Plagoset rėndė polici i ROSU-sė
E plotėsuar-Telegrafi mėson nga burime jozyrtare se ka pasur pėrleshje nė pikėn doganore 31, dhe si pasojė ka tė lėnduar nga tė dy radhėt, nga Policia e Kosovės dhe serbėt qė protestonin, ndėrkaq njė pjesėtar i ROSU-sė ėshtė plagosur rėndė.
Ndėrkaq, mediat raportojnė se Njėsitet ROSU dhe FIT (njėsiti pėr Intervenim tė Parė), tė cilėt ishin nisur pėr nė pikėn 31, janė kthyer drejt Mitrovicės, pasi kanė rėnė nė pritė.
E plotėsuar-Burime tė Telegrafit bėjnė tė ditur se pas tėrheqjes sė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės, ROSU sėrish ėshtė nisur nė aksion, nė drejtim tė veriut.
Bėhet e ditur se rreth 30 automjete tė Policisė janė nisur drejt pikave doganore, pasi kryetari i Leposaviqit i ka ftuar qytetarėt serb qė tė protestojnė nė pikėn 1, kundėr marrjes sė kontrollit nga autoritetet e Kosovės.
Pas tėrheqjes, ROSU ėshtė nisur nga baza e tyre nė Shipol tė Mitrovicės pėr nė pikat doganore.
I vetmi informacion qė kanė dhėnė Njėsia Speciale ėshtė konfirmimi i aksionit.
E plotėsuar- Mediat raportojnė se forcat speciale tė policisė kanė qenė cak i gjuajtjes me armė zjarri pak minuta mė parė, derisa po tėrhiqeshin nga pika kufitare e Bėrnjakut, ndėrsa mėsohet se nuk ka tė lėnduar nga ky sulm.
Nė Mitrovicė para pak ēastesh te tre rrokaqiejt ka ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm e ende nuk dihen pasojat e tij.
E plotėsuar- Ndėrhyrja e Policisė Speciale tė Kosovės pėr tė vėnė nėn kontroll dy pikat kufitare nė veri ėshtė realizuar.
Megjithatė, siē raporton RTK bazuar nė burime brenda KFOR-it, ėshtė arritur marrėveshje nė mes tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe negociatorit nė bisedime me Kosovėn, Borko Stefanovic pėr tėrheqjen e forcave speciale tė policisė (RSU) nga postblloku nė Jarinje.
Mirėpo, pas tėrheqjes sė ROSU, nė pikat kufitare do tė vendoset policia e rregullt e Kosovės, shumica e tė cilėve tė nacionalitetit serb, sikurse qė ėshtė premtuar edhe zhbllokimi i rrugės nga protestuesit serbė.
Megjithatė lajmi pėr tėrheqjen e Njėsisė Speciale tė Policisė nuk ėshtė konfirmuar ende zyrtarisht.