Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-11, 06:33   #25
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Opinione

Pra, nėse nuk ka pasur koordinim paraprak me KFOR-in, atėherė del se rrezikimi i asaj dite ka qenė shumė mė i madh seē ėshtė paraqitur dhe se viktimat kanė mundur tė jenė shumė, shumė mė tė mėdha. Arsyet se pse kjo nuk ka ndodhur, mbase do tė duhej gjetur te prezenca e komandantit tė KFOR-it, Buehler, i cili fillimisht mori rolin e paqebėrėsit, mė pas evakuuesit, e pėrfundimisht edhe tė kryenegociatorit nė kohėn kur institucionet e Kosovės mbeteshin pa pėrfaqėsues nė terren. Por, mbase edhe te fakti se, megjithatė, ka pasur vetėpėrmbajtje nga popullata lokale serbe, gjė qė nuk mund tė thuhej pėr operativėt e MUP-it serb tė infiltruar nė territorin e Kosovės, qė janė burimi i gjithė jostabilitetit nė veri.








Njė gjė ėshtė e qartė – po tė kishte pasur sulme edhe nga popullata e armatosur serbe, numri i policėve kosovarė qė do tė pėsonin do tė ishte shumė mė i madh, pėr shkak se: 1) Policėt elitė janė gjendur nė territorin tė cilin nuk e kanė shkelur qe 12 vjet, pra si i tillė ėshtė i panjohur pėr ta, dhe lehtė do tė mund tė binin pre tė pritave; 2) Policia e Kosovės ka qenė e vetmja atė ditė qė nuk ėshtė komanduar nga komandanti i saj, i cili ishte shkarkuar disa ēaste para sulmit; 3) Policia e Kosovės nuk ka vetura tė blinduara, as armatim pak mė tė sofistikuar, e pėrfundimisht as helikopterė pėr tė vėzhguar e vepruar nga ajri dhe, 4) Duket se policia ėshtė futur nė veprim pa strategji hyrjeje, e ēka ėshtė mė me rėndėsi, as strategji daljeje.



U tha se Policisė i mungojnė mjetet e rėnda dhe helikopterėt. Ajo qė nuk u tha e dihet publikisht ėshtė se institucionet e Kosovės kanė shumė vetura luksoze qė kanė mundur tė mos bliheshin, e qė pėr shembull ato para tė orientoheshin nga Policia e qė kėto mjete tė siguroheshin. Ani qė kjo nė vete e ngėrthen rrezikun qė po kjo Polici, hipotetikisht, me urdhėr tė kryeministrit do tė mund t’i pėrdorte po kėto mjete pėr t’i shtypur protestat eventuale tė pakėnaqėsisė qytetare nė njė tė ardhme jo fort tė largėt. Pėr shkak se ėshtė instrument jo gjithmonė i padhunshėm qė synon zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit, qetėsisė dhe tė sigurisė publike. Por nė rastin e veriut, nuk ka diskutim se nuk mjaftojnė as armėt e shkurtra e as pendrekėt.



Kėtu e shoh tė nevojshėm njė digresion. Para dy vjetėsh Qeveria e Thaēit ia kishte shkurtuar buxhetin po kėsaj Policie, tė cilėn sot e quan faktor unifikues tė Kosovės, pėr hiē mė pak se 5 milionė euro dhe qė pavarėsisht rritjeve fushateske tė rrogave, gjendja e policėve nuk duket se ka ndryshuar shumė. Se gjendja e atyre qė rrezikojnė jetėt, si nė rastin e 25 korrikut, ėshtė e disfavorshme, e dėshmon edhe rasti i policit tė vrarė, familja e tė cilit pėr fat tė keq u bė pre e tė gjithė atyre qė ngarendnin pas publicitetit patriotik – duke bėrė gara se kush kishte mbledhur mė shumė para pėr familjen e heroit, e qė ky fakt patjetėr tė shėnohej nga mjetet e informimit publik. Po pėrse duhet shkelur kėshtu mbi dinjitetin e familjes? Ndihma a jepet nga sinqeriteti apo nga publiciteti?



