtesat e dėmtuara nga shpėrthimi ka ende njerėz tė ngujuar. Sekretari shtetėror, Kristian Amundsen nuk dha hollėsi, por theksoi se situata ėshtė mė e keqja qė janė pėrjetuar ndonjėherė nė Norvegji.
Reuters raporton se nė afėrsi qė vendit Utoya, qė shtrihet afėr Oslos, janė dėgjuar tė shtna armėsh. Thuhet se tė shtėnat janė dėgjuar nė kampin e rinisė tė tė rinjve tė partisė sė kryeministrit Stoltenberg. Mediet norvegjeze pohojnė se sulmuesi ka qenė i veshur me uniformė policore. Edhe kėtu pohohet tė ketė shumė tė plagosur, por a ka kjo ngjarje lidhje me sulmin me bombė nė Oslo ende nuk dihet. Priten tė dhėna tė reja.
Rreth orės 15 e 30 minuta kryeqyteti i Norvegjisė ėshtė dridhur nga njė shpėrthim qė ndodhi nė qendėr. Sipas raporteve tė para tė agjencive tė huaja, nga shpėrthimi kanė vdekur tė paktėn dy persona, kurse edhe tetė tė tjerė janė plagosur. Policia paralajmėron qytetarėt pėr mundėsinė edhe tė ndonjė bombe tjetėr nė kryeqytet.
Sipas BBC-sė, shpėrthimi ka shkaktuar dėme mjaft tė mėdha nė ndėrtesėn prej 17 kateve, ku gjendet edhe zyra e kryeministrit Jens Stoltenberg. Agjencia gazetare norvegjeze NTB raportoi se kryeministri gjendet nė tė sigurt. Ai mė vonė iu drejtua kombit, por nuk tregoi se ku ėshtė strehuar.
Pėr shkak tė shpėrthimit tė fuqishėm janė bėrė copė e grimė edhe dritaret nė disa ministri pėrreth, ndėr tė cilat edhe tė Ministrisė sė Naftės, tė cilėn e ka pėrfshi zjarri, dhe nė Ministrinė e Energjetikės. Dėm i madh material ėshtė shkaktuar edhe nė lokalet e tabloidit mė tė madh norvegjez VG. “Nė ndėrtesėn e VG dhe tė qeverisė janė shkatėrruar dritaret. Nė rrugė qėndrojnė tė shtrirė personat e pėrgjakur”, raportoi nga vendi i ngjarjes gazetari i radios norvegjeze NRK.
Ushtria ka bllokuar kuartin, kurse policia tėrheqė vėrejtjen se aty mund tė ketė edhe bomba tė tjera.
Shkaku i shpėrthimit ende nuk dihet, mirėpo agjencia britanike Reuters raporton se ka mundėsi qė ėshtė shkaktuar nga njė automobil bombė, pasi para ndėrtesės ėshtė gjetur njė automobil i shkatėrruar. Tabloidi Dag Bladet, ndėrkaq, raporton se njėherėsh kanė shpėrthyer disa automobila bombė. Policia ende nuk ka lėshuar asnjė deklaratė.
Pėr arsye tė pjesėmarrjes ushtarake tė Norvegjisė nė Afganistan, nė tė kaluarėn ka pasur disa herė raste tė kėrcėnimeve drejtuar Norvegjisė nga ana e rrjetit ndėrkombėtar terrorist al-Qaeda, ndėrsa qė pati kėrcėnime dhe pėr shkak tė pjesėmarrjes sė avionėve luftarakė tė Norvegjisė nė bombardimet kundėr regjimit tė Muamar Gadafit.
“Ėshtė e vėshtirė tė shpjegohet se pėr ē’arsye ka ndodhur kjo. Kėtu nuk ka kurrfarė grupesh terroriste vendore, megjithėse autoritetet norvegjeze disa herė kanė bėrė nga ndonjė arrestim tė personave tė lidhur me al-Qaedan”, deklaroi David Lea nga organizata Control Risks.
“Norvegjesėt gjenden nė Afganistan dhe Libi, por e gjithė kjo nuk mjafton pėr tė nxjerrė farė pėrfundimesh tė sakta”, shtoi ai.
Auuu,para te gjithve zbulove se nga kush eshte kry sulmi terorist ,ALqaeda na qenka...ah mjeran e mjeran,me vjen keq per ate pupoll s enuk e kan merituar nje terror te tille sepse jan nder popujt me te urte ne bote,e per ty me vjen keq qe fije truri nuk ke me gjithe autorin e shkrimit kur vete shteti Novergjez akoma nuk di dhe mendohet te jene edhe forca radikale vendase,e mnu shqiptaret e krishtere drejte
tek alqaeda,pakistani avgansitani neser ndonje shqiptare musliman duhet te jete..paqsh shnosh koke e familjes nodshta jan ndryshe nga se per koken tende i eshte kende fermani"Hiri ne hi dheu ne dhe-Amen!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė