Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra
... me kujtoin mjaullimen e maces dhe asgje me shume.
|
He bre hajrullė, sa po tham qe tash jam rrite kishe i madh e s'bon me kallzu prralla, qe prap po del diēka po bahet sebep! (Jaaa gati jam me hjek dore prej doreheqjes nga perrallat).
Beso qe si ma ki permend macen mu ka kujtu qeshtu niher nifar rasti qe m'ka pas noll qeshtu me maca:
Ishte njė ditė e mėrzitshme me shi, gati njėjtė si sot. Mė kujtohet qė sapo u pata kthy nga njė udhėtim i gjatė. Me kishte munguar puna, shokėt, filmat, librat, gjithēka. Edhe shėtitjet buzė lumit, nėse kjo tė intereson

.
Atė ditė u pata qu vonė. Pata bo be tė mos qohem deri nė drekė. Kah fillimi i pasdites, telefoni ma kujtoi qė nuk isha harruar nga bota.
Mirė.
Ishte Rogjeri.
Hey, ke ardhur? mė pyeti ai.
Po, po, jam kthyer para dy ditėsh.
Oh, do tė shihemi atėherė, ma priti ai.
Po, ndonjė nga kėto ditė, i pėrgjigjem unė.
E ēthua pėr sonte? mė thotė ai, i sigurtė qė nuk do tė qes bende.
Mirė, i them unė duke e siguruar qė bendet nuk janė sport pėr mua, nė sa?
Kah ora shtatė, pėrgjigjet ai, shkojmė kah shtėpia edhe shohim ndonjė film, e kam ble njė videoprojektor, do ta shohėsh sa mirė ėshtė.
Mirė, i them unė, do tė vij. OK, shihemi nė darkė. OK. Biiiiiiiiiiiiiiiip
telefoni u mshel.
Kah ora gjashtė e gjysė dola nga shtėpia.
U enda pak nėpėr vitrina t'dukatgjive (seē m'u pat tekė nė mendje qė mė duhej njė unazė, palidhje) edhe pak para orės shtatė, thirra nė telefon Rogjerin edhe i thashė qė jam para shtėpisė.
Dera u hap, hyra brenda.
Mirėmbrėma, iu thashė tė gjithėve qė gjendeshin brenda.
Mirėmbrėma, mė tha baba edhe nana e Rogjerit. Ke hup krejt kohėve tė fundit, vėrejti kjo e fundit.
Po bre, kam qenė me pushime, i thash
Mirė ishin?
Mirė bre tybe, falemnderit.
Pante, mė thirri Rogjeri, hajde ngjitemi lart.
U ngjitėm shkallėve edhe u gjendėm para derės sė "kinemasė". Rogjeri e hapi derėn.
Melanie, ka ardhė Panta, tha ai.
Oohh, Pante, ku je more tii
dhe u ngrit tė mė pėrqafonte. Njė puthje, dy puthje. Mirėpo nė disa rajone, bėhen katėr puthje edhe qeshtu, nuk e di pse, pata njėfar si ēast hutimi. Atėherė ajo i shtoi dhe dy tė tjera.
Melanie dhe Rogjeri janė motėr e vėlla. Ajo studion pėr farmaciste. Nė pėrgjithėsi, ajo ofron njė pamje mjaft tė kėndshme pėr sytė e tjetrit pėrballė.
Ēka tė pėlqen, Pante? mė pyeti Melanie.
Winona Ryder, iu pėrgjigja me njėfarė frike mos kėrkesa ime nuk do tė plotėsohej. Rogjer, thirri ajo, gjeje pak atė filmin Autumn in New York, ėshtė shumė i bukur.
Nė tabelėn e bardhė ngjitur pas murit filluan tė shfaqen sekondat e para tė filmit. Richard Gere, Winona Ryder, ueee! ia bėra vet me vete, ēfarė kombinimi fatal.
Tu kqyr qaty, nuk vonoi shumė edhe Rogjeri, ndoshta i kapur nga ndonjė nevojė e paparashikuar, por ndoshta dhe nga ndonjė punė e harruar nė ngutje e sipėr, tha qė nuk do tė vonohet. U drejtua kah dera, e arriti atė, e hapi edhe, nė ēastin e fundit, u kthye kah unė dhe Melanie qė po e pėrcillnim me sy duke na thėnė: "Hey, ju tė dy, kqyr se mos po bėni ndonjė sherr", dhe pastaj tėrhoqi derėn duke buzėqeshur. M'u duk se e kapa edhe njė shkelje tė lehtė syri.
I hutuar, paksa i turbulluar bile, i ktheva sytė nga Melanie. Ajo buzėqeshte. Mirė boll.
Filmi ishte futur tashmė nė dhjetėminutėshin e dytė. Pas pak dėgjoj njė zhurmė tė lehtė, nga ana e derės. Nuk e fshehi, nė ato ēaste, megjithėse sytė nė ekran, mendjen e kisha tek fjalėt e Rogjerit para se tė dilte. Zhurma e derės ngjante me njė gėrrithje tė lehtė. Melanie u ngrit. E qetė, ajo hapi pakėz derėn dhe nė dhomė u fut njė mace. Ishte njė mace e vockėl, me qime tė pėrhimta, tė buta, oh sa t'buta. Macja u ngjit mbi kauq dhe u struk nė prehėr tė Melanie. Ktheva sytė kah macja. Kishte prehėr vėrtetė tė bukur. Melanie kishte veshur njė minifund tė zi, pak pėrsipėr gjunjėve. Filmi vazhdonte. Hidhja sytė herė kah Winona herė kah macja.
