Titulli: Lajme Aktuale....
Serbia nėn presion; Kosova, kusht pėr BE!?
03-09-2011 11:11 CET
Shpėrthimi i dhunės nė veri tė Kosovės nė fund tė korrikut ishte mė i rėndi nė disa vjet. Ai la njė polic tė vrarė dhe shumė civilė tė plagosur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u pėrgjigj ndaj pėrleshjeve duke thėnė se Bashkimi Evropian besonte se ngjarje tė tilla i pėrkisnin tė kaluarės.
Disa javė mė vonė, Merkel e shtoi edhe mė shumė presionin, duke i bėrė thirrje Beogradit tė suprimojė institucionet e tij nė veriun e Kosovės dhe tė lejonte EULEX-in tė vepronte lirisht atje. Ajo ia vuri kėto si kushte Serbisė pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.
Kjo ishte hera e parė qė shumica e serbėve i dėgjonin kėto kushte. Kjo deklaratė e Kancelares Merkel pas dhėnės sė kohėve tė fundit dhe pasi Seribia transferoi nė Hagė dy tė dyshuar pėr krime lufte, mundėsia e mosmiratimit tė kandidaturės sė Serbisė pėr nė Bashkimin Evropian i kapi njerėzit nė befazi.
Serbia ka punuar prej shumė vitesh qė tė hyjė nė Bashkimin Evropian dhe Komisioni Evropian do tė paraqesė rekomandimet e tij nė muajin tetor. Maja Bobiq ėshtė kryetare e Lėvizjes Evropiane nė Serbi, e cila promovon vlerat demokratike dhe integrimin nė BE.
"Ndoshta ishte vetėm ēėshtje kohe, pasi ne kishim dėgjuar nė shumė raste gjatė gjithė vitit se pas plotėsimit tė kushteve mė tė rėndėsishme, si bashkėpunimi me Gjykatėn e Hagės dhe natyrisht vazhdimi i reformave tė brendshme, statusi i kandidatit ishte diēka pothuajse e garantuar. Kjo ishte diēka qė ne e kishim dėgjuar edhe nga zyrtarėt evropianė. Ishte marrė si i mirėqenė statusi i kandidatit, si diēka qė Serbia do ta kishte kėtė vit, ka thėnė ajo pėr VOA.
Presidenti Boris Tadiq tha se Beogradi nuk do ti suprimojė institucionet e tij nė veriun e Kosovės. Ai tha se Serbia ėshtė e hapur ndaj misionit tė Bashkimit Evropian nė gjithė territorin dhe se ka mjaft vend pėr kompromis. Por ai pranoi gjithashtu pėr herė tė parė se ekziston mundėsia qė Serbia tė mos e fitojė statusin e kandidatit nė Bashkimin Evropian kėtė vit.
Udhėheqės tė tjerė serbė bėnė deklarata tė ngjashme.
Ministri pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, i ka thėnė medieve serbe se Serbia do ti mbajė institucionet e saj nė veriun e Kosovės, edhe nė qoftė se kjo bėhet shkak pėr bllokimin e rrugės sė saj pėr nė Bashkimin Evropian.
Nė Kombet e Bashkuara, ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq, i bėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar tė dėnonte Kosovėn pėr shkallėzimin e dhunės. Ai iu pėrmbajt pretendimit nacionalist serb pėr Kosovėn.
"Dua tė theksoj edhe njė herė qėndrimin e qeverisė time ndaj pėrpjekjes sė Prishtinės pėr shkėputjen e njėanshme nga Serbia. Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim atė as hapur dhe as tėrthorazi. Ky ėshtė mandati i vullnetit demokratik tė popullit tonė, i mishėruar nė kushtetutėn tonė, kishte theksuar Jeremiq.
Udhėheqėsit serbė e kanė tė qartė se Beogradit nuk i kėrkohet tė njohė zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės, por tė normalizojė marrėdhėniet me tė. Por shumė i shikojnė kėto kėrkesa si njohje de-facto, diēka qė politikanėt serbė besojnė se zgjedhurit e tyre nuk do ta pranonin kurrė.
Boshko Jakshiq, analist i gazetės serbe Politika, thotė se Serbia e ka humbur tashmė Kosovėn. Ai thotė se politikanėt serbė kanė frikė se po tė tradhtojnė bazėn e tyre nacionaliste do tu kushtojė nė zgjedhjet e ardhshme.
Shumica e serbėve po e kuptojnė se Kosova nuk ėshtė mė Serbi dhe pėr mendimin tim politikanėt nuk janė budallenj qė tė mos e kuptojnė kėtė. Unė do tu thosha atyre ti drejtohen vendit, duke i thėnė se ne kemi mbėshtetjen tuaj qė Serbia tė hyjė nė Bashkimin Evropian dhe ne do ta bėjmė kėtė. Ēmimi pėr kėtė ėshtė normalizimi i marrėdhėnieve me Kosovėn, ka thėnė Jakshiq, raporton VOA.
Kancelarja Merkel ishte tė martėn nė Slloveni, ku gazetarėt thanė se ajo e kishte zbutur qėndrimin e saj, duke thėnė se nė Kosovė mund tė ndiqet njė praktikė graduale.
Por anėtarja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, i tha Zėrit tė Amerikės kėtė javė se Bashkimi Evropian nuk mund tė pranojė njė vend nė konflikt me fqinjin e tij.
Beogradi duhet patjetėr tė demonstrojė se ėshtė serioz rreth avancimit nė negociatat me Kosovėn. Ne duam prova qė ata janė tė predispozuar, tha ajo. /voa/
|