Kosovė, Serbi akuza tė ndėrsjella
Nė fjalimin e tij, ushtruesi i detyrės sė shefit tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Farid Zarif, theksoi se Prishtina dhe Beogradi, gjatė incidenteve tė fundit nė veriun e Kosovės, shpeshherė kanė dėrguar mesazhe tė dominimit dhe tė ndarjes, qė, siē vlerėsoi ai, janė retorikė, e cila e forcon mosbesimin ndėrmjet popullatės shumicė dhe serbėve.
Ai lavdėroi sjelljen e KFOR-it dhe pėrkujtoi se pjesėtarėt e kėtij misioni do tė jenė pėrgjegjės pėr ruajtjen e pikave 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės, deri mė 15 shtator. Zarif shprehu kėnaqėsinė e tij qė Beogradi dhe Prishtina kthehen nė tryezėn e bisedimeve nė Bruksel.
Situata, prej atėherė, ėshtė pėrmirėsuar deri-diku, por ajo mbetet e tensionuar dhe e paparashikuar, tha Zarif.
Ai vlerėsoi se nė zgjidhjen e problemeve pėr marrėveshjen CEFTA, ka parė qasje mė pragmatike tė autoriteteve tė Kosovės.

Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq, kėrkoi qė Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, pėr shkak tė situatės nė veri tė Kosovės, tė dėrgojė mesazh tė qartė pėr Prishtinėn se lėvizjet e njėanshme janė tė papranueshme dhe se pėrgjegjėsit duhet ti bartin pasojat.
Nė fjalimin e tij nė seancėn pėr Kosovėn, ai theksoi se situata nė rajon, para mė shumė se njė muaji, papritmas u bė mė pak e sigurt, mė pak stabile dhe mė pak e parashikueshme.
Kjo ishte pasojė direkte e vendimit tė llogaritur tė udhėheqjes secesioniste shqiptare pėr tė bėrė ndėrhyrje tė armatosur nė veri
Akti i pasanksionuar pėr dėrgimin e paramilitarėve etnikė shqiptarė nga Kosova jugore, ishte perceptuar nga shumica e popullit nė veri si pėrpjekje pėr okupim tė territorit.
tė Kosovės, e cila nuk ishte provokuar me asgjė. Kjo ishte pjesė e planit djallėzor pėr imponim tė dhunshėm tė regjimit jolegjitim dhe tė padėshirueshėm ndaj banorėve nė kėtė pjesė, tha Jeremiq, pėr tė shtuar:
Ministri i Jashtėm i Serbisė pėrsėriti se vendi i tij kurrė nuk do ta njohė Kosovėn, por, megjithatė, ai shprehu pėrkushtimin e Serbisė pėr dialog, pėr zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, i tha Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė se veprimi i Qeverisė sė Kosovės nė veri ishte njė ushtrim legjitim i autoritetit tė policisė dhe se fajtor pėr dhunė ishte Beogradi.
Ai pėrsėriti se Policia e Kosovės nuk ka pėrdorur dhunė, por ka qenė Qeveria e Serbisė qė ka kryer akte dhune pėrbrenda territorit tė Kosovės.
Mė duhet tė shpreh shqetėsim tė madh pėr eskalimin e retorikės dhe tė akteve tė dhunshme, qė vijnė nga Beogradi dhe strukturat e tij ilegale nė veri tė Republikės sė Kosovės, tha Hoxhaj.
Strukturat ilegale serbe kanė pėrdorur eksploziv, armė automatike dhe snajperė pėr tė sulmuar Policinė e Kosovės, Policinė e EULEX-it dhe KFOR-in, tha zoti Hoxhaj, pėr tė shtuar se njė polic i Kosovės u vra nga kėta esktremistė dhe kriminelė, qė financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabandė.
Ministri Hoxhaj i tha Kėshtillit tė Sigurimit tė OKB-sė se nė 12 vjetėt e fundit, Qeveria e Serbisė ka investuar 6 miliardė euro pėr tė mbajtur dhe kontrolluar ato struktura ilegale nė Kosovė.
Ai kėrkoi qė Serbia ti shpėrbėjė strukturat paralele ilegale nė Republikėn e Kosovės dhe tė heqė dorė nga "financimi i grupeve kriminele nė veri".
Disa prej problemeve kryesore tė raportuara nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, sot kėtu, kanė tė bėjnė me faktin se Serbia, jo vetėm qė insiston nė mbėshtetjen e strukturave kriminele nė Kosovė, por gjithashtu ėshtė nė mėnyrė aktive duke e penguar integrimin e serbėve tė Kosovės, tha, pos tjerash, Enver Hoxhaj nė fjalimin e tij nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.
Sot, Kosova ėshtė shtet funksional, shumetnik, me shoqėri tė ndryshme dhe me situatėn mė stabile politike nė Ballkan, nėnvizoi ai.
Hoxhaj foli edhe pėr investimet nė implementimin e Planit Ahtisari.
Republika e Kosovės ka investuar 150 milionė euro nė tre vjetėt e fundit pėr implementimin e Planit Ahtisari, pėrfshirė krijimin e komunave tė reja dhe mekanizmat e rinj pėr mbrojtjen e minoriteteve, tha Hoxhaj.
Nė fjalimin e tij, ambasadori rus, Vitalij Ēurkin, tha se vendi i tij nė tėrėsi e mbėshtet integritetin dhe sovranitetin e Serbisė dhe vlerėsoi se zhvillimet e 25 korrikut nė Jarinjė dhe Bėrnjak e destabilizojnė edhe ashtu situatėn e ndjeshme nė Kosovė.
Pėrfaqėsuesja e Shteteve tė Bashkuara, Rozmari DiKarlo, tha se Kosova ka tė drejtė ta zgjerojė autoritetin e saj.
Si njė shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka tė drejtė ta zgjerojė autoritetin e saj dhe ta forcojė sundimin e ligjit nė gjithė territorin e saj, si dhe tė sigurojė zinxhir tė unifikuar komandues tė policisė, tha DiKarlo.
Pas seancės sė Kėshillit tė Sigurimit, ministri serb, Jeremiq, shprehu dėshpėrim qė Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė nuk e ka miratuar deklaratėn, me tė cilėn do tė dėnohej veprimi i Prishtinės