Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-11, 00:10   #44
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: NJe zyrtar turk kerkon ti shpallim otomanet(Turqit) vllezer, jo pushtue

Pjesa mė e madhe e tokave dhe e popullsisė ishte dhėnė nė ziamete dhe timare. Nė fillim tė shek. XV kishte 30 timare e 837 ziamete me 3,352,000 akēe, kurse nė fund tė shek. XVI 212 ziamete dhe 2,043 timare me 15,500 000 akēe. Sasia mė e madhe e timareve dhe e ziameteve gjendej nė sanxhakėt e Vlorės, tė Ohrit, tė Vuēiternės, nė viset e Rrafshit tė Dukagjinit etj. Ziametet dhe timaret pėrfshinin pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave (tė rentės) tė zotėrimeve spahiore, 32% tė shumės sė pėrgjithshme. Gjatė shek. XVII-XVIII numri i timareve dhe i ziameteve erdhi duke u zvogėluar, pėrkatėsisht nė 2,043 e 93.
U pakėsua mė shumė (gjatė shek. XVII-XVIII) numri i ziameteve dhe mė pak ai i timareve. Kjo dukuri dėshmon pėr copėtimin e ziameteve dhe rritjen e haseve. Edhe nė kėta shekuj ruhej tradita e mėparshme, sipas sė cilės shumicėn e timareve e pėrbėnin timaret e vogla me tė ardhura deri nė 3,000 akēe. Kėshtu timaret e vogla nė fillim tė shek. XVII nė sanxhakun e Shkodrės zinin 55% tė numrit tė pėrgjithshėm, nė sanxhakun e Vuēiternės 66% dhe nė atė tė Elbasanit 64%. Vendin e dytė e zinin timaret me tė ardhura 5,000-6,000 akēe. Timaret dhe ziametet thuajse tėrėsisht kishin tė bėnin me tokėn dhe fshatarin raja. Ato lidheshin me prodhimin bujqėsor tė njė vendbanimi tė caktuar. Ziametet pėrfshinin disa fshatra tė tėra, kurse timaret fshatra tė plota ose pjesė fshatrash.
Timaret, ziametet dhe haset u jepeshin spahinjve kundrejt detyrimeve tė caktuara ndaj pushtetit qendror. Timarliu ose zaimi e gėzonte timarin apo ziametin me kusht qė me shpenzimet e veta, tė shkonte nė luftė si kalorės i armatosur nėn urdhrat e sanxhakbeut sa herė ta thėrriste sulltani. Timari, tė ardhurat e tė cilit ishin deri nė 3 000 akēe qė nevojiteshin pėr shpenzimet e jetesės sė spahiut, quhej "kėllėē timar", d.m.th., timar sa pėr njė shpatė. Nė rast se tė ardhurat e kalonin kėtė shumė, atėherė spahiu ishte i detyruar tė ēonte njė kalorės tė armatosur (xhebeli) pėr ēdo 3,000 akēe mė shumė, ndėrsa zotėruesit e ziameteve e tė haseve ēonin njė kalorės pėr ēdo 5,000 akēe. Kushtėzimi i dhėnies sė zotėrimit me shėrbimin nė ushtri, i jepte sistemit tė timareve nė fazėn e parė tė tij njė karakter tė theksuar ushtarak. Kur sulltani, me anė tė njė urdhri (fermani), kėrkonte grumbullimin e forcave ushtarake, atėherė tė gjithė spahinjtė sė bashku me xhebelitė, tė armatosur dhe tė pajisur pėr luftė me shpenzimet e tyre, paraqiteshin pranė sanxhakbeut, i cili ishte i detyruar tė shkonte me tė gjitha forcat ushtarake tė sanxhakut tė vet pranė bejlerbeut tė Rumelisė e tė vihej nėn urdhrat e tij. Nė qoftė se spahinjtė nuk i pėrgjigjeshin thirrjes pėr luftė, ata zhvisheshin nga feudet, tė cilat u jepeshin personave tė tjerė. Nė kohė paqeje spahinjtė ishin tė detyruar tė mos largoheshin nga vendet ku ndodhej zotėrimi i tyre. Kur ata tregoheshin besnikė dhe kryenin mirė shėrbimin ushtarak, shpėrbleheshin me zmadhimin e zotėrimit dhe gėzonin kėshtu tė ardhura mė tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė pushteti qendror ruajti disiplinėn dhe gatishmėrinė luftarake tė spahinjve dhe krijoi garancinė pėr forcimin e zgjerimin e Perandoriisė Osmane.
Zotėrimi i tokės, qė kishte pėr veēori shėrbimin e detyrueshėm nė ushtri ose nė administratė, ishte baza e gjithė sistemit tė timareve. Ky sistem pronėsie me kusht i siguronte pushtetit qendror njė ushtri tė madhe e tė interesuar pėr luftėra pushtuese, si dhe njė aparat administrativ tė pėrshtatur me nevojat e sundimit.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė