06-09-11, 18:01
|
#1431
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Suedi, aktakuzė kundėr njė serbi pėr krime nė Kosovė
Prokurorėt e Suedisė e kanė ngritur aktakuzėn kundėr serbit 34 vjeēar, Milic Martinovic, pėr krime lufte lidhur me rolin e tij nė masakrėn nė fshatin Qyshk nė Kosovė, nė vitin 1999, me ērast u vranė 40 civilė.
I pandehuri, qė ishte arrestuar nė Stokholm, nė prill tė vitit 2010, sipas prokurorisė akuzohet pėr krime tė rėnda kundėr njerėzimit, vrasje, pėrpjekje pėr vrasje, vjedhje tė rėndė dhe zjarrvėnie tė rėndė, lidhur me masakrėn nė Qyshk.
Jam i sigurt se ai do tė dėnohet lidhur me kėtė rast, tha prokurori Lars Hedvall nė Radion Publike tė Suedisė. Procesi gjyqėsor kundėr tij do tė filloj tė hėnėn e ardhshme.
Milic Martinovic ishte anėtar i forcave speciale policore tė Serbisė, qė kishin hyrė nė Qyshk mė 14 maj tė vitit 1999. I armatosur dhe me uniformė, ai ishte nė mesin e ushtarėve, qė e kishin zėnė njė numėr tė madh tė njerėzve, i kishin vrarė 31 prej 40 civilėve shqiptarė, tė vrarė atė ditė atje, ishte pėrpjekur pėr ti vrarė tre tė tjerė, kishte djegur shtėpi, vjedhur dhe keqtrajtuar civilėt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|