Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-11, 12:23   #2
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Vendoset kontrolli nė kufi, ROSU tėrhiqet

Nga Faton Ismajli mė 26 korrik 2011 nė ora 12:40 (E plotėsuar) Ndėrhyrja e policisė speciale tė Kosovės pėr tė vėnė nėn kontroll dy pikat kufitare nė veri ėshtė realizuar. “Aty tash do tė vendosen gradualisht doganierė dhe policė shqiptarė pėr tė zbatuar masėn e reciprocitetit pėr mallrat serbe. Ky ka qenė qėllimi i aksionit”, ka thėnė njė zyrtar i lartė i Qeverisė sė Kosovės, tė martėn pėr Express. Ai shtoi se Policia Speciale ROSU nuk janė doganierė, e as policė kufitarė, pėr tė qėndruar mė gjatė nė pika kufitare dhe doganore. Sipas tij, tani do tė pasojė tėrheqja graduale e njėsiteve speciale dhe do tė bėhet zhbllokimi i rrugėve nga serbėt lokalė. NATO negocion "ngrirjen e aksionit tė qeverisė" Njė zėdhėnės i NATO-s nė Kosovė tha se aleanca ushtarake po pėrpiqet qė tė negociojė fundin e lėvizjes sė befasishme nė njėsive speciale tė policisė pėr tė marrė kontrollin nė dy pikat kufitare me Serbinė. Zėdhėnėsi Ralf Adametz i ka thėnė agjencisė Associated Press, se "aleanca ėshtė duke negociuar ngrirjen e aksionit tė qeverisė" pėr tė marrė kontrollin nė pikat kufitare 1 dhe 31, qė gjenden nė veri tė Kosovės. Tensionohet situata nė Zveēan? Serbėt tė cilėt e kanė bllokuar rrugėn nė Rudare, e cila shpie nė pikėn kufitare 1, kanė shtėnė me armė zjarri ndaj Policisė sė Kosovės, me ē'rast ėshtė dėmtuar njė automjet i policisė, ndėrsa nuk ka informacione pėr tė lėnduar. Burime te Kosovapress-it bėjnė tė ditur se forca tė mėdha policore, janė nisur nga Vushtrria nė drejtim tė pikės kufitare Jarinje, pėr tė qetėsuar situatėn dhe pėr tė mbrojtur pikat kufitare nga serbėt e rebeluar. Aksioni policor pėr marrjen nėn kontroll tė pikave kufitare nė veri tė vendit, ka filluar mbrėmė rreth orės 22. Policia e Kosovės mbrėmė ishte vendosur nė pikėn 31, ndėrkohė qė serbėt kishin bllokuar rrugėt qė qonin nė pikėn 1, duke e penguar gjatė tėrė natės policinė qė tė vendoset edhe nė kėtė pikė. Por policia ka arritur tė vendoset nė kėtė pikė kufitare sot rreth orės 8 tė mėngjesit. Pesė policė tė plagosur, jo rėndė Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ka bėrė tė ditur se pesė pjestarė tė njėsive speciale tė policisė sė Kosovės, Rosu, janė plagosur gjatė natės, nė aksionin pėr marrjen e pikave kufitare nė veri. Rexhepi tha se njė pjesėtar i policisė u plagos nė kėmbė, kur makina nė Zubin Potok hodhi njė mjet shpėrthyes, ndėrsa katėr tė tjerė janė lėnduar nė njė fshat nė komunėn e Zveēanit, Rudare, kur serbėt tė cilėt bllokuan rrugėn me gurė goditėn veturėn e policisė. Ai shtoi se oficerėt e policisė jashtė rrezikut tė jetės. Ministri i Kosovės tha se ekziston mundėsia e eskalimit tė situatės, por policia ka kujdes maksimal dhe se qytetarėt serbė nė veri tė Kosovės duhet tė kuptojnė se veprimi nuk ėshtė i drejtuar kundėr tyre. Merret kontrolli edhe nė portėn 1 Forcat policore kanė marrė kontrollin edhe nė pikėn 