04-09-11, 22:50
|
#204
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Kėrkohet ndihma e Gjermanisė dhe Francės pėr lirimin e Berishės
Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės ka kėrkuar nga Qeveria gjermane dhe ajo franceze qė tė ndikojnė tek Eritrea pėr lirimin e menjėhershėm tė pilotit shqiptaro-amerikan, James Berisha, i cili derisa ishte nė mision lobues pėr njohjen e Kosovės ėshtė burgosur nga autoritetet e kėtij shteti afrikan.
Nga MPJ kanė thėnė se Gjermania dhe Franca kanė raporte tė mira me shtetin e Eritresė dhe pritet qė me ndikimin e tyre tė arrihet lirimi i pilotit Berisha.
RTV21 citon zėdhėnėsin e MPJ-sė, Artan Behrami, tė ketė thėnė se ministri Enver Hoxhaj ka kėrkuar nga Gjermania dhe Franca qė tė ndikojnė nė lirimin e Berishės dhe se, po ashtu, ai i ka dėrguar njė letėr homologut tė tij nga Eritrea, pėrmes sė cilės sqaron misionin lobues tė Berishės pėr njohjen e pavarėsisė, nė mėnyrė qė prezenca e tij atje mos tė keqkuptohet nga autoritetet e kėtij vendi.
Sipas informacioneve tė deritashme, mėsohet se gjendja shėndetėsore e Berishės ėshtė e mirė dhe se ai po trajtohet nė mėnyrė korrekte nga ana e autoriteteve tė Eritreas dhe se shumė shpejt pritet lirimi i tij.
|
|
|