Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-11, 18:50   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Meshkujve gjaknxeht mos u keni friken, ruajuni durimit tė femres Shqiptare

Godet me sepate burrin, dyshonte per tradheti

10 August 2011 - Aktualitet - 370 shikime
Njė grindje nė familje pėr pak nuk ėshtė shndėrruar nė njė tragjedi. Ngjarja e rėndė ndodhi mbrėmjen e tė hėnės nė njė banesė pėrdhese tek ish-kombinati “Josif Pashko”. Bashkėshorti i plagosur ėshtė dėrguar nė Spitalin Ushtarak dhe ėshtė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.
Policia tha se gruaja xheloze nuk ka mundur tė duronte mė tradhtitė e pretenduara tė burrit tė saj, ndėrsa kishte vendosur tė debatonte me tė pėr tė fundit herė mbrėmjen e sė hėnės. Hyrie B., 31 vjeē, vendosi tė ngrinte zėrin teksa burri i saj, Qazimi 35-vjeēar, i cili punon si roje private, donte tė nisej pėr tė marrė detyrėn si zakonisht nė mbrėmje. Debatet me nuanca tė forta xhelozie qė bėnte bashkėshortja e tij ia kanė ngritur nervat, por pėr arsye se ishte nė limitet e kohės pėr tė filluar punėn, vendosi ta dėgjonte me qartėsi gruan. Kur pa qė ajo po lėshonte drejt tij akuza tė pabaza dhe gjithė debati po zhvillohej nė sy tė katėr fėmijėve, mė i madhi 10 dhe mė i vogli 3 vjeē, bashkėshorti i indinjuar duket se e ka shtyrė bashkėshorten pėr t’i thėnė qė tė “mblidhte mendjen”. Kaq ka mjaftuar qė gruaja tė marrė sėpatėn dhe tė godasė me sa kishte fuqi babanė e katėr fėmijėve tė saj. Fati deshi qė 35-vjeēari tė merrte goditjen nė sup, teksa kishte lėvizur kokėn dhe mjeti prerės ka ndaluar nė trup pa prekur organe jetėsore.
Zyrtarisht, policia e klasifikon ngjarjen si krim nė familje dhe po ashtu e evidenton atė si njė tjetėr rast ku bashkėshortėt tentojnė tė zgjidhin konfliktet me dhunė. “Pas njė konflikti mes dy bashkėshortėve, 31-vjeēarja Hyrije B., ka goditur me sėpatė bashkėshortin e saj, Qazim B., duke e plagosur rėndė”, thuhet nė komunikatėn pėr mediat tė policisė sė kryeqytetit.
Grupi hetimor i policisė sė Tiranės ka nisur hetimet duke marrė nė pyetje nė komisariat autoren e ngjarjes Hyrie B, e cila ka deklaruar se kishte dyshime pėr tradhti bashkėshortore, ndaj dhe vazhdimisht kohėt e fundit ajo grindej shpesh me tė shoqin. Po ashtu gruaja ka deklaruar se nuk kishte synuar ta vriste ndėrsa donte vetėm ta trembte, por sėpata e ka kapur shkarazi nė trup e mė pas nė kėmbė.
Policia po heton pėr ngjarjen e ngritur nė pistėn e xhelozisė sė njėrit prej bashkėshortėve apo konflikte mes tyre pėr motive tė dobėta, qė degjeneruan deri nė goditjen e njėrit prej tyre.

Burimi: Gazeta Shqip
  Pėrgjigju Me Kuotė