1 nė Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi. “Kemi pritur se mund tė ketė vėshtirėsi. Por, situata ėshtė qetė. Tani ėshtė shtrirė sovraniteti, dhe ky ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm”, ka thėnė Rexhepi, transmeton REL. Policia e Kosovės ka ndėrmarrė mbrėmė aksionin pėr futjen nėn kontroll tė pikės kufitare 1 dhe 31 qė gjenden nė pjesėn veriore tė Kosovės, duke dėrguar atje njėsitė speciale tė policisė. Ndėrsa, kontrolli ėshtė marrė menjėherė nė pikėn 31, nė Bėrnjak, njėsitė speciale ishin bllokuar qė tė merrnin kontrollin dhe nė Jarinje, nga bllokada e serbėve lokalė. Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se futja nėn kontroll e pikės 31 ėshtė bėrė nėn tė ashtuquajturin Planin B. Ai njoftoi, se gjatė aksionit, njė polic ėshtė lėnduar me njė mjet shpėrthyes, dhe dy-tre tė tjerė janė lėnduar nga hedhja e xhamave dhe gurėve, prej anės sė serbėve lokalė. Ai e ka quajtur kėtė bilanc, si dėm minimal. Rexhepi ka thėnė se me kėtė veprim, po mundėsohet qė tė zbatohet plotėsisht vendimi i Qeverisė pėr masėn e reciprocitetit ndaj Serbisė. Pikat kufitare 1 dhe 31, nė tė cilat nuk ėshtė vendosur dogana qė nga viti 2008, janė parė si pengesa kryesore e zbatimit tė reciprocitetit, meqenėse kamionėt serbė kanė hyrė nė Kosovė nė mėnyrė tė pakontrolluar. Rexhepi ka thėnė se njėsitė speciale tė policisė, do tė qėndrojnė nė veri deri sa tė jetė e nevojshme dhe derisa tė vendosen doganierėt. Marrin Veriun Njėsitet e Policisė Speciale tė Kosovės kanė ndėrhyrė tė hėnėn nė mbrėmje nė pjesėn veriore tė Kosovės, pėr tė vendosur kontrollin nė dy pikat kufitare me Serbinė. Urdhrin pėr kėtė aksion e ka dhėnė Kryeministri Hashim Thaēi, ndėrkohė qė paraprakisht ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisė, Reshat Maliqi. Burime tė gazetės Express kanė thėnė se Maliqi ėshtė shkarkuar pėr shkak se nuk ka zbatuar urdhrat pėr dėrgimin e njėsive policore nė pjesėn veriore tė vendit. Pėrfaqėsues tė shteteve tė perėndimore kanė mbėshtetur vendimin e Qeverisė, qė nė dy pikat kufitare tė policia e Kosovės tė zbatojė ndalesėn pėr hyrjen e mallrave serbe, kanė thėnė burime tė gazetės. Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se aksioni i policisė po zhvillohet pa ndihmėn e EULEX’it, sepse Misioni i BE’sė nuk ka pranuar tė bėhet pjesė e njė grupi tė pėrbashkėt koordinues. “Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX’in. Kemi kėrkuar tė krijohet njė trupė e pėrbashkėt me EULEX’in, por kjo nuk ka ndodhur. EULEX nuk ka pranuar tė bashkėpunojė”, ka thėnė Rexhepi. Ai ka konfirmuar se situata nė pikėn 31 ėshtė e qetė, ndėrkaq forcat policore deri nė mesnatė nuk kanė mundur tė arrijnė nė pikėn tjetėr kufitare, pėr shkak se serbėt lokalė kanė bllokuar rrugėn me kamionė nė nė afėrsi tė Leposaviqit dhe nė fshatin Rudare tė Zveēanit. Mirėpo, Ministri Rexhepi ka theksuar se policia nuk do tė zmbrapset pa e realizuar aksionin. “Nuk ka tėrheqje prapa. Ne jemi tė vendosur tė qėndrojmė. Situata ėshtė e tensionuar, por ne jemi