Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31
Kryeministri Thaēi: Vendimi i mbrėmshėm i Qeverisė - demonstrim i drejtpėrdrejt i pėrcaktimit tonė pėr rend dhe ligj, i pėrcaktimit tonė pėr luftimin e krimit dhe korrupsionit nė ēdo cep tė Kosovės
Prishtinė, 26 korrik 2011
Deklaratė e kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, lidhur me zhvillimet e fundit nė veri tė vendit
Tė nderuar qytetarė tė Republikės sė Kosovės,
Mbrėmė, njėsitė speciale tė policisė sė Republikės sė Kosovės janė autorizuar pėr fillimin e veprimeve konkrete pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė pikat kufitare 1 dhe 31.
Mė lejoni, para sė gjithash tė them, se veprimi i ndėrmarrė mbrėmė nė asnjė mėnyrė nuk duhet kuptuar si veprim i nxitur dhe me qėllim provokimi.
Nė fakt, qėllimi i vetėm ka qenė dhe ėshtė vendosja e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.
Tė nderuar qytetarė tė Republikės sė Kosovės,
Si kryeministėr i Kosovės, dua qė publikisht tė shpreh admirimin tim pėr guximin dhe profesionalizmin e dėshmuar mbrėmė, sot dhe kurdoherė nga policia e Kosovės.
Dua ti pėrgėzoj pėr pėrkushtimin e tyre personal dhe institucional pėr tė pėrmbyllur me sukses misionin e tyre.
Por, nė kėtė moment qė po flas, ju e dini se kemi njė pjesėtar tė policisė sė Kosovės tė plagosur rėndė.
E di se mjekėt janė duke bėrė tė gjithēka pėr ta shpėtuar jetėn e tij dhe janė duke iu dhėnė ndihmėn e nevojshme mjekėsore edhe policėve tė tjerė tė lėnduar qė janė jashtė rrezikut pėr jetė.
Prandaj, sonte lutjet e mia dhe tė popullit tė Kosovės janė me policėt e lėnduar nė krye tė detyrės.
Uroj qė tė shėrohen shpejt dhe tė vazhdojnė tė jenė shembuj tė mbrojtjes tė rendit, ligjit, dhe uniformės policore.
Po ashtu, dua tė shpreh konsideratėn dhe respektin tim pėr tė gjithė ushtarėt e KFOR-it qė u pėrkujdesen pėr ruajtjen e qetėsisė dhe sigurisė.
Me lejoni tė theksoj se tokės i japin jetė njerėzit qė jetojnė nė tė. Prandaj, unė dua tė shpreh mirėnjohjen time tė thellė dhe ti falėnderoj tė gjithė qytetarėt e Mitrovicės dhe komunave tjera nė veri, tė cilėt pėrkundėr vėshtirėsive dhe sfidave, qėndruan nė shtėpitė e tyre.
Dua, qė pėrmes kėsaj deklarate tu drejtohem edhe qytetarėve serb tė Kosovės qė jetojnė nė veri: veprimet e bėra sot dhe mbrėmė nuk janė tė drejtuara kundėr jush por nė shėrbim tė sigurisė tuaj.
Nė fakt, ne synojmė qė edhe pėr qytetarėt tanė qė jetojnė nė veri ti ofrojmė tė njėjtat mundėsi dhe shėrbime, si pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Qytetarė tė dashur,
Vendimi i mbrėmshėm ka qenė jo i lehtė, por i drejtė.
Ka qenė vendim pėr veprim tė domosdoshėm.
Nė fund tė fundit, si Kryeministėr kam pėrgjegjėsi morale , kushtetuese dhe ligjore tė marr vendime tė rėnda.
Por ėshtė e rėndėsishme qė kėto vendime tė jenė tė drejta.
Dhe unė jam i bindur se kemi marrė vendimin me te drejtė te mundshėm.
