Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-07-11, 03:17   #4
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mendime nga Ramiz Bojaj...

Ramiz Bojaj

Pėr sa kohė qe Qeveria e Kosovės nuk mbėshtetet nė pėrdorimin e forcės nė zgjidhjen e problemit tė veriut, vetvetiu (ose nė formėn e heshtur) nėnkupton nėnshtrimin e plotė ndaj bandave tė armatosura dhe MUP-it serb nė kėtė pjesė tė shtetit tonė. Kosovės mė tepėr se kurrė i duhet hartimi i njė strategjie politike (nė planin e jashtėm dhe tė brendshėm) qė t’i imponojė Serbisė dhe BN-sė, politikėn e vet mbėshtetur nė interesat e saja nacionale. Pėrse, gjithmonė jemi tė dėnuar qė tė reagojmė pas veprimeve ose akuzave tė Serbisė.

Paaftėsia e ndėrtimit tė politikave ekzekutive (plani i brendshėm) si dhe mos efektiviteti nė diplomacinė e jashtme qeveritare, ka bėrė qe Serbia fqinje, jo vetėm tė mbrojė (planin e vet fashisoid), por vazhdon tė diktojė edhe pėrmbajtjen e gjertanishme tė spektrit europolitik tė vendit tonė (plani i jashtėm). Nė kėtė kontekst, Serbia rrezikon qė tė imponohet edhe si palė e tretė nė bisedimet pėr veriun e Kosovės, mbi bazat e tė cilės me automatizėm pjesėn veriore tė Mitrovicės do ta shndėrronte nė njė zonė neutrale nė mes tė Kosovės dhe Serbisė.

Para se tė ndodhė akti i kryer (pėrfshirja e Serbisė nė bisedime pėr veriun), institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės me urgjencė duhet tė zbatojnė strategjinė e demilitarizimit (shpartallimin e strukturave ilegale dhe kriminale tė menaxhuara nga Serbia), vend ky i pėrfshirė nė liberalizim vizash me gjithė tė palarat e saj.

Duke gjendur terren tė pėrshtatshėm (ngathtėsia diplomatike e Kosovės pėr tė akuzuar Serbinė pėr tė bėmat e saj kriminale dhe menaxhim tė elementeve kriminale nė veri), kjo e fundit vazhdon me komplotet e saja kundėr shtetit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare (nė OKB, BE GJND etj), ndėrsa nė raport ndėrshtetėror me vendin tonė, vazhdon tė kultivojė politikėn e terrorizmit ndėrkombėtar duke mbėshtetur strukturat paralele dhe kriminale serbe nė veriun e Mitrovicės.

Pėrse, gjithmonė tė vonuar?!

Ėshtė shansi i fundit qė tė paktėn nė rastin e Mitrovicės, institucionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės tė tregojnė fuqinė e tyre, legjitimitetin dhe autoritetin e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Pėrparėsi e dorės sė parė pėr autoritetet tona shtetėrore ėshtė fakti se problemi ėshtė i pėrkufizuar brenda territorit tė vendit tonė (tė njohur edhe ndėrkombėtarisht).

Ekzistojnė tė gjitha elementet qė favorizojnė zbatimin e planit ekopolitik-shtetėror nė kėtė pjesė tė vendit, duke goditur fillimisht Serbinė (nė pikėn kufitare) pėr tė vazhduar me ndjekjen e kriminelėve qė veprojnė atje prej vitesh. Gjithashtu, autoritetet e Kosovės duhet tė mbajnė kontakte mė tė rregullta me institucionet e Kosovės Lindore (Preshevė, Medvexhė dhe Bujanovc) nė mėnyrė qė Serbia tė paktėn njėherė tė hidhet nė planin defansiv. Serbia duke vazhduar ofensivėn e saj agresive (realisht millosheviqiane) sa herė qė mbahen konferencat e OKB-sė, po e vė Kosovėn nė planin defansiv, gjithnjė duke u marrė me demantet dhe gėnjeshtrat e fabrikuara tė Serbisė kundėr autoktonisė dhe historisė sė Kosovės.

Nuk ėshtė gjithnjė e mjaftueshme qe ne vetėm tė mbrohemi. Ne nuk e akuzuam Serbinė as pėr krime e gjenocid, por kjo akuzoi Kosovėn nė GJND. E gjithė kjo shton njė shqetėsim tepėr real. Institucionet e zgjedhura tė Kosovės ose janė realisht tė pafuqishme pėr tė vepruar, ose ekziston njė servilizėm deri nė neveri ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila jo vetėm qė nuk mbron asnjėrėn palė (mendoj BN-ja), por kjo e fundit anon kah kompromisi i planeve gjithėpėrfshirėse (pjesėmarrja e tė gjithėve nė bisedime: nėnshkrimi i protokollit EULEX-Serbi, tentimet e UNMIK-ut pėr dialog Prishtinė-Beograd etj).

vijon...
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė