Postimi origjinal ėshtė bėrė nga taraku-1
Putini kish lyp ryshfet me i dhan per xhami...., dasht Zoti ja bojm qaren pa problem ja japim ryshfet...
Publikuar: 02.09.2011 - 09:43
Prishtinė, 2 shtator – Komuna e Prishtinės ka ngulur kėmbė se ndarja e lokacionit afėr Postės dhe Telekomit tė Kosovės pėr ndėrtimin e xhamisė ėshtė maksimumi qė ajo ka mundur tė bėjė.
Bashkėsia Islame e Kosovės ka riinsistuar se vendi ku ėshtė e ndėrtuar ēerdhja “Gėzimi ynė” ėshtė minimumi i kėrkesės sė saj pėr ndėrtimin e xhamisė.
E, lėvizja “Bashkohu me ne” ka paralajmėruar pėr tė premten faljen e xhumasė nė rrugė pėr tė ritransmetuar mungesėn e njė xhamie nė qendėr tė Prishtinės, e cila do t’u ofronte atyre hapėsirė tė mjaftueshme pėr ushtrimin e riteve fetare.
Tė gjitha kėto zhvillime kanė ndodhur tė enjten, shkruan “Koha Ditore”.
I pari qė e ka zėnė nė gojė punėn e ndėrtimit tė xhamisė nė Prishtinė ka qenė kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa. Teksa e ka bėrė inaugurimin e punimeve nė rrugėn “Ibrahim Fehmiu”, ai ka thėnė se Komuna e Prishtinės nuk mund tė bėjė mė shumė sesa qė ka bėrė me rastin e ndarjes sė lokacionit pėr ndėrtimin e saj. “Vėrtet ne kemi bėrė maksimumin dhe do tė duhet tė kuptojnė tė gjithė qė Komuna e Prishtinės nuk ka prona nė qendėr ku do tė mund tė ndante pėr ēfarėdo objekti qoftė ai”, ka thėnė Mustafa. Sipas tij, nėse BIK-ut nuk i pėrshtatet lokacioni i ndarė te PTK-ja, atėherė tė shikojnė mundėsinė e blerjes sė ndonjė prone private nė qendėr. “Cilėndo pronė qė ata mund tė blejnė pėr ndėrtim tė xhamisė ne do tė pėrkrahim dhe do tė japim leje pėr kėtė. Nėse edhe nė vendin ku tani ėshtė hotel ‘Grandi’ blihet nga ta pėr ndėrtim tė xhamisė ne do t’i japim leje qė xhamia tė ndėrtohet, por pronė tjetėr pėrveē asaj qė ėshtė ndarė te PTK-ja nuk kemi nė qendėr tė qytetit” ėshtė shprehur Mustafa. Ai ka pėrsėritur qė lokacioni me i mirė pėr xhami do tė ishte “Prishtina e re”. “Atje do tė kishte mundėsi pėr ndarje tė njė parcele mė tė madhe pėr xhami dhe do tė ishte me e lehtė kjo punė, por nė qendėr tė kryeqytetit aktualisht nuk kemi nė dispozicion ndonjė pronė me pėrmasa tė mėdha qė do tė mund tė dedikonim”, ka potencuar Mustafa.
BIK-u s’tėrhiqet nga “Gėzimi ynė”
Mirėpo nė BIK nuk kanė dashur tė dėgjojnė pėr fjalėt e Mustafės. Kryeimami i Kosovės, Sabri Bajgora, ka thėnė se BIK-u vazhdon tė qėndrojė prapa asaj se vendi i vetėm i pranuar pėr ta pėr ndėrtimin e xhamisė ėshtė lokacioni ku gjendet ēerdhja “Gėzimi ynė”. “Ne si Kryesi e Bashkėsisė Islame tė Kosovės vazhdojmė tė qėndrojmė prapa kėrkesės sonė primare se lokacioni i dėshiruar pėr ndarje ėshtė vendi ku tani gjendet ēerdhja ‘Gėzimi ynė’”, ka thėnė ai. “Ky ėshtė minimumi i kėrkesės sonė nga e cila nuk mund tė biem mė poshtė pėr vetė faktin se lokacioni i caktuar te PTK-ja faktikisht nuk i plotėson nevojat elementare pėr ndėrtimin e njė xhamie nė masėn ēfarė ne e dėshirojmė pėr besimtarėt tanė”.
Bajgora nuk ka dashur tė japė pėrgjigje nėse BIK-u mund ta blejė njė lokacion nė qendėr tė Prishtinės pėr ndėrtimin e xhamisė sikundėr ka “propozuar” Mustafa.
“Nuk do tė isha lėshuar nė spekulime tė tilla pėr vetė faktin qė propozimi i parė nga Komuna e Prishtinės ka qenė pikėrisht lokacioni i ēerdhes ‘Gėzimi ynė’, prandaj Komuna duhet tė qėndrojė prapa asaj qė e ka thėnė dhe tė mos u bishtnojė tash atyre fjalėve”, ėshtė shprehur ai. “Ne i kemi garantuar ata dhe jemi zotuar se tė gjitha shpenzimet pėr ndėrtimin e ēerdhes nė njė lokacion tjetėr qė do ta ndante Komuna do t’i merrte pėrsipėr BIK-u”. Kryeimami i Kosovės ka dashur tė shpresojė qė gjatė ditėve nė vijim Komuna e Prishtinės dhe BIK-u kanė pėr tė rėnė nė ujdi pėr punėn e lokacionit pėr ndėrtimin e xhamisė.
“Bashkohu me ne” pėr xhuma nė rrugė
Mė ndryshe sesa BIK-u lokacion tjetėr nė qendėr tė Prishtinės nga ai qė ka ndarė Komuna, do tė kėrkojė lėvizja “Bashkohu me ne”. Udhėheqėsi i kėsaj lėvizjeje, Fuad Ramiqi, ka treguar sesi tė premten falja e xhumasė do tė ngjajė nė rrugė. “Nesėr (e premte v.j) nė orėn 13:00 do tė bėhet falja e namazit tė xhumasė te trekėndėshi ku ėshtė bėrė herėn e fundit pa e bllokuar rrugėn. Ne do t’i drejtohemi me njė apel Komunės sė Prishtinės qė tė na jepet lokacioni te ēerdhja qė ata vetė e kanė premtuar nė bashkėpunim me BIK-un pėr ndėrtimin e xhamisė”, ka thėnė Ramiqi. Udhėheqėsi i lėvizjes “Bashkohu me ne” ka treguar se tė premten mllefi i organizatės qė ai drejton nuk do tė jetė i orientuar vetėm nė Komunėn e Prishtinės. “Mbas fjalimit do tė vazhdojmė rrugės “Agim Ramadani” pėr nė sheshin “Nėna Terezė” deri te Teatri Kombėtar ku do tė protestojmė pėrpara Qeverisė pėr ēėshtjen e diskriminimit tė femrave qė dėbohen nga shkolla pėr shkak tė mbulesės”, ka thėnė Ramiqi.
Kėrkesa pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė Prishtinė ka qenė e vazhdueshme nga BIK-u, e cila kėrkesė ėshtė sensibilizuar nga protestat e organizuara nga lėvizja “Bashkohu me ne” pas tė cilave zyrtarėt e Komunės se Prishtinės ishin shprehur tė gatshėm qė gjatė muajit tė Ramazanit tė caktohet njė lokacion nė qendėr tė Prishtinės pėr ndėrtimin e xhamisė. Vendimi nga autoritetet e kryeqytetit kishte ardhur pak ditė para festes sė Bajramit, ku thuhej qė lokacioni ndahet pėrballė PTK mes lagjes “Dardania” dhe asaj “Ulpiana” nė sipėrfaqe prej rreth 80 arėsh. Mirėpo ky i vendim i Komunės sė Prishtinės nga ana e BIK-ut ishte vlerėsuar i papranueshėm, me arsyetimin qe lokacioni i ndarė nuk i pėrmbushte pritjet dhe kėrkesat e tyre, duke kėrkuar kėsisoj qė lokacioni tė jetė pėrballė Institutit Albanologjik tė Kosovės, pėrkatėsisht vendi ku tani gjendet ēerdhja “Gėzimi ynė”.
Po e blejm qerdhen Gzimi yne sepse ma lire na qet, hahah e more isa putini ... hajt se i vjen rendi.E kishum ndertue ne hapsiren Univerzitare por me sa morra vesh eshte nje problem qe ne rast se ndertohet Xhamia ne H univerzitare ateher kisha ortodokse legalizohet automatikisht sepse ajo u ndertue ne menyren e dhunshme nga milloshi pa izen e muj rugoves, dhe ajo pritet me u largue nga aty..... keshtu edhe katoliket e dojn kete gje..., prandaj sdi... nese do te kishin dashur besimtaret e fes islame te ndertojn edhe ne keto rrethana aktuale siq jan per momentin.
Edhe pse Kisha orotdokse ne pr, ajo u mbush aty jashtqitje dhe u shendrrue ne nje vend mbeturinash. berllogje...
|