Ne nuk mund tė jemi indiferentė dhe pėrjetėsisht tė tolerojmė qė njė pjesė e territorit tonė tė jetė vrimė e zezė jo vetėm e Kosovės, por edhe e Evropės.
Ne nuk mund tė tolerojmė pėrjetėsisht qė sovraniteti ynė tė cenohet.
Nuk mund tė lejojmė qė njė pjese e atdheut tonė tė pėrdoret e shfrytėzohet si vendkalim pėr mallra tė kontrabanduara.
Kjo ėshtė nė kundėrshtim jo vetėm me parimet e ligjeve dhe kushtetutės sonė, por nė kundėrshtim tė plotė me vlerat dhe parimet evropiane.
Ne jemi munduar qė pėrmes dialogut me Serbinė tė zgjedhim shumė probleme praktike.
Pėrderisa ne kemi kėrkuar bashkėpunimin e Serbisė, kjo assesi nuk nėnkupton qė Serbisė do ti jipet e drejta e vetos pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė Kosovė.
Unė ftoj qytetarėt e Kosovės pėr mirėkuptim, qetėsi dhe gjakftohtėsi.
Nuk ka ndodhur asgjė e jashtėzakonshme.
Tė bashkuar si popull dhe politikė do tia dalim.
Ju ftoj pėr forcimin e unitetit qytetar e politik tė bashkuar do tė kemi sukses.
Ne nuk do tė bėjmė kompromis me askėnd pėr sigurinė e vendit tonė.
Ne nuk do tė bėjmė kompromis me askėnd pėr tė drejtėn tonė kushtetuese dhe ligjore.
Ne vetėm po ushtrojmė tė drejtat tona ligjore dhe kushtetuese.
Vendimi ynė ėshtė legjitim, legal dhe nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.
I bėjė thirrje Beogradit, qė tė reflektojė dhe tė evropianizojė qasjen nė raport me Kosovėn dhe rajonin.
Ne jemi pėr bashkėpunim rajonal dhe respekt reciprok pėr ēka stimulojmė ekonominė e lirė tė tregut dhe presim tė njėjtėn gjė ta bėjnė edhe tė tjerėt.
Nė fund tė fundit, ne tė gjithė duhet tė punojmė qė i tėrė rajoni tė jetė pjesė e njė familje tė madhe evropiane, ku kufinjtė relativizohen falė bashkėpunimit.
Pėrderisa mundohemi dhe punojmė qė tė kultivojmė bashkėpunimin dhe partneritetin mė BE-nė dhe partnerėt tanė perėndimor, ndodhė qė pėrkundėr objektivave tė pėrbashkėta qė kemi, ndonjėherė tė mos kemi dinamikė te njėjtė drejt pėrmbushjes sė qėllimeve tona tė pėrbashkėta.
E kam thėnė qė partneritetin me miqtė tanė ndėrkombėtarė duhet ta ruajmė si sytė e ballit, por kushtetuta dhe sovraniteti i vendit tim janė tė shenjta pėr mua dhe shkojnė pėrtej ēdo partneritet dhe lojaliteti.
Vendimi i mbrėmshėm i Qeverisė ėshtė demonstrim i drejtpėrdrejt i pėrcaktimit tonė pėr rend dhe ligj, demonstrim i qartė i pėrcaktimit tonė pėr luftimin e krimit dhe korrupsionit nė ēdo cep tė Kosovės.
Ky ka qenė pėrcaktimi im dje, sot dhe kėshtu do tė mbetet pėrgjithmonė.
Pėr Kosovėn do tė ketė vetėm ecje pėrpara.
Shteti i Kosovės do tė konsolidohet dhe do tė forcohet ēdo ditė.
Shteti i Kosovės do tė bėhet pjesė e NATO-s dhe e BE-sė.
Tė kemi besim nė perspektivėn tonė euroatlantike dhe nė harmoni tė brendshme e paqe me tė tjerėt.
Ju faleminderit!
|