07-09-11, 11:44
|
#6
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės
Greqia nuk ka presion pėr ta njohur Kosovėn
Ndonėse Greqia nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, kjo nuk e pengon qė energjikisht tė synojė pėr afrimin e tė dyja palėve dhe tė mbėshtesė dialogun ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, ka thėnė shefi i diplomacisė greke Stavros Lambrinidis, i cili tė enjten viziton Kosovėn.
I pyetur nėse po shtohen presionet mbi Greqinė qė tė njohė pavarėsinė e Kosovės, ministri i jashtėm grek tha se kurrfarė presioni nuk po ushtrohet, as qė ai mund tė ketė ndonjė efekt, sepse Greqia gjithmonė ndjek politikėn e parimeve dhe kėsaj i mbetet besnik.
Kjo ėshtė politikė e forcimit tė paqes, sigurisė dhe mirėqenies nė rajon. Marrėdhėniet e mira fqinjėsore dhe bashkėpunimi rajonal janė nė mesin e prioriteteve themelore, ėshtė shprehur shefi i diplomacisė greke nė njė intervistė pėr gazetėn e Beogradit Veēernje novosti, transmeton Qik.
Duke komentuar zhvillimet nė veri tė Kosovės, Lambrinidis tha se veprimet e njėanshme rrezikojnė sigurinė nė rajon, ndėrsa pėr tensionet nga fundi i korrikut nė Kosovė tha se shkaktojnė shqetėsim.
Sipas tij, dialogu ėshtė korniza e vetme pėr zgjidhjen e tė gjitha mosmarrėveshjeve qė ekzistojnė, ndėrsa BE ka dėshmuar se mund tė ti kontribuojė kėsaj. Ai shprehu kėnaqėsinė qė bisedimet e javės sė kaluar nė Bruksel rezultuan me uljen e tensioneve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|