Dora e Melanie kishte filluar tia pėrkėdhelte barkun. Macja shtrinte qafėn e kėnaqur, fort e kėnaqur. Atėherė, Melanie ktheu kokėn nga unė dhe mė thotė: - A tė pėlqen macja ime?
- Po, mė pėlqen.
- A t'pėlqen shumė?
- Po, shumė.
- A ke ndonjė mace ti?
- Jo, nuk kam.
- A dėshiron ta kesh njė?
- Oh, jo edhe aq
- Sa keq, macet janė kaq tė buta
- Po, ashtu duken
- A dėshiron ta ledhatosh?
- Hmm
mos po mė bėn me qime se?
- Oh jo, unė e laj pėr ēdo ditė, nuk i bien qimet aq shumė.
- Mirė, po e ledhatoj.
- Edhe pak, edhe pak, ajo ka aq shumė dėshirė ta ledhatosh.
Vėrtetė, macja kishte filluar tė shtrihet sikur kur i shpin kėmbėt, pėr mrekulli.
- Qenka shumė e ndjeshme.
- Po, ashtu ėshte.
- Edhe pėr mua, megjithėse skam njohur shumė. - Winona ėshtė shumė e bukur, ke tė drejtė qė e pėlqen.
- Po, vėrtetė, shumė e bukur. Ėshtė si njė macė e vockėl.
- Po, por jo aq e bukur sa macja ime.
- Jo, ke tė drejtė, jo aq e bukur.
- Ledhatoje, ledhatoje, asaj i pėlqen kjo.
- Mirė.
Nė kėtė ēast, dora ime pėrkėdhelėse ndjeu njė dridhje tė lehtė. Macja ishte eksituar! Melanie e ndjeu dhe ajo. Dhe ajo qeshte, herė duke e shikuar macen herė sytė e mi tė hutuar.
- Sėshtė asgjė, mos u ban merak, kėshtu ndodh edhe vet kur e ledhatoj pėr njėfarė kohe.
- Ah, thashė mos preka ndonjė gjė qė sduhet
- Jo, bash, ke prekė aty ku duhet
- Hmm
- Po, edhe macet kanė nevojė pėr pak ngrohtėsi, ato janė kaq tė vetmuara. Gjithė ditėn mbyllur. Mėrziten. - A nuk e qet asnjėherė jashtė?
- Rrallė, shumė rrallė, ėshtė shumė kurreshtare, smund ta fus mė brenda, ka dėshirė tė shėtitet.
- E pabindur, pak a shumė
- Po, le tė themi e pabindur, megjithėse unė e kuptoj shumė mirė. Winona po qeshte. Sa bukur qė qeshė, I love her.
Macja i kishte mbyllur sytė. Melanie e kishte vėnė dorėn e majtė mbi tė edhe i lėvizte ngadalė gishtat e hollė. Dhe pastaj, fola unė:
- A po ka shumė mace kėndej?
- Jo dhe aq, por nuk e shoqėroj me to.
- E pėrse? Ngase janė tė egra ndoshta
- Jo, jo, thjesht ngaqė kjo e imja ėshtė e pashoqėrueshme. Shiko ēmė ndodhi njė ditė. Kisha dalė jashtė bashkė me macen. Ajo dukej aq e lumtur. Dukej kjo, njė mace e tregon gjithmonė lumturinė e saj. Kur po ecnim anash gardhit, nga njė kaēube e vockėl doli njė maēorr. Ishte i madh e i zi, tė shtinte frikėn. Sigurisht, ajo u tremb.
- Dhe pastaj, ēfarė ndodhi? Filmi po pėrfundonte.
- Maēorri kėrkonte shoqėri. Luante me macen time, i fėrkohej, i ledhatohej e gjithēka kėshtu. Por siē tė thashė, maēorri ishte shumė i madh e i frikshėm, dhe nuk e di ēfarė, por njė lėvizje e pavend e maēorrit bėri qė macja tė kėrcente nga vendi dhe tė strukej tek unė.
- Hmm
- Po, dhe qė nga ajo ditė, e kam qitė jasht shumė rrallė, thjesht sa pėr tė marrė ajėr.
- Po t'kuptoj.
Nė kėtė ēast, dera trokiti dhe nė dhomė u fut Rogjeri. Hė, foli ai me buzėqeshje, nuk keni bėrė ndonjė sherr, hė?
Jo, jo, u pėrgjigj Melanie, kemi biseduar mbi macet. Mbi macet? u habit ai. Po, ra fjala tek macja ime dhe pastaj kemi ndėrruar dy fjalė. Po filmin, a e patė? pyeti ai duke i hedhur njė sy tabelės sė bardhė. Po, po, thashė unė, shumė i bukur. Melanie mendon qė Winona dhe macka e saj ngjajnė, shtova unė. Nuk e di, ma ktheu ai, nuk i kam parė ndonjėherė me atė sy.
Pati njė copė heshtje.
Pastaj u dėgjua dhe njė trokitje e lehtė dhe nė derė u shfaq e ėma e dy tė rinjve. Ejani hamė bukė, tha ajo. Jo, po qohem tė iki, i thashė unė. Po pse bre bash qeshtu? mė tha e ajo.
Hajt se viij viij? ia ktheva une edhe dola, kur bash n'qato momente m'u ka kujtu tezja Pranverė.
Tek dikur vonė mbase jam shtri me fjetė m'ka ra ndėrmend qė kėtė shprehjen "Hajt se viij viij" e pėrdorė Buqja Ilazit.
Hejj taksirati qė na ka gjetė me kėto mace!
Nejse
Qashtu.
Hajt turqeta ihere