Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-08-11, 12:54   #2
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Njė rrėfim mbi dashurinė mė tė bukur ndėrmjet dy njerėzve

- Allahu subhanehu ve teala e krijoi Ademin alejhis-selam nga argjila. Argjila ėshtė simbol i forcės dhe fuqisė, apo jo? Dhe Havėn alejhas-selam, e krijoi nga njė brinjė, diēka e gjallė, me jetė dhe ndjenja, e thyeshme dhe e butė. A nuk e sheh se tė dy, nėse secili i kryen detyrat e veta, plotėsohen dhe kurrė nuk shkėputen? Kėto janė shenja tė Allahut, subhanehu ve teala, tė njė ligji tė pėrgjithshėm. Pėrse mundohen disa t’i bėjnė tė dytė tė barabartė, sikur tė ishin tė njėjtė? Pėrse atėherė janė "burrė" dhe "grua"? Dhe kush e heq ēdo herė kartolinėn mė tė keqe? Pėr fat tė keq, si ēdoherė gruaja!

- Kur`ani na tregon dallimet nė njė mėnyrė jashtėzakonisht tė bukur dhe na jep shembull nga koha. Allahu, subhanehu ve teala, thotė nė Kur`an:
"Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė! Pasha ditėn kur ajo shkreptin! Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn! Vėrtet, veprimi i juaj ėshtė i llojllojtė." (92:1-4)
Natėn dhe ditėn nė kohė, mashkullin dhe femrėn nė biologji, pozitiv dhe negativ nė fizikė dhe astronomi, kėto janė shenja qė tregojnė se Krijuesi i tyre ėshtė i njėjti, ėshtė Njė:
"Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtinė e Zotit)." (51: 49)

- Shkojmė pėrsėri te ajeti i mėparshėm. Allahu, subhanehu ve teala, na jep njė krahasim ndėrmjet detyrave tė ditės dhe tė natės, dhe tė burrit e tė gruas. Dita dhe nata, tė dyja 24 orė, ato e plotėsojnė njėra-tjetrėn, ashtu qė nuk mund tė shohėsh kalimin nga drita nė errėsirė. Nė disa stinė tė vitit nata ėshtė mė e gjatė se dita dhe ndonjėherė ėshtė anasjelltas, por me gjithė kėtė ato e plotėsojnė njėra-tjetrėn dhe ēdo herė janė 24 orė. Ato kanė detyra tė ndryshme dhe nga asnjėra s’mund tė hiqet dorė, as nga nata e as nga dita.

- Allahu, subhanehu ve teala, nė shumė ajete nė Kur`an thotė:
"Thuaj: "Sikur Allahu ta bėnte natėn tė pėrhershme (t’ua zgjaste) deri nė Ditėn e Kiametit, ē`mendoni, cili zot tjetėr pos Allahut do t’ju sillte juve dritė? A nuk merrni vesh?"
"Thuaj: "Mė tregoni, nėse Allahu ua bėn ditėn tė vazhdueshme deri nė Ditėn e Kiametit, cili zot pos Allahut do t’ju sillte natė qė tė pushoni nė tė? A nuk shihni (sa po gaboni)?" ( 28: 71-72)

- A e kuptoni kėtė shembull? Pėrdoreni te gruaja dhe burri!

- Vazhdojmė me rrėfimin. Mbetėm aty kur Allahu, subhanehu ve teala e krijoi sė pari Ademin alejhis-selam dhe pastaj Havėn alejhas-selam. Dhe fillimisht qė tė dy jetonin nė Xhenet. Allahu, subhanehu ve teala, u tha se ēdo gjė e kishin tė lejuar pėrveē njė druri. Ademi dhe Hava alejhimas-selam, e dėgjuan mashtrimin e Iblisit dhe hėngrėn nga druri i ndaluar. Dėnimi i Allahut pėr ta ishte qė tė dalin nga Xheneti. Siē shohim, qė tė dy bėnė gabim dhe u dėnuan nga Allahu subhanehu ve teala dhe mė vonė Allahu i fali tė dy. Ajeti nė vijim na tregon ngjarjen mė mirė:
"(Ne i thamė) O Adem, ti dhe bashkėshortja jote zini vend nė Xhenet, hani nga tė doni, e mos iu afroni kėsaj peme, pse do tė bėheni prej zullumqarėve (tė vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t’ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: "Zoti i juaj nuk ua ndaloi ju dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėheni meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshmėve." Dhe ju bėri be atyre (duke thėnė) se: Unė jam kėshillues pėr ju. Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn, u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemėve tė) Xhenetit.

Zoti i tyre i thirri (duke u thėnė se): A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė ju dyve se shejtani ėshtė armik i haptė pėr ju?! Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė (i dėmtuam) vetvetes sonė, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve!" (Allahu) tha: "Zbritni, jeni armik i njėri-tjetrit. Nė tokė ju e keni vendqėndrimin (vendbanimin) dhe pėrjetim deri nė njė kohė." Tha: "Nė tė (nė tokė) do tė jetoni (do tė gjallėroni), nė tė do tė vdisni (do tė varroseni) dhe prej saj do tė nxirreni (do tė ringjalleni)." O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e Allahut ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. O bijtė e Ademit, tė mos ju mashtrojė assesi shejtani sikurse i nxori prindėrit tuaj nga Xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qė t’ju dalė nė shesh lakuriqėsia e tyre. Vėrtet ai dhe shoqėria e tij ju sheh, ndėrsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bėrė shejtanėt miq tė atyre qė nuk besojnė." (7: 19-27)

vazhdon
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Maxi : 25-08-11 nė 12:54
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė