Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31
Serbėt bllokojnė njė njėsit tė KFOR-it nė Leshak
Dhjetėra qytetarė serbė tė Leposaviqit kanė dalė nė rrugė afėr Leshakut pėr tė bllokuar ushtarėt e KFOR-it tė cilėt po tentojnė tė bllokojnė tė gjitha rrugėt qė po shfrytėzohen pėr kontrabandimin e mallrave nga Serbia.
E diel 21 Gusht 2011 11:37
Kryetari paralel i komunės sė Leposaviqit, Branko Niniq ka thėnė tė dielėn se njėsitė e KFOR-it po tentojnė tė okupojnė hapėsirat e Ndėrmarrjes pyjore Serbijashuma nė Leshak.
Banorėt e kėtushėm kanė dalė nė rrugė duke penguar KFOR-in pėr tė shkuar me automjetet e tyre tė rėnda nė kėto hapėsira tė Serbiashuma-s, kėshtu qė ushtarėt e KFOR-it pėr momentin janė tė bllokuar nė kėtė vend, ka thėnė Niniq.
Burime tė Kosovapress-it bėjnė tė ditur se serbėt kanė bllokuar tė vetmen rrugė qė mundėson tėrheqjen e forcave tė KFOR-it dhe se bisedimet mes pėrfaqėsuesve komunalė tė Leposaviqit dhe atyre tė KFOR-it pėr zgjidhjen e kėsaj krize janė duke u zhvilluar ende.
|