maksimalisht tė kujdesshėm qė tė mos eskalojė situata”, ka thėnė ai. Pikat 1 dhe 31 ka njė kohė tė gjatė qė gjenden jashtė kontrollit tė autoriteteve kosovare. Kėto dy pika janė vlerėsuar si vendkalim kryesor i kontrabandės dhe krimit tė organizuar. Kjo ka qenė brenga kryesore e autoriteteve kosovare, por edhe e gjithė spektrit politik nė vend. Me ardhjen e EULEX’it nė Kosovė u patėn shtuar shpresat se kėto dy pika do tė futen nėn kontrollin e autoriteteve kosovare. Burime tė Express kanė thėnė se ėshtė realizuar 70 pėr qind e planit tė Policisė, ndėrkaq deri tė martėn nė mėngjes do tė realizohet nė tėrėsi. Njė zėdhėnės i EULEX’it, James Nichols, citohet tė ketė thėnė pėr portalin InfoGlobi se nuk di gjė pėr ndėrhyrjen nė Veri. “Unė nuk kam dėgjuar asgjė lidhur me atė qė thuhet, si pėrpjekjet pėr tė vendosur kontrollin nė pikat doganore 1 dhe 31 nė Kosovėn veriore”, ka deklaruar ai. Megjithatė, Nichols ka dhėnė njė deklaratė se ēfarė do tė udhėzojė qytetarėt Misioni i BE’sė. “Ne do t’i informojmė vozitėsit e veturave komerciale pėr situatėn nė Kosovė. Do t’u themi se ėshtė mirė qė t’i kenė targat tjera, e jo ato tė Serbisė. Po ashtu, do t’u themi qė tė kenė dokumentacionin e vulosur, por jo me vulat e Serbisė. Do t’u themi se nė rastin e kundėrt ata do t’i nėnshtrohen rrezikut tė pėrfundojnė nė duar tė Policisė sė Kosovės, e cila mund t’i largojė pėr nė Serbi nga porti 3 pa mallin e tyre”, ka thėnė mes tjerash Nichols. Ndėrkaq, sipas radios serbe B92, zyrtarė tė EULEX-it kanė thėnė se pėr aksionin e policisė kanė marrė vesh nga mediat. Zyrtarė tė Qeverisė sė Serbisė kanė reaguar ndaj aksionit tė Policisė Speciale tė Kosovės. Sekretari shtetėror nė Ministrinė pėr Kosovėn tė Qeverisė sė Serbisė, Oliver Ivanovic, ka tėrhequr vėrejtjen se situata nė veri mund tė eskalojė. “Situata ėshtė mjaft e tensionuar, ky ėshtė njė veprim i pamenduar, pėr tė cilin nuk ka asnjė shpjegim“, citon B92 Ivanovicin. Ai ka thėnė se ka biseduar me pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe pret reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it. Sipas Ivanovicit, tensionet mė tė mėdha priten mėngjesin e tė martės. “Kur ky veprim ndėrlidhet me vendimin pėr ndalimin e mallrave, shihet se kemi tė bėjmė me njė plan mjaft koherent“, ka thėnė ai. Ndėrsa, Ministri serb Goran Bogdanovic ka thėnė se aksioni i Qeverisė sė Kosovės “ėshtė njė akt i pakuptimtė, pėr tė cilin dyshoj se ndoshta ėshtė i sinkronizuar me EULEX’in”. Ai bėri tė ditur se kreu shtetėror i Serbisė menjėherė ka alarmuar bashkėsinė ndėrkombėtare pėr eskalim tė situatės. Sipas tij, presidenti Boris Tadic dhe kryeministri Mirko Cvetkovic kanė kontaktuar me Komisionin Europian, OKB’nė, Krahun Jugor tė NATO’s dhe struktura tjera ndėrkombėtare. Sipas RTK’sė, pas mesnatės nė Leposaviq ėshtė dhėnė “alarmi pėr rrezik luftarak dhe qytetarėt kanė dalė nė rrugė”. Beitrag bearbeiten/löschen

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Llapi : 26-07-11 nė 12:30
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė