Full LoVe...
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
|
Bleona Qereti mohon martesen per mediat amerikane....
Superylli shqiptar Bleona Qereti sjell seksualitetin e saj pėr tu bėrė pjesė e industrisė muzikore Amerikane, kėshtu komentohet nga siti Global Grind nė Amerikė, kėngėtarja shqiptare. Mė poshtė po ju sjellim intervistėn e dhėnė pėr kėtė sit, ku ajo flet pėr rrugėn e saj muzikore, takimin me producentin e njohur Timbaland dhe pėr veten e saj, ku ēuditėrisht nuk tregon se ėshtė e martuar
Keni qenė mė parė nė SHBA?
Jo, kjo ėshtė hera ime e parė dhe kuptova qė nė kėtė botė unė nuk mund tė bėj asnjė gjė tjetėr, nėse nuk vazhdoj muzikėn.
Kur mbėrritėt nė New York, shkuat nė Times Square?
Po, bėra pak turizėm dhe thashė unė dua qė njė ditė fotoja ime tė jetė aty!
Ēfarė instrumentash i bie pėrveē violinės?
Vetėm violinėn. Jeta ime ka qenė vetėm nė studio. Unė zgjohem, takoj trajnerin tim, bėj yoga dhe pastaj shkoj nė studio. Kjo ėshtė dita ime..
Si ėshtė procesi i tė bėrit njė superstar nė Shqipėri, ndryshe nga Amerika?
Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl krahasuar me Amerikėn, dhe edhe atje ėshtė konkurs, si kudo. E rėndėsishme ėshtė qė njerėzit tė tė duan ty dhe unė kam qenė me fat sepse mė kanė dashur pa kushte. Sa herė qė jam nė skenė, njerėzit presin dhe thonė ēfarė do bėj tani, ku do shkojė? Kam vėnė re nė Amerikė se njerėzit janė njerėz dhe nuk ka rėndėsi se ēfarė gjuhe flet, nėse ti ndihesh mirė me ta, nėse ti ke energji tė mira dhe ata pėlqejnė muzikėn tėnde, atėherė ia ke dalė. Mua mu desh pak kohė sigurisht, tė vija kėtu tė njihja situatėn dhe tė kuptoja se ēfarė ėshtė ky vend. Ende s
Si nise tė punoje me Timbaland?
Kam qenė nė njė tur tre vjet mė parė nė Gjermani dhe dėgjova kėngėn The Way I Are, tė Timbaland dhe Keri Hilson, dhe thashė ky duhet tė jetė producenti im, do tė shkoj nė Amerikė dhe do ta gjej kėtė djalė. Dhe kjo ndodhi, unė shkova nė ndarjen e ēmimeve Grammy, shkova drejt Tim dhe i thashė ju duhet tė mė jepni njė shans edhe mua, kam nevojė qė ti tė punosh me mua. Ai mė tha: mė fal, cili ėshtė emri juaj? -Unė i thashė: emri im ėshtė Bleona, kam realizuar 8 albume nė Shqipėri. vetėm mė jep njė shans. Ai tha nuk bėhet fjalė pėr album, sė pari ėshtė koha pėr njė kėngė. Nėse unė bėj njė album pėr ndonjė, emri do tė jetė Justin Timberlake, jo ti. Pas kėsaj u mėrzita shumė. Kini parasysh unė kam lidnur dhe jetuar nė njė vend ku tė gjithė mė thoshin sa special je, sa e zonja, dhe njerėzit mė donin. Dhe kėshtu mbėrrita kėtu dhe kėtij djali qė mė tha mua jo, (qė pėr botėn time nuk ekziston pėrgjigja jo), thashė, nuk do ta kėrkojė mė kurrė.
Pra, Timbaland nuk donte nė fillim tu jepte njė shank?
Po, dhe kėshtu unė u ktheva pėr njė koncert nė Milano. Nuk e harroj kurrė, ishte ora 9 e mėngjesit nė Europe, dhe 12 nė Los Angelos dhe shoh fytyrėn e Timbaland nė ekranin e telefonit tim. Dhe thashė uh, tungjatjeta, dhe i tregova qė jam nė Milano pėr koncert. Kėshtu qė, mbarova koncertin dhe shkova tek studioja e tij dhe nė vend tė njė kėngeje qė mė kėrkoi, i thashė dua 8 kėngė, sepse kur unė jap, jap me shumicė. Sigurisht qė unė ndejta gjashtė muaj nė pritje para studios sė tij. Ai mė priti dhe mė tha ti e di qė ky nuk ėshtė stacioni yt. E di i thashė, unė dua muzikėn amerikane ndaj po qėndroj kėtu. Pas gjashtė muajsh ai tha nuk e di pse je kėtu dhe cila ėshtė historia jote, por do tė bėj dicēka pėr ty, pasi ti nuk ke ndėr mend tė largohesh nga studioja ime. Po i thashė, sigurisht qė nuk iki. Dhe mė tej mė premtoi se do tė ndihmoj, por veē duhet tė presėsh pak. Kaluan dhe gjashtė muaj tė tjerė dhe pas kėsaj, mė nė fund, nė dhjetorin e kaluar ne bėmė njė marrėveshje pėr 3 kėngė nga ai, dhe gjatė kėsaj kohe unė nisa tė punoja edhe me producentė tė tjerė.
Me kė tjetėr keni punuar?
Pas Timb-it, kam bėrė 3 kėngė me Rodney Jerkins, Makeba dhe Alex Cantrell, i cili ka bėrė edhe gjashtė kėngė tė tjera pėr mua. Kėshtu, unė po bėj kėngė qė pastaj, dikush ta dėgjoj muzikėn time. E di qė nuk ėshtė e lehtė, por as e pamundur.
Historia juaj ėshtė pak e veēantė, pasi ju keni qenė superstar pėrpara se tė vinit nė Amerikė.
Po, e di qė ėshtė shumė e vėshtirė. Dhe unė prita kaq shumė qė vetėm tė mė shihnin me sy, tė kuptonin qė unė isha aty.
Kush kanė qenė idhujt tuaj nė muzikė?
I dua tė gjithė. Dua Michael Jackson. Michael Jackson ka qenė nga ata artistė qė mė merrte frymėn dhe kėtė e ndejva qė kur e pashė pėr herė tė parė. Sot mė pėlqejnė Beyonce, Rihanna, J. Lo, Ne-Yo dhe Enrique Iglesias. Tė gjithė ata kanė kėngė tė mira, dhe unė kam nevojė pėr tė pasur njė kėngė si ata.
Shumė njerėz do tė vdisnin pėr tė qenė nė vendin tuaj?
Besomėni, unė vdiqa dhe u ktheva nga vdekja. Nuk ka qenė aspak e lehtė pėr mua. Ka shumė njerėz qė thonė se ėshtė e lehtė, je e bukur ti, vetėm shko nė studio dhe ata do tė tė pranojnė. Por nuk ėshtė kėshtu. Njėherė takova will.i.am dhe i kėrkova tė mė jepte njė shans. Ai mė tha OK, por tani jam i zėnė. Mu desh njė vit e gjysmė tė jetoja nė L.A. dhe mora vėmendjen e shumė njerėzve se ēfarė do tė bėja. Kėshtu qė unė duhet tju jepja njė kėngė tė mirė kėtyre njerėzve. Dhe ja ku jemi kėtu, e jam shumė e bekuar tashmė qė ndodhem nė kėtė pozicion.
Me kė artist tjetėr tė muzikės pop do tė donit tė bashkėpunonit nė Amerikė?
Ėshtė pyetje e vėshtirė. Por do tė doja pse jo njė duet me Enrique Iglesias, Ne-Yo, Pitbull ose FloRida.
Prindėrit tuaj janė ende nė Shqipėri?
Po, mami dhe babi im janė atje. Kam njė familje tė mrekullueshėm dhe jemi shumė tė lidhur. Mė mungojnė shumė. Nuk ėshtė lehtė. Ata janė tė shqetėsuar pėr mua. Dhe me tė drejtė, atje isha njė princeshė dhe kėtu, mu desh ta nisja nga zero. Por kjo ishte zgjedhja ime dhe unė e dua. Megjithė vėshtirėsitė qė kam kaluar, nuk dua tia di. Unė jam kėtu tani.
Veshjet tuaja janė shumė tė mira.
Unė jam e gjithė pėr kėtė. Disenjatorėt mė tė mirė nė botė janė tė gjithė miqtė e mi. Roberta Cavalli ėshtė mikja ime mė e mirė. Gjithė kėtė e kam falė Belmont. Pasi unė bėra kėngėn e parė qė u transmetua nė radio, ata donin tė bėnin tė gjitha rrobat e mia. Gjithashtu mė pėlqejnė shumė edhe bizhutė.
Si ėshtė media nė Shqipėri?
Ata janė tė gjithė miqtė e mi. Sigurisht, nėse ata duan tė shesin gazetėn, unė u jap njė intervistė dhe u bė.
Si ėshtė dinamika atje, mes yjeve tė tjerė?
Jemi miq tė mirė. Sigurisht kjo ėshtė dramė, ėshtė e njėjta gjė si kėtu. Por ėshtė njė konkurencė e mirė. Kam mėsuar tė respektoj kolegėt e mi, pasi edhe ata kanė punuar shumė gjithashtu.
Cila ėshtė ēmenduria mė e madhe qė ke bėrė me flokėt nė skenė?
Kam pasur njė album katėr vjet mė parė, albumi im i tetė nė fakt, qė quhej Mandarin. Kėshtu i bėra flokėt e kuq dhe nė tre video kam qenė flokė kuqe, nė vitet 2006 dhe 2007.
Keni tė dashur?
Po bėn shaka me mua? Jam pak e vėshtirė kur vjen puna nė kėtė pikė. Dua tė them, se kush do tė merret me njė divė? Nė tė vėrtetė kam nevojė tė eci pak ngadalė nė veprimet e mia. Jam duke ndjekur njė teori tė diamantit. Gjenden shumė diamande nė kėtė botė, ata nuk janė tė shtrenjtė, por ata kanė kėtė marketing tė mrekullueshėm qė bėjnė, ata tė mos jenė pėr tė gjithė dhe kėshtu qė, njerėzit duhet tė punojnė shumė pėr tė pasur njė diamant.
Burimi: Gazeta Mapo
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|