Qumeshti i gjirit dhe diabeti i tipit 2
9 August 2011 -
Shendeti - 227 shikime

Diabeti i tipit 2 vazhdon tė pėrhapet nė Shtetet e Bashkuara dhe nė botė. Por ndėrsa dieta dhe ushtrimet fizike dihet se ndikojnė mbi kėtė sėmundje, njė studim i ri botuar nė revistėn Neurologji tregon se edhe ushqimi i foshnjave me qumėsht gjiri ndikon nė diabetin e tipit 2 tek nėnat. Shumica e mjekėve pediatėr rekomandojnė qumėshtin e gjirit si alternativėn mė tė mirė ushqyese pėr foshnjėn, ndėrsa studimi i ri tregon se kjo mund tė jetė mė mirė edhe pėr nėnėn. Studimi i kryer nga shkencėtarė nė Universitetin e Pittsburgut tregon se nėnat qė nuk i kanė ushqyer me qumėsht gjiri fėmijėt e tyre, kishin pothuajse dy herė mė shumė gjasa pėr tu prekur nga diabeti i tipit 2 mė vonė nė jetė, nė krahasim me gratė qė fėmijėt e tyre i kishin ushqyer me qumėsht gjiri. Nė studim u pėrfshinė mė shumė se 2 mijė e 200 gra mes moshės 40 dhe 78 vjeē. Tė dhėnat treguan se pėr njė grua, lindja rrit rrezikun pėr prekjen nga diabetit mė vonė nė jetė, por kur kjo grua e ushqen foshnjėn me qumėsht gjiri, ky rrezik pakėsohet deri nė nivelin e grave qė nuk kanė fėmijė. Njė dietė e shėndetshme dhe ushtrimet fizike e zvogėlojnė rrezikun e zhvillimit tė diabetit tė tipit 2, por, siē thonė ekspertėt, pak njerėz e kuptojnė qė dhėnia e gjirit ndihmon pėr tė tretur dhjamin nė barkun e nėnės pas lindjes, gjė qė gjithashtu ndihmon pėr tė ulur kėtė rrezik. Autorėt e studimit thonė se kėto rezultate pėrbėjnė njė arsye tė mirė pėr tė inkurajuar gratė qė ti ushqejnė foshnjat e tyre me qumėsht gjiri, tė paktėn gjatė muajit tė parė.
Burimi:
Gazeta Standard