Prapa nė temė. Policia iu kthye detyrave tė veta tė rregullta; Qeveria duket e vendosur tė mbajė mbledhje pėr ēdo ditė, meqė situata nuk ėshtė e thjeshtė dhe nė fakt shefat e koalicionit kanė nevojė tė merren me njė punė tė zorshme, pėr ta shmangur vėmendjen nga problemet e tjera qė i kanė krijuar: si p.sh., rezultatet e zgjedhjeve, buxheti dhe imuniteti i deputetėve. Ndėrkohė Qeveria mori qėndrim tė “palėkundur” ndaj KFOR-it, tė vetmit institucion, i cili nė fakt e shpėtoi Kosovėn nga njė gjakderdhje masive e madje edhe nga okupimi fizik i territorit tė veriut nga forcat serbe. Kjo pėr shkak se puna mbeti ajo e javės sė shkuar -- qė KFOR-i vazhdoi tė negocionte nė emėr tė Kosovės dhe pėr Kosovėn, pėr ta arritur njė marrėveshje me pėrfaqėsuesit serbė pėr zhbllokimin e barrikadave nėpėr rrugėn rajonale dhe marrjen nėn kontroll tė pikave kufitare, kurse Qeveria e Kosovės, nė mungesė tė veprimeve tė tjera, e kaloi javėn duke i kundėrshtuar propozimet e marrėveshjeve si tė papranueshme pėr Kosovėn.



Mė nė fund dje u arrit njė marrėveshje ndėrmjet Qeverisė dhe KFOR-it, lehtėsuar nga ambasadori amerikan, e tė cilėn do ta pranojė pala serbe, ngase tashmė kėtė hap e ka pėrshėndetur Departamenti i Shtetit. Esenca, megjithatė, do tė vazhdojė tė jetė e njėjta – marrėveshjen me serbėt do ta negociojė KFOR-i, ani qė kontrolli mbi atė pjesė tė territorit dhe shtrirja e sovranitetit ėshtė punė qė u pėrket ekskluzivisht institucioneve tė Kosovės. Dhe nė pamundėsi pėr ta bėrė kėtė, institucionet e Kosovės do t’i nėnshtrohen presionit qė t’i hyjnė dialogut tė pėrgatitur pėr shtator... sepse duhet ditur se nuk qenė tė rastėsishme as vizita e Cooperit tė mėrkurėn, e as deklarata e Countrymanit dje. Mbetet tė pėrcaktohet tema e bisedės – qė duhet shpresuar tė mos jetė veriu.



Dhe, nė gjithė kėtė rrėmujė dje doli njė informatė trishtuese qė fliste pėr fatin e manipuluesve tė votave gjatė zgjedhjeve tė vitit 2010. Fillimisht u tha se prej shumė qindra njerėzve pėr tė cilėt u fol se kishin manipuluar votat, vetėm 333 persona ishin akuzuar zyrtarisht, prej tė cilėve vetėm 6 janė nė burg. Nė tė shumtėn e rasteve, tė akuzuarit janė dėnuar me kundėrvajtje (sic!); e nė Gllogovc, ku ka pasur “vjedhje industriale”, shumicės nga 134 tė akuzuarve u janė shqiptuar dėnime me kusht prej 6-8 muaj nė afat kohor prej dy deri nė katėr vjet. Dėnimi maksimal i shqiptuar nė tė holla ka kapur shumėn prej 1350 eurosh, kurse asnjėri deputet pėr tė cilin janė vjedhur votat nuk ėshtė akuzuar. Kjo flet pėr mungesėn e dyshimit se kėto gjykata, sidomos tė nivelit lokal, janė tė kėrcėnuara nga politika partiake e klanore – po ajo qė i vodhi votat.



Nuk po vazhdoj mė tej, pėr shkak se nga ky raport del se njė gjė qė shpaguhet shumė mirė nė Kosovė ėshtė vjedhja, hajnia, mashtrimi – quaje si tė duash njė gjė kaq tė shėmtuar si kjo. E lėre qė ėshtė shėmtuar si veprim, por ia ka shkaktuar Kosovės pasojat e pabesueshme dhe paimagjinueshėm negative.



Kėshtu, falė “veprimit bujar” tė kėtyre njerėzve, tash kemi pėrbėrjen e Kuvendit ēfarė e kemi, me shumė njerėz pėr tė cilėt flitet se do t’u kontestohet imuniteti. Nga ky Kuvend ėshtė votuar kjo Qeveri, e cila nuk ėshtė larg qė tė na bankrotojė me papėrgjegjėsinė e saj financiare e buxhetore. Qeveri e cila na futi nė bisedime me Beogradin krejtėsisht tė papėrgatitur, e tė cilin dialog nuk e di si ta menaxhojė, pavarėsisht ekspertizės sė vetėreklamuar tė zėvendėskryeministres Tahiri. Qeveri e cila ka pėr kryeministėr njeriun qė do tė jetė nė gjendje sėrish tė japė urdhėr pėr tė shkuar nė veri, pa kalkuluar asgjė tjetėr pos interesit tė vet pėr tė mbetur nė pushtet. Pavarėsisht ēmimit.






































[email protected]
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 08-08-11 nė 06:35
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė