Titulli: Hashim Thaēi, personalitet i shekullit
Vetoja e Thaēit pėr integrimet e Serbisė!
telegrafi, 25 gusht 2011
Merkel i ka dhėnė dritė tė gjelbėr kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, qė ti vė veto Serbisė nė rrugėn e integrimeve evropiane, shkruajnė mediat serbe. Sipas tyre, Merkel ishte lobuesja mė kėmbėngulėse pėr Kosovėn. Hillary Clinton ėshtė bebe e vogėl pėr tė, thonė burimet qė ishin tė pranishme nė drekėn e shtruar nė Beograd pėr kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Politologu Predrag Simic thotė se anėtarėsimi i Serbisė nė BE ėshtė i lidhur me bisedimet me Kosovėn, gjė qė praktikisht Prishtina ka fituar veto pėr procesin e integrimeve serbe.
Porositė e saj janė hap i hidhur qė Serbia duhet ta pėrpijė, ka thėnė Simic pėr Alo.
Se zyrtarėt serbė i kanė marrė seriozisht porositė e mysafires nga Gjermania, e dėshmon fakti se nuk kanė dashur ti komentojnė kėrkesat e kancelares Merkel.
Ditėve nė vazhdim do tė marrim njė vendim tė pėrbashkėt. Nė kėtė moment ėshtė i rėndėsishėm konsensusi politik, thotė burimi i Alo nga Qeveria e Serbisė.
Burimet e Alo qė ishin tė pranishme nė drekėn me kancelaren gjermane, kanė thėnė se ajo nuk lėshonte fare pe.
Nuk e mbaj mend ndonjė burrėshtetas tė huaj - nga tė gjithė ata qė ishin nė Serbi e qė kanė lobuar pėr Kosovėn - tė jetė aq kėmbėngulės dhe jofleksibil nė qėndrime. Ajo edhe duke ngrėnė thoshte Kosova, Kosova, prandaj edhe atmosfera ishte e tensionuar. Pėr tė Hillary Clinton ėshtė bebe e vogėl, kur merret parasysh sa ishte a palėkundur kjo, thotė burimi pėr tė shtuar se deri nė fund Merkel ishte e ftohtė, ndėrsa gjatė pėrshėndetjes ka thėnė qartė: Do tė shihemi shpejtė pėr temat dhe problemet e njėjta. /Telegrafi/
|