Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-11, 23:55   #183
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

6 fletėarreste nė lidhje me vrasjen e pjesėtarit tė PK-sė





E plotėsuar) Pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt pėr media, EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovės kanė bėrė tė ditur se gjatė operacionit nė veri janė bastisur katėr objekte private nė Zubin Potok dhe Zupē, si dhe janė konfiskuar prova, ndėrsa ėshtė konfirmuar se ekzistojnė urdhėr arrestet pėr gjashtė persona qė kėrkohen nė lidhje me vrasjen e pjesėtarit tė PK-sė.

“E gjithė evidenca ėshtė duke u analizuar nga prokurorėt dhe hetuesit, kurse operacioni i sotėm ka kaluar pa ndonjė incident madhor. Aktualisht ekzistojnė 6 fletėarreste pėr 6 persona qė kėrkohen nė lidhje me vrasjen e policit kosovar”, theksohet mes tjerash nė njoftim ku shpjegohet gjithashtu se operacioni i sotėm kishte pėr qėllim qė tė vendos drejtėsinė.

Policia Speciale e EULEX-it, e mbėshtetur nga njėsi tė KFOR-it, tė mėrkurėn ka kryer njė operacion nė pjesėn veriore tė Kosovės nė lidhje me vrasjen e njė pjesėtari tė forcave speciale tė Policisė sė Kosovės mė 26 korrik.

Njėsi tė rregullta tė Policisė sė Kosovės kanė ruajtur rendin dhe qetėsinė publike gjatė kohės kur ėshtė kryer operacioni. Hetimet pėr kėtė vrasje jenė duke u zhvilluar bashkėrisht nga EULEX-i dhe Policia e Kosovės, tė cilėt janė duke bashkėpunuar ngushtė pėr ndriēimin e kėtij krimi.

Nė materialin e provave tė konfiskuara pėrfshihen armė dhe njė automjet. Tė gjitha kėto prova tani janė duke u analizuar nga prokurorėt dhe hetuesit. Ky operacion ka kaluar nė mėnyrė tė qetė, pa ndonjė incident tė madh.

Operacioni i sotėm ėshtė edhe njė hap tjetėr drejt sjelljes sė kryerėsve tė kėtij krimi pėrpara drejtėsisė, ndėrkohė qė hetimet janė duke vazhduar nė lidhje me incidentet tjera tė dhunshme nė veri, pėrfshirė edhe djegien e Portės 1.

Sundimi i ligjit duhet tė mbizotėrojė pėr tė mirėn e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė. Ėshtė me rėndėsi qė banorėt lokal tė vazhdojnė t’i pėrkrahin veprimet e atyre qė pėrpiqen t’i sjellin pėrpara drejtėsisė ata qė janė pėrgjegjės pėr krimet e rėnda, thuhet nė deklaratė.

Nė operacionin e Policisė sė Kosovės nė veri pėr marrjen nėn kontroll tė pikave kufitare 1 dhe 31 kah fundi i muajit korrik ishte vrarė pjesėtari i njėsive speciale tė PK-sė, Enver Zymberi.

Thaēi: Strukturat ilegale i kanė ditėt e numėruara

Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi, tė mėrkurėn nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės ka informuar deputetėt e legjislativit pėr zhvillimin e operacionit tė gjerė nė veri, me qėllim tė kapjes sė personave tė dyshuar pėr vrasje, e qė janė pjesė e strukturave kriminale dhe ilegale tė financuar nga Beogradi.

Shefi i qeverisė sė vendit nė fillimin e mbajtjes sė seancės ka folur pėr aksionin e Policisė sė Kosovės, me ndihmėn e KFOR-it, pėr tė kapur disa persona tė dyshuar. Madje ai ka shtuar se ditėt e kėtyre strukturave janė tė numėruara.

“Sė bashku me ndihmėn e KFOR-it kanė zhvilluar dhe janė duke vazhduar njė operacion tė gjerė nė veri tė vendit pėr kapjen e personave tė dyshuar pėr vrasje qė janė pjesėtarė tė strukturave kriminale dhe ilegale tė financuara dhe tė mbėshtetura drejtpėrdrejtė nga Beogradi. Nė ēdo rrethana pėrsėri sot ritheksoj mesazhin tim tė qartė, se ditėt e kėtyre strukturave ilegale kriminale janė tė numėruara dhe se pavarėsisht se ku fshihen sot, ne do t’i gjejmė dhe do tė pėrballen me drejtėsinė e shtetit tė Kosovės”, ka thėnė Thaēi.

Ndėrsa pas seancės sė Kuvendit, kryeministri Thaēi para medieve, nuk ka dashur tė komentojė shumė kėtė operacion.

“Sa i pėrket ēėshtjeve nė veri dhe zhvillimeve tjera unė kam qėndrimin qė ka prezantuar aktuale pėr angazhimet e institucioneve tė Republikės sė Kosovės, EULEX-it, KFOR-it nė veri tė Kosovės, kėshtu qė nuk dua tė i shtoj asgjė mė tepėr asaj informate”, ka theksuar Thaēi.

Ndėrkaq i pyetur rreth vazhdimit tė dialogut, i pari i qeverisė nuk ka komentuar, duke thėnė se pavarėsisė sė mbikėqyrur po i vjen fundi.

“Ne jemi nė pėrfundim tė procesit tė pavarėsisė sė mbikėqyrur, nė kuadėr tė kėsaj tė konsolidimit tė shtetit tonė dhe natyrisht tė respektimit tė plotė tė Kushtetutės dhe ligjeve tė Kosovės, dokumentit tė presidentit Ahtisari, pra konsolidimit, forcimit tė shtetėsisė sė Kosovės”, ka deklaruar ai.

Duke folur rreth mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, kryeministri Thaēi ka theksuar se dje ka fituar drejtėsia e vendimit tė Prishtinės zyrtare mbi vendosjen e masave reciproke ndaj Serbisė dhe vendosjen e rendit dhe ligjit nė veri.

Nga ana tjetėr deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Skėnder Hyseni ka shprehur qėndrimin e LDK-sė pėr vazhdimin e dialogut, duke thėnė se Kosova nuk duhet tė vazhdojė dialogun pa pėrcaktuar njė kornizė tė qartė.

“Unė dua tė pėrsėris qėndrimin tim, qė ėshtė qėndrim edhe i Lidhjes Demokratike tė Kosovės qė dialogu nuk do tė duhej tė vazhdonte pa u pėrcaktuar qartė njė kornizė mbi parimet prijėse tė cilat do tė siguronin qė Kosova, nuk do tė prekte nė karakterin unitar, do tė siguronin qė Kosova do tė instalonte sovranitet tė ndarė, ku pėrmes siē ishte rasti dy lloj tabelash tė regjistrimit tė veturave”, ka theksuar Hyseni.

Por meqenėse Qeveria ka vendosur qė tė vazhdojė dialogu mė 2 shtator nė Bruksel, Hyseni ka kėrkuar qė Kosova nė kėtė proces tė mos pranojė asnjė zgjidhje qė do tė jetė nė disfavor tė saj dhe nuk guxon assesi tė pranojė zgjidhje qė e lėndojnė karakterin unitar tė Republikės sė Kosovės.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar i AAK-sė, Ardian Gjini ka thėnė se Kosova duhet tė ketė njė platformė tė qartė se ēka pėrfiton nga ky dialog.

“Qėndrimi i AAK-sė edhe mė herėt ka qenė se ky dialog nuk po shkon nė dobi tė Kosovės dhe duhet tė ndėrpritet ose Kosova duhet tė ketė njė platformė tė qartė se ēka kėrkon tė arrij pėrmes kėtij dialogu. E kemi thėnė edhe mė herėt para jush edhe prej AAK-sė edhe prej kėsaj foltore se ne mendojmė se Serbia e ka tė qartė se ēka po synon tė arrij pėrmes kėtij dialogu, ndėrsa Kosova jo”, ka theksuar Gjini.

Pėr mė tepėr Gjini ka shtuar se deri mė tash nga ky dialog nuk ka pas asnjė ndryshim tė pozicionit negociues tė Kosovės, por njė momentum pas tentimit tė vendosjes sė rendit dhe ligjit nė kufi me Serbinė.

Dialogu ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, i nisur nė mars nė Bruksel me ndėrmjetėsimin e Bashkimit Evropian, do tė vazhdojė mė 2 shtator nė Bruksel, ndėrsa njėra nga temat qė do tė diskutohet nė raundin e radhės pritet tė jetė edhe ai pėr vulat doganore. (Kosovapress)


vijon

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 31-08-11 nė 23:57
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė