Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-11, 00:07   #43
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: NJe zyrtar turk kerkon ti shpallim otomanet(Turqit) vllezer, jo pushtue

Pjesa mė e madhe dhe mė e rėndėsishme e tokave shqiptare i pėrkiste formės sė tokave shtetėrore. Kėto pėrbėnin fondin e tokave tė pėrfshira nė sistemin e timarit, nė disa kategori: nė radhė tė parė, bėnin pjesė tokat e punueshme, arat, livadhet nė zotėrim tė fshatarėve. Tipar dallues i kėtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarėt qė i zotėronin ato, ishin tė detyruar t’i shlyenin njė varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. Legjislacioni nuk lejonte ndryshimin e statusit tė tyre dhe ruante dallimin fetar midis bashtinės dhe ēifligut. Nė rast se njė mysliman merrte njė bashtinė, i shlyente detyrimet si i krishterė.
Pėrveē tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet (turqisht: mezra) ishin toka tė lėna djerr tė fshatrave, dikur tė banuara, por qė ishin braktisur nga popullsia. Ato mund tė punoheshin e tė mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetėm e dhjeta e prodhimeve bujqėsore. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi dhe taksėn e tapisė e merrte shteti. Punimi i tyre mund tė bėhej edhe nga fshatarė tė ardhur. Sipas regjistrit tė vitit 1520, fshati Levan i Vogėl nė regjistrimin e vjetėr figuronte truallishte, por fshatarėt qė erdhėn nga viset pėrreth, u vendosėn aty me banim dhe e punonin tokėn, duke i shlyer tė dhjetėn tė zotit tė tokės. Krahas truallishteve ishin tokat e pėrbashkėta (mysha), toka tė papunuara, tė ndodhura midis fshatrave me kufij tė papėrcaktuar dhe nė pėrdorim tė pėrbashkėt tė tyre. Punimi dhe mbjellja e tyre kushtėzohej me pagimin e sė dhjetės. Njė kategori tjetėr tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas (turqisht: zemin e tarlla), prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, tė cilat me kalimin e kohės nga njė regjistrim nė tjetrin, punoheshin e mbilleshin. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi qė tė punoheshin. Tė njėjtin status kishte toka djerr brenda timareve tė lėna si kullota dimėrore dhe verore. Spahiu kishte tė drejtė tė vilte taksėn pėr dimėrimin dhe verimin e bagėtive nga fshatarėt e jashtėm qė sillnin bagėtitė pėr kullotje, por jo nga fshatarėt e fshatit ku ndodhej kullota. Nė periferi tė qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Pėrreth qyteteve kishte mjaft ēifligje tė ngarkuara vetėm me tė dhjetėn dhe taksėn e kashtės. Njė kategori mė vete pėrbėnin tokat e dhėna nė zotėrimin e personave tė ngarkuar me shėrbime ushtarake nė luftė, nė prapavijė ose me shėrbime administrative. Kėto u jepeshin si bashtina ose ēifligje vojnukėėsh, stallierėve, rritėsve tė shpesėve tė gjuetisė (doganxhinj), ruajtėsve tė grykave tė rrugėve (derbendxhinj), pjesėtarėve tė korpusit ushtarak tė kalorėsve (turqisht: myselem) dhe tė kėmbėsorėve. Tokat ushtarake trashėgoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtėzakonshme shtetėrore dhe nga ēdo detyrim tjetėr kundrejt shėrbimit ushtarak. Me kalimin e kohės kjo kategori sa vinte e zvogėlohej. Kėshtu mė 1506 nė sanxhakun e Vlorės kishte 229 shtėpi vojnukėsh qė ishin kthyer nė raja. Mė 1593 numri i vojnukėve nė kėtė sanxhak numėrohej me gishta. Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnin pjesė edhe tokat nė zotėrim personal tė spahinjve (turqisht: hasa-ēiflig).
Toka shtetėrore u nda nė zotėrime tė veēanta, tė cilat nė varėsi nga shuma e tė ardhurave qė jepnin, u quajtėn has, ziamet dhe timar. Tė ardhurat vjetore maksimale tė hasit qė u jepeshin pjesėtarėve tė aristokracisė feudale (sulltanit, vezirėve, bejlerbejve, sanxhakbejve), i kapėrcenin tė 100 000 akēet, tė ziametit deri nė 99,999 akēe, kurse tė ardhurat e timarit, qė u jepeshin zakonisht feudalėve tė vegjėl nuk i kapėrcenin tė 19,999 akēet.
Numri i zotėrimeve nė tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit osman nė krahinat e mbetura ende jashtė administratės sė tij. Sipas regjistrimit tė vitit 1431, nė sanxhakun shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin e kryer nė vitin 1533, vetėm nė sanxhakėt e Shkodrės, tė Vlorės, tė Ohrit, tė Elbasanit, tė Vuēiternės dhe tė Prizrenit numri i timareve arriti nė 2,070.
Nė Shqipėri haset nė zotėrim tė sulltanit u formuan pas pėrfundimit tė pushtimit tė saj dhe me pėrforcimin e pushtetit osman nė vend. Sipas dėshmive dokumentare ato ishin krijuar pėr herė tė parė nė sanxhakun e Shkodrės, nė vitin 1485, pastaj nga fillimet e shek. XVI u dukėn nė tė gjithė sanxhakėt e tjerė. Tė ardhurat e tyre i kalonin thesarit shtetėror dhe pėrdoreshin pėr tė mbuluar shpenzimet e administratės qendrore tė shtetit. Nė pėrputhje me kushtet ekonomike e politike tė secilės trevė, ato pėrfshinin zakonisht tė ardhurat mė tė rėndėsishme tė vendit qė vinin nga taksat e shitblerjes sė mallrave nė tregjet kryesore, nga taksat doganore tė skelave tė Vlorės, Durrėsit, Lezhės, Shkodrės, qė ishin nyje kryesore tė tranzitit tregtar me botėn e jashtme, nga monopoli i kripės nė kriporet e bregdetit, nga peshkimi nė liqenet e Shkodrės, Ohrit, nė grykat e lumenjve etj., nga minierat e Novobėrdės, Janievės, Trepēės, Prizrenit, Vlorės dhe nga tė ardhurat e njė numri qytetesh apo fshatrash. Vjelja e kėtyre tė ardhurave zakonisht bėhej me anėn e sistemit tė sipėrmarrjeve vjetore (mukata). Haset ishin mjaft tė mėdha dhe zinin njė vend tė konsiderueshėm nė sasinė e tė ardhurave (tė rentės), qė shkonin nė dobi tė klasės feudale. P.sh. nė vitet 30 tė shek. XVI haset zinin 44,8% tė kėtyre tė ardhurave dhe arrinin nė 10,649,730 akēe. Tė ardhurat e hasit tė sulltanit nė Vlorė vinin nga peshkimi, doganat, monopoli i kripės, nga taksa e dhenve nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, dhe nga detyrimet spahiore tė 26 fshatrave. Nė hasin perandorak nė Vuēitern tė ardhurat kryesore vinin nga minierat e Novobėrdės e tė Janievės, tė punishtes pėr prerjen e monedhės, nga taksat e qytetarėve dhe nga detyrimet spahiore tė 290 fshatrave.
Hase tė rėndėsishme zotėronin edhe vezirė e bejlerė, si Sinan Pasha nė sanxhakun e Vlorės dhe Osman Pasha nė sanxhakun e Delvinės etj. Sanxhakbejlerėt, si mbajtės tė pushtetit ushtarak e civil nė krahinat e pėrfshira nė njėsitė administrative qė qeverisnin, zotėronin 8-9 hase tė rėndėsishme qysh nė shek. XV. P.sh., hasi i sanxhakbeut tė Shkodrės mė 1485 arrinte nė 389,912 akēe. Ai pėrfshinte tė ardhurat e qyteteve tė Shkodrės, tė Drishtit, tė Pejės si dhe 161 fshatra kryesisht nė Malėsinė e Madhe. Nė shek. XVI, haset e sanxhakbejlerėve lėviznin nga 200,000 deri nė 550,000 akēe secili. Tė ardhurat e haseve tė funksionarėve tė lartė arrinin nė fund tė shek. XVI nė 2,593,998 akēe, d.m.th., nė 10,4% tė sasisė sė pėrgjithshme tė tė ardhurave nga detyrimet spahiore. Mė i vogli ishte hasi i sanxhakut tė Elbasanit (117,138 akēe) dhe mė i madhi ishte ai i Ohrit (383 450 akēe). Vendin kryesor nė tė ardhurat e kėtyre haseve e zinin tė ardhurat nga detyrimet spahiore, tė vjela nga 260 fshatra.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė