Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-11, 18:10   #161
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !


Ligji i ri parasheh pėrkujdesje mė tė madhe ndaj Policisė sė Kosovės


E mėrkure 10 Gusht 2011 17:50
Familjet e policėve tė rėnė nė detyrė, me ligjin e ri, i cili ėshtė miratuar nga Qeveria e Kosovės, do tė kenė pension tė pėrjetshėm nė njė masė deri nė 80 pėr qind tė tė ardhurave tė policit, ndėrkohė do tė ketė pėrgjegjėsi shtesė pėr drejtorin e pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, raporton Kosovapress.
Kabineti qeveritar i ka dhėnė mbėshtetje tė plotė Projektligjit pėr Policinė e Kosovės, i cili, sipas propozuesit tė tij, ministrit tė Punėve tė Brendshme Bajram Rexhepi, ėshtė i harmonizuar me Ligjin e ri pėr Inspektoratin Policor tė Kosovės.
“Arsyet pėr hartimin e Projektligjit tė ri pėr Policinė, konsistojnė si nė vijim: harmonizimin e tij me ligjin e ri pėr Inspektoratin Policor tė Kosovės, konkretisht bartja e pėrgjegjėsisė disiplinore policore nė Policinė e Kosovės, forcimin e kompetencave tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė nė procesin e emėrimit tė zėvendėsdrejtorėve tė pėrgjithshėm tė policisė, garantimi i mandatit pėr menaxhmentin e policisė nė rastet e kryerjes sė detyrės me pėrgjegjėsi dhe pėrformancė tė dalluar, organizimin dhe formatizimin e projektligjit sipas dispozitave tė udhėzimit administrativ nr.14/2008 pėr hartimin e projektligjeve dhe akteve nėnligjore”, ka thėnė Rexhepi.
Zėvendėsministri i Financave, Ramadan Avdiu ka propozuar qė tė shtohet njė nen i veēantė lidhur me pensionin e policėve tė rėnė nė detyrė.
“Propozojmė qė tek neni 49 ose tė shtohet nen i ri nė nenin 50, ose tė shtohet njė pikė e veēantė lidhur me pensionin e policėve tė vrarė nė detyrė. Konsiderojmė se kjo nuk ėshtė e rregulluar me kėtė ligj. Duhet tė shtohet si nen i ri dhe policėt e vrarė nė detyrė, familjet e tyre, bashkėshortja, bashkėshorti dhe fėmijėt deri nė moshėn 18 vjeēare tė gėzojnė njė pension nė njė masė deri nė 80 pėr qind tė tė ardhurave personale qė ka pasur polici deri nė rėnie nė detyrė”, ėshtė shprehur Avdiu.
Ndėrkaq, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka theksuar se Qeveria ka reaguar nė rastet e rėnies sė policėve nė detyrė, duke u ofruar ndihmė tė menjėhershme, mirėpo tani ėshtė koha qė kjo ēėshtje tė rregullohet me ligj.
“Ne kemi reaguar nė raste tė tilla kur ka pasur nevojė, edhe nė rastin e fundit, por mendoj se tani duhet tė rregullohet dy baza aty. E para pėr policėt e rėnė nė detyrė tė kenė formėn e kompensimit imediat, domethėnė aty pėr aty pėr njė shumė, dhe e dyta qė pensionimi pėr familjet e tyre tė jetė i pėrjetshėm dhe pėr fėmijėt deri nė moshėn 18 vjeēare, sikur qė parashihet pėr rastet e tjera. Pra janė dy baza qė kėrkohet dhe ky ėshtė njė stimulim edhe pėr punėn qė bėjnė, por njėkohėsisht stimulim edhe pėr rendin dhe ligjin, por edhe njė garanci e plotė pėr ata njerėz tė cilėt e rrezikojnė jetėn e tyre nė detyrė”, ka thėnė Kuēi.
Ndryshe, deri mė tani nė krye tė detyrės kanė rėnė 14 pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės, ndėrkaq i fundit ishte Enver Zymberi, i cili u vra gjatė pėrballjes me grupet kriminale serbe mė 25 korrik, ditėn e aksionit pėr vėnien e ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė nė tėrė territorin e Kosovės.
  Pėrgjigju Me Kuotė