Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-11, 23:56   #184
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

vijimi


Ristiq: Aksioni ka pėr qėllim shpėrnguljen e serbėve

Kryetari paralel i komunės sė Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, ka vlerėsuar se aksioni i njėsisė speciale tė EULEX-it dhe pjesėtarėve tė KFOR-it nė fshatin Zupē ka qenė i vrazhdė si asnjėherė mė parė.

“Ky aksion ėshtė nė vazhdėn e shumė aksioneve tjera qė po realizohen nė veri, e qė kanė pėr qėllim frikėsimin e popullatės serbe. Nuk po e vejmė nė pyetje zhvillimin e hetimeve, por duhet ekzistuar njė pėrgjegjėsi ndaj atyre qė urdhėruan njėsitė speciale tė policisė sė Kosovės (ROSU) nė fund tė muajit korrik tė shkojnė nė veri tė Kosovės”, ka thėnė Ristiq.

Ai demantoi zėdhėnėsin e EULEX-it, Nikolas Hoton, se nė lidhje me aksionin kanė qenė tė njoftuara autoritetet lokale, duke shtuar se aksioni ėshtė realizuar nė formėn mė brutale tė mundshme.

Ai shtoi se do tė protestojė tek organet pėrgjegjėse tė KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe tek tė gjitha organet tjera ndėrkombėtare rreth ngjarjeve tė sotme nė komunėn e Zubin Potokut, ndėrkohė qė do tė dėrgojė porosinė Beogradit qė tė mbrojė serbėt e kėtushėm, sepse siē tha ai, ajo qė po ndodhė kėtu ka pėr qėllim t’i frikėsojė serbėt nė mėnyrė qė ata tė shpėrngulen dhe kėto hapėsira tė spastrohen etnikisht.

Sipas tij, shtabi i krizave do tė vendosė sė shpejti nėse duhet tė rikthehen barrikadat nė Zupē.

“Janė kohė tė vėshtira dhe ēdo hap i shtabit tė krizave do tė jetė i orientuar nė drejtim tė mbrojtjes sė popullatės serbe. Nuk frikohem nga arrestimi, sepse nuk jam kriminel, dhe pėr diēka qė s’kam bėrė, nuk kam arsye tė frikohem. Por, frikohem pėr popullatėn serbe nė pėrgjithėsi, sepse para sė gjithash kjo qė po ndodhė pėr mė shumė se njė muaj nė veri, ėshtė njė aksion i koordinuar”, ka thėnė mes tjerash Ristiq.

EULEX thotė se ka gjetur prova

Zyrtarė tė EULEKS-it kanė konfirmuar se gjatė operacionit nė veri tė Kosovės, nė lidhje me hetimet e vrasjes sė njė polici kosovar, janė konfiskuar prova siē janė edhe armėt. Aktualisht ekzistojnė gjashtė kallėzime penale pėr personat qė kanė lidhje me vrasjen.

“Janė kryer bastisje nė katėr shtėpi private dhe me kėtė rast janė konfiskuar prova nė lidhje me hetimet, pėrfshirė edhe armė. Ne mund tė konfirmojmė se ekzistojnė gjashtė kallėzime pėr arrestimin e personave, qė dyshohet se janė tė pėrfshirė nė vrasjen, ndėrsa operacione si ky i sotmi, mund tė priten edhe nė tė ardhmen”, tha pėr Radion Evropa e Lirė, zėdhėnėsja e EULEX-it, Irina Gudelevic.

Ajo tha se EULEX-i kėrkon bashkėpunimin e komunitetit lokal pėr t’i sjellė para drejtėsisė kryesit e krimeve tė fundit nė veri.

Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i Policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, njoftoi se operacioni ėshtė kryer, ndėrkaq, situata ėshtė e qetė, dhe se rrugėt janė tė kalueshme.

Operacionin nė Zupē afėr Zubin Potokut nė rrugėn pėr nė Bėrnjak, e ka kryer njėsia speciale e EULEX-it me mbėshtetjen e KFOR-it, ndėrsa hetimet pėr vrasjen e policit kosovar po kryhen nga EULEX-i dhe policia e Kosovės.

Serbėt bllokojnė magjistralen e Adriatikut

Serbėt lokalė kanė bllokuar tė mėrkurėn magjistralen e Adriatikut, pėrkatėsisht rrugėn midis Mitrovicės dhe Zubin Potokut, si dhe tė gjitha rrugėt alternative nė kėtė drejtim, nė shenjė kundėrshtimi ndaj aksionit tė forcave tė KFOR-it dhe EULEX-it qė ėshtė zhvilluar tė mėrkurėn nė mėngjes nė Zupē.

Bllokimin e rrugės e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsi i policisė nė Mitrovicė, Besim Hoti, i cili ka thėnė se pas aksionit tė sotėm tė EULEX-it, serbėt nga Zupēi janė tubuar nė kėtė fshat duke bllokuar rrugėn Mitrovicė-Zubin Potok, si dhe rrugėt tjera qė ēojnė nė kėtė drejtim.

Sipas tij, atyre u janė bashkėngjitur edhe serbėt tjerė nga fshatrat pėrreth dhe komuna e Zubin Potokut.

Thaēi konfirmon aksionin policor nė veri

Nė seancėn e sotme plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kryeministri Hashim Thaēi ka njoftuar deputet pėr aksionin policor qė forcat e ndjekjes kanė zhvilluar sot nė veri....

Ai tha se janė konfiskuar evidenca te rėndėsishme por edhe armė tė ndryshme qė janė pėrdorur nė veprimet e strukturave kriminale. Organet e drejtėsisė tha kryeministri Thaēi, kanė pėrgatitur edhe njė numėr tė kallėzimeve penale kundėr njė numėr personash qė kanė cenuar sovranitetin e Kosovės tash e 12 vite.

Kryeministri, Hashim Thaēi, po ashtu ka akuzuar sot pėrsėri Beogradin zyrtar se qėndron prapa strukturave kriminale nė veri tė vendit. Ai tha se sipas tė dhėnave tė institucioneve tė rendit tė Republikės sė Kosovės, rezulton se kėto strukturat kriminale po shndėrrohen nė struktura paramilitare.

Ditėt e kėtyre strukturave, tha kryeministri Thaci, janė tė numėruara, ndėrsa i bėri apel Beogradit tė mos strehoje vrasėsit e policit tė Kosovės dhe tė respektojė fletė arrestet ndėrkombėtare. (RTK)

Pėrfundoi aksioni i EULEX'it - i pasuksesshėm?

Ka pėrfunduar aksioni i forcave tė EULEX-it dhe KFOR-it pėr kapjen e autorėve i zhvilluar sot nė mėngjes nė fshatin Zupē nė veri tė vendit.

Burime tė Kosovapress-it kanė bėrė tė ditur se nuk ka tė arrestuar dhe as konfiskim tė armėve, ndėrkohė qė janė bastisur tre shtėpi.

EULEX ia mėsyn veriut

Nicholas Hawton ka thėnė nė mėngjes se EULEX ėshtė ndėrmarrė njė aksion nė veri me qėllim tė vendosjes sė rendit dhe ligjit dhe pėr tė vazhduar hetimet qė po bėhen pėrkitazi me vrasjen e policit kosovar, i cili humbi jetėn nė detyrė mė 26 korrik tė sivjetmė.

“Nė orėt e hershme tė mėngjezit , policia e EULEX-it bashkė me policė tė Kosovės kanė filluar njė aksion nė Zupē tė Zubin Potokut, aksion ky i cili po vazhdon ende dhe ėshtė ndėrmarrė si pjesė e hetimeve kriminale qė po bėhen pėr vrasjen e policit Enver Zymberi“, ka deklaruar pėr Info Globin udhėheqėsi i zyrės pėr informim i EULEX-it, Nicholas Hawton.

Sipas tij aksioni ėshtė ndėrmarrė me qėllim tė vendosjes sė rendit dhe ligjit dhe pėr tė vazhduar hetimet qė po bėhen pėrkitazi me vrasjen e policit kosovar, i cili humbi jetėn nė detyrė mė 26 korrik tė sivjetmė.

Pėr sigurinė e policisė po pėrkujdesen forcat e KFOR-it.

Jozyrtarisht mėsohet se njerėzit kanė filluar tė tubohen pėr tė protestuar kundėr kėtij aksioni.

“Njė numėr i konsideruar i personave kanė bllokuar rrugėn magjistrale Mitrovicė -Zubin Potok, si dhe rrugėt anėsore qė lidhin kėto dy vende”, ka konfirmuar pėr portalin Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės.

Ndėrkaq dje, ėshtė raportuar se ushtarėt amerikanė tė KFOR gjatė orėve tė mbrėmjes nuk kanė lejuar hyrjen nė Kosovė tė autobusit me pėrfaqėsuesit e komunave paralele tė Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveēanit dhe Mitrovicės, mirėpo si raportohet ata ia dolėn tė futen nė Kosovė nėpėrmjetė rrugėve anėsore.

Fjala ėshtė pėr rreth 50 veta, tė cilėt gjatė ditės sė djeshme kanė mbajtur mbledhjen nė Beograd pėrkitazi me situatėn e sigurisė. Tė njejtit kanė refuzuar kėrkesėn e kancelares gjermane Angele Merkel pėr shuarjen e institucioneve paralele nė veri tė Kosovės, kėrkesa kėto qė politikanėt “komunalė” i konsiderojnė si ultimatum. (INFOGLOBI)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 31-08-11 nė 23:56
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė