Titulli: Lajme Aktuale....
Arrihet marrėveshja me KFOR-in
(I plotėduar) - Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi ka bėrė tė ditur nė mbledhjen urgjente tė Qeverisė sė Kosovės se ėshtė arritur marrėveshja pėr veriun, pas disa takimeve me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler. Ai ka thėnė se Qeveria ka arritur pajtimin me KFOR-in pėr ruajtjen e gjendjes sė re tė krijuar nė pikat 1 dhe 31 qė ėshtė rezultat i vendimeve tė Qeverisė sė Kosovės.
Pala serbe ka pranuar marrėveshjen 10- pikėshe me tė cilėn i jepet njė zgjidhje pėrkohshme e krizės nė veri. Paraprakisht kushtet nė fjalė janė harmonizuar mes Qeverisė sė Kosovės, SHBA-sė dhe BE-nė dhe mė pas ato i janė pėrcjellė palės serbe.
Ujdia erdhi pasi komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler zhvilloi sot njė varg takimesh me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, ku tė pranishėm ishin edhe Chritopher Dell e Fernando Gentilini. Marrėveshja pritet tė publikohet nė mbledhjen e sotme tė ekzekutivit qė mbahet nė ora 16:00.
Oferta e Prishtinės u ėshtė prezantuar palės serbe, e cila ka pranuar megjithėse kishte kundėrshtuar atė mė parė.
Marrėveshja do tė ketė garancinė e plotė ndėrkombėtare, ndėrsa do tė jetė valide sė paku deri mė 15 shtator tė kėtij viti, ndėrsa palėt marrin obligim pėr zbatimin e saj dhe angazhimin pėr tė zgjidhur ēdo marrėveshje me mirėbesim pėrmes mekanizmave tė pėrshtatshme.
Lista e hartuar nga qeveria e Kosovės pėrmban 10 pika:
1. Heqja e bllokadave tė rrugėve
2. Nė parim mbajtja e gjendjes aktuale nė portat kufitare
3. KFOR-i tė jetė pėrgjegjės pėr portat
4. Nė parim portat tė jenė tė mbyllura pėr arsye sigurie dhe tė jenė zona tė kufizuara ushtarake
5. Ndihma humanitare do tė lejohet qė tė hyjė nė Kosovė nė makina deri nė 3.5 tonė, nė pika tė caktuara kufitare, pas njė vlerėsimi nga njė organ i caktuar dhe i pavarur ndėrkombėtar se ekziston nevoja pėr ndihma humanitare
6. Mallrat pėr kishėn ortodokse serbe do lejohen tė kalojnė
7. Ēdo person dhe makinė tė kontrollohet pėr armatim
8. Ēdo person tė kontrollohet pėr ID
9. Treni Beograd-Prishtinė tė kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovės, si dhe tė ndihmohet nga KFOR-i
10. Pikat e paautorizuara kufitare tė mbyllen.
|