Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-11, 06:12   #210
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Ekstremistėt serbė kėrcėnojnė edhe KFOR-in





Pėrfaqėsuesit e serbėve tė veriut tė Kosovės kanė paralajmėruar mundėsinė e bllokimit tė sėrishėm tė rrugėve, siē ėshtė thėnė, nėse KFOR-i vazhdon t’i mbajė tė bllokuara rrugėt alternative, tė cilat e lidhin veriun e Kosovės me Serbinė. Ata po ashtu kanė paralajmėruar edhe bllokimin e mallrave furnizuese pėr KFOR-in.
Lideri i serbėve tė Zveēanit, Dragisa Milovic, ka theksuar se KFOR-i plotėsisht e ka bllokuar rrugėn qė shpie pėr nė Novi Pazar, nė fshatin Izvori dhe, sipas tij, situata po vjen duke u komplikuar dhe tensionuar. “Nėse rrugėt alternative nė Zubin Potok dhe Leposaviq mbyllen nė mėnyrė hermetike, ne nuk do tė lejojmė KFOR-in qė tė furnizojė ushtarėt e vet pėrmes atyre rrugėve, por kėtė le ta bėjė pėrmes ajrit. Pastaj, ta shohim se a kanė llogari pėr kėtė dhe nė interesin e kujt do tė jetė njė gjė e tillė”, ka theksuar Milovic, raporton Radio Evropa e Lirė.

Edhe njė tjetėr pėrfaqėsues i serbėve tė veriut tė Mitrovicės, Krstimir Pantic ka paralajmėruar se qytetarėt serbė do t’i kthejnė barrikadat nė rrugė, duke vlerėsuar se kjo do tė ishte hap logjik i tyre dhe e drejtė legjitime, pėrballė veprimeve tė KFOR-it. “Ata, sipas tė gjitha gjasave, me vetė iniciativė do t’i bllokojnė tė dy urat e qytetit, kėshtu qė bllokada do tė nisė qė nga Mitrovica e deri nė Jarinjė. Ne e shfrytėzojmė rastin qė t’i bėjmė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare dhe para sė gjithash KFOR-it, qė tė ndikojnė qė situata tė qetėsohet...”.

Ndryshe, situate nė veriun e Kosovės tė hėnėn ka qenė e qetė. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, ka thėnė se gjatė ditės sė hėnė nuk ėshtė raportuar asnjė incident ne veri tė vendit. Ndėrkaq, lidhur me paralajmėrimet e liderėve serbė tė veriut pėr mundėsinė e bllokimit tė rrugėve nė veri tė vendit, Hoti ka theksuar se Policia e Kosovės do tė pėrdorė kapacitetet e saj pėr ruajtjen e qetėsisė dhe rendit publik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė