Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-07-11, 03:44   #10
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mendime nga Ramiz Bojaj...

Udhėkryqet e Kosovės

Qeveria e Republikės sė Kosovės nė strategjinė pėr bisedime me Serbinė, prioritet kryesor duhet ta ketė rimarrjen e veriut tė Kosovės. Koncepti ‘lehtėsues’ i rrugės sė integrimit evropian tė Kosovės, (pėrmes dialogut me Serbinė) ėshtė akti mė i pamatur dhe mė i papjekur i elitizmit politik. Ndryshe, Serbia do tė pėrpiqet gjithnjė ta mbajė tė tėnsionuar dhe jostabile situatėn nė Kosovė edhe pas bisedimeve.



Shkruan: Ramiz BOJAJ


Kosova pas 12-vjetorit tė ēlirimit dhe tre vjet tė shtetėsisė, gjendet nė njė situatė tejet delikate, jo vetėm me ēarjen e imazhit tė saj nė kontekstin ndėrkombėtar, por edhe pėr hartimin e njė strategjie efikase, e cila do t’i sherbente forcimit institucional e shtetėror tė vendit tonė. Shteti i Kosovės, duhetė tė tregojė maturi dhe pjekuri tė lartė para ēdo nisme pėr dialog me Serbinė. Kjo nėnkupton edhe qėndrimin e fortė, tashmė si njė shtet i pavarur dhe sovran duke i mbetur besnik parimit tė paluhatshmėrisė pėr ato tema qė mund tė cėnojnė autoritetin e sovranit. Shteti i Kosovės realisht gjendet nė njė situatė tė disfavorshme pėr shkak tė imazhit tė lenduar.Kėsaj i kanė ndihmuar (shpifjet dhe aventurat e Serbisė nė arenėn ndėrkombėtare), por edhe shkalla e papėrgjegjėsisė sė klientelizmit tonė nė planin e brendshėm. Kriza e vazhdueshme ekonomike (rritja e pandalshme e inflacionit), e rėndojnė edhe mė shumė pozicionin e Kosovės. Gjithashtu, ēarja deri nė kontest institucional, pozitė-opozitė, mund tė jenė oponentėt vendimtar tė jetėgjatėsisė sė autoritetit qeveritar. Kjo garė tregon se autoritetet politikėbėrėse tė vendit tonė janė nė ABC-nė e demokracisė dhe duhet kohė dhe ngritje mė tė madhe vetėdijėsimi pėr pėrgjegjėsinė e udhėheqjes sė detyrave shtetėrore.


Shqiptarėt nuk e duan geton

Diplomacia e Kosovės duhet tė hapė rrugė nė itinerarin e integrimeve ndėrkombėtare, qėndrueshmėrisė ekonomike e zhvillimore pėr tė hyrė nė garėn e madhe tė vlerave euroatlantike. Ndryshe, qėndrimi nė geto, jo vetėm se ėshtė i pameritueshėm pėr shqiptarėt, por edhe i rrezikshėm pėr tė ardhmen e rajonit dhe mė gjerė. Shqiptarėt janė dėshmuar si kombi mė proPerėndimor dhe proAmerikan nė botė. Gjithashtu, Kosova, prioritet tė vetin kryesor duhet ta proklamojė paprekshmėrinė e kufijve shtetėrorė, vendosjen e doganave nė pikat kufitare 1 dhe 31 si dhe largimin e elementeve pushtuese serbe nga veriu i Mitrovicės. Po ashtu, Qeveria e Kosovės nė strategjinė pėr bisedime prioritet kryesor duhet ta ketė rimarrjen e veriut tė Kosovės, tė faktorizojė ēėshtjen shqiptare tė Kosovės Lindore, e jo tė kėrkojė konsensus nga Serbia, qe kjo e fundit tė lejojė funksionimin e institucioneve tė Kosovės nė Mitrovicėn veriore. Serbia, vazhdon tė dėshmojė se nuk ėshtė e interesuar fare pėr qasje pragmatike ndaj Kosovės, jo vetėm pėr tė njohur realitetin e shtetit tė ri, por mbetet mbėshtetėse kryesore e elementeve destruktive pėr ta quar nė kaos Republikėn e Kosovės, duke pėrdorur pakicėn serbe si mjet fabrikimi e manipulimi. Po ashtu, Serbia, pėrpiqet tė pėrfitojė nė planin shumėdimensional nė bisedimet me Kosovėn: Tė lehtėsojė rrugėn e vet drejt BE-sė, si dhe tė legalizojė praninė e saj nė Kosovė. Kjo dėshmon se me Serbinė nuk ekzistojė probleme teknike, por politike. Ēfarėdo dialogu i proklamuar si teknik, (pavarėsisht pėrmajtjes pėr ēėshtje personash tė pagjetur, targa a dokumente indentifikimi), tė gjitha kėto elemente janė tė pandashme nga pėrmbajtja politike. Shembull shumė i thjeshtė: Si mund tė njihen targat RKS, nga njė shtet ‘inegzistent’ (rasti i Kosovės), ose dokumentet e qytetarėve tė njė shteti pa adresė( pa vendqendrim, shtetėsi etj.) Ndryshe, kontekstet teknike nuk mund tė pėrfundojnė si zgjidhje pėr kontestet politike (duke ėprfshirė edhe statusin), ngase niveli teknik ėshtė mekanizėm ad hoc, ndėrsa ai politik bazohet mbi parimet mė tė larta tė shteteve, (interesave bilaterale ). Institucionet shtetėrore tė vendit tonė, duhet ta kenė tė qartė se nėse Serbia heq dorė nga ndarja klasike e Kosovės, (pėr shkak tė presionit ndėrkombėtar dhe kthimit tė mundshėm domino), atėherė qeveria e Beogradit do tė kėrkojė formatizim kufijsh, pėr tė aneksuar dhjetėra kilometra katror territor tė Kosovės. Edhe pss kjo nuk do tė quhej ndarje, (por kompromis pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės), njė gjė e tillė do tė qonte nė kundėrreagim tė menjėhershėm pėr shpalljen e pavarėsisė sė Luginės (Kosovės Lindore). Sinjalet e para tė lėkundjės se kufijve ekzistues tė Kosovės, kanė ndodhur paraprakisht me Maqedoninė, pėr tė vazhduar herėt a vonė edhe me Malin e zi, dhe me vet Serbinė. Kėtė mė se miri e dėshmon reagimi nga i
ashtuquajturi Kėshill Nacional Serb pėr veriun e Kosovės, qė nėkupton praninė ruse nė kėtė rang bisedimesh, qe nė pėrkthimin tonė do tė thotė dėshtim. “Vetėm pjesėmarrja aktive e OKB-sė dhe e Federatės Ruse mund tė pengojė planin anti-serb tė Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinės”. A nuk ngjanė kjo thirrje ngjajshėm me afishet ultranacionaliste tė kohės sė Millosheviqit!


Faktorizimi shqiptar


Ėshtė koha qė mos tė kėnaqėmi vetėm me gėllėnjkėn e shpalljes sė pavarėsisė, por tė angazhohemi me pėrgjegjėsi tė plotė, pėr njė Kosovė mė tė zhvilluar dhe mė prospoeruese. Rruga e integrimeve evropiane pėr shqiptarėt vazhdon tė shoqėrohet me rreziqet tejet reale pėr humbjen e territoreve tė tjera tė saj (edhe ashtu tė tkurrura). Ky rrezik permanent i hartuar nga mendėsia e sėmurė ballkanase (veēmas ajo serbo-sllave) ka shtuar zėshėm qėllimet ekspansioniste pėr zgjerim territoresh nė dėm tė shqiptarėve. Se sa janė tė pėrgatitur shqiptarėt pėr tu pėrballur me sfida tė tilla, dėshmojnė faktet nė terren. Pavarėsisht gjenocidit dhe terrorit serb kundėr Kosovės dhe shqiptarėve tė Kosovės Lindore, vendi ynė ėshtė ndalur nė planin defansiv, duke u marrė me jo-tė e shpifjeve serbe kunder shtetit mė tė ri. Asgjė mė shumė! –Qėndrimi tepėr pėrulės i elitizmit politik shqiptar nė shkallė nacionale, ka bėrė qe ēėshtja jonė kombėtare tė shėnojė rėnie tė rolit dhe faktorizimit tė vet nė rajon. Kjo nė masė tė dukshme ka ‘trimėruar’ tendencat sllave pėr zhvatje territoresh ndaj gjeografisė shqiptare. Serbia vazhdon tė mbajė nėn kontroll veriun e Mitrovicės, duke vazhduar me taktikėn e spastrimit etnik nė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit. E gjithė kjo detyron kushtimisht tė dėgjohet edhe zėri Luginės, ( Kosovės Lindore). “Situata aktuale politike e sigurisė nė rajonin e Luginės sė Preshevės ėshtė e paqėndrueshme. Angazhimi direkt i pėrfaqėsuesve legjitim tė shqiptarėve tė kėtij rajoni nė negociatat, Kosovė-Serbi, do tė ndikonin pozitivisht nė zgjidhjen e problemeve me tė cilat ballafaqohen qytetarėt, tė cilėt jetojnė kėndej e matanė kufirit shtetėror me Kosovėn”, vlerėsojnė pėrfaqėsuesit e Kosovės Lindore. Serbia, edhe pse e renditur nė anėn e ngėrēeve politike nė kėndin global, vazhdon tė jetė mė e pėrafruar me vet BE-nė (liberalizimi i vizave), gjithashtu Maqedonia me qėndrim racist ndaj shqiptarėve (Enciklopedia famėkeqe dhe rasti i Kalasė sė Shkupit), ėshtė pėrfshirė nė liberalizim vizash, po ashtu Greqia, me tendenca pėr eksterritore ndaj shtetit shqiptar ėshtė anėtare e BE-sė, pėrderisa Shqipėria dhe Kosova, edhe pėr fajin se kultivojnė politikėn tepėr labile, vazhdojnė tė jenė tė shpėrfillshme nė kėtė drejtim.

Rikthimi i imazhit tė humbur


Kosova e dalė me qeveri gati minorene dhe me opozitė, shpeshherė kontraverse, mbetet nė piskun e ruajtjes sė stabilitetit ekopolitik e bashkė me kėtė edhe atė tė imazhin tė thyer nė kontekstin ndėrkombėtar. Edhe ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, Christopher Dell, ka deklaruar se sfidat kryesore tė qeverisė sė Kosovės vazhdojnė tė jenė forcimi i shtetit ligjor dhe pėrmirėsimi i gjendjes ekonomike.
Ndėrkaq, kongresisti amerikan, Eliot Engel thekson se BE-ja duhet tė jetė e kujdesshme, rreth dialogut Kosovė-Serbi, pėr faktin se Serbia vazhdon ta pengojė Kosovėn nė planin ndėrkombėtar. Njė gjė e tillė duhet tė merr fund pėrgjithmonė. “Kosova duhet tė kėtė njė plan tė pėrcaktuar drejt Bashkimit Evropian dhe ėshtė shumė e rėndėsishme qė Kosova tė nisė procesin e anėtarėsimit sa mė shpejt qė tė jetė e mundur”. Kongresisti Engel citon faktin se Serbia ende ėshtė armiqėsore ndaj anėtarėsimit tė Kosovės nė OKB, duke u angazhuar si prag pengues sė bashku me Rusinė. Ėshtė paksa i quditshėm fakti se, pothuajse, nė tė gjitha nismat pėr dialog flitet pėr problemin serb ( kontesti politik Kosovė-Serbi, problemin serb nė Kosovė etj.), duke anashkaluar ēėshtjen shqiptare, jo vetėm nė Kosovė por edhe atė nė Luginė. Pavarėsisht kėsaj, Serbia pėrpiqet mė tė gjtha format ta mbajė tė tėnsionuar dhe jostabile situatėn nė Kosovė, e jo tė ndihmojė nė krijimin e imazhit tė qėndrueshėm. Ndėrkaq, analisti, James Pettifer, mendon se bisedimet e tilla, pėrveēse ia rrisin Serbisė legjitimitetin dhe imazhin nė komunitetin ndėrkombėtar, shoqėrohen edhe me rreziqe. “Qeveria e Kosovės nuk e ka sa duhet tė qartė pėr rreziqe tė tilla, sepse ėshtė lehtė tė fillosh tė bisedosh pėr kėto gjėra, por pastaj mund tė vihesh pėrpara trysnisė pėr tė biseduar pėr diēka tjetėr”. Kosova e ka autorėsinė pėr tė qėndruar, vepruar dhe funksionuar si shtet i pavarur dhe sovran, nė sistemin e vet shumėdimensional edhe pėr faktin se ėshtė njohur nga 75 vende pėrfshirė 22 vende tė BE-sė dhe vet SHBA-nė. Gjithsesi, shteti ekzistencial edhe pse i garantuar, duhet t’i mbrojė interesat e veta ekopolitike, juridike e kombėtare.

vijon..

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 30-07-11 nė 03:45
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė