BE me propozim pėr vulėn doganore
BE: Vula vetėm Dogana e Kosovės
Nė raundin e ri tė dialogut ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė do tė prezantohet propozimi konkret i Bashkimit Evropian (BE): vula e pėrgatitur nė tė cilėn do tė shkruante Dogana e Kosovės, por pa kurrfarė embleme, flamuri ose steme. Kjo do tė ishte oferta pėr negociatorėt e Kosovės dhe Serbisė, shkruajnė mediet serbe, duke iu referuar burimeve tė besueshme diplomatike brenda BE-sė
Sipas pritjeve tė Evropės, kėshtu mund tė arrihet kompromisi, pasi qė tė dyja palėt emėrtimin mund ta interpretojnė nė mėnyrėn e vet. Pėr Serbinė kjo do tė ishte dogana e krahinės jugore tė Kosovės, ndėrsa pėr shqiptarėt dogana e shtetit tė pavarur tė Kosovės.
Mediet citojnė njė burim nga Brukseli, i cili pohon se nė propozimin e vulės nuk shkruan republika, as qė nė tė gjendet ēfarėdo embleme, flamuri, apo steme e Kosovės.
Shefi i ekipit serb, Borko Stefanoviq ka thėnė se pėr Serbinė ėshtė e pranueshme vetėm ajo zgjidhje e cila do tė ishte neutrale ndaj statusit dhe nė pajtim me rezolutėn 12 44. Nuk ėshtė e pranueshme qė nė vulė tė shkruajė "Republika e Kosovės, as qė vula tė ketė stemėn e Kosovės. Tė gjitha dokumentet pėrcjellėse duhet tė jenė neutrale ndaj statusit, ka thėnė Stefanoviq.
Burimi nga Brukseli citohet tė ketė thėnė se zgjidhjen ideore ua kanė dėrguar tė gjithėve. UNMIK-u nė parim e ka pranuar, si neutrale ndaj statusit. Me tė, ndonėse jo me dėshirė, paraprakisht ėshtė pajtuar edhe Prishtina, andaj presim qė zgjidhja e tillė tė jetė e pranueshme edhe pėr Beogradin, ka thėnė ai.
http://www.botasot.info/img/VULAT-E-KOSOVES